Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə68/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   64   65   66   67   68   69   70   71   ...   113

 
185
Për rrjedhjen e një reaksioni jonik deri në fund, duhet të plotësohet së paku një kusht nga ato të poshtë shënuarat:  
  së paku një nga produktet e reaksionit të jenë dobët i shpërbashkuar  
  së paku një nga produktet e reaksionit të jenë dobët i tretshëm  
  së paku një nga produktet të jenë i gaztë.  
Këtyre kushteve mund ti shtohet edhe një kusht – në reaksion të formohet komponim stabil kompleks
,
 por kjo 
nuk është e domosdoshme sepse edhe ashtu komponimi kompleks i këtyre komponimeve është dobët i 
shpërbashkuar.
  
 
Të përfundojmë: 
reaksionet që zhvillohen midis elektrolitëve (tretësira të acideve, bazave dhe kripërave) në realitet, janë 
reaksione midis joneve të pranishme; reaksionet e këtilla praktikisht do të jenë të pakthyeshme (do të 
shkojnë deri në fund) nëse së paku një nga produktet e reaksionit është komponim dobët i 
shpërbashkuar ose dobët i tretshëm ose, është gaz.
    
Barazimet jonike  
Barazimet e reaksioneve jonike, nëse shkruhen në mënyrën e rëndomtë (në të ashtuquajturin lloj molekularë
*
), 
nuk mundësojnë që të shihet menjëherë se disa prej pjesëmarrësve në reaksion janë shpërbashkuar në jone. Sipas 
asaj, edhe përkundër emrit të tyre, ato paraqesin fotografinë e vërtetë të asaj që ngjanë në nivelin molekularë. 
Më mirë është nëse menjëherë qartë shënojmë se cilët nga pjesëmarrësit në tretësirë ekzistojnë në formë të 
joneve. Kështu, për reaksionin midis hidroksidit të natriumit dhe acidit klorhidrik në tretësirë ujore, më mirë 
është nëse shkruajmë: 
 Na

(aq)  OH
-
(aq)  H

(aq)  Cl
-
(aq)  Na

(aq)  Cl
-
(aq)  H
2
O(l) 
                                                 
*
 
Ky është emër i rëndomtë, edhe pse shumë herë është jo i vërtetë. Siç e dimë, shumë substanca të cilat në tretësirë ujore sillen si elektrolitë, 
nuk janë të ndërtuara prej molekulave, madje edhe atëherë kur janë të pastra.
 
   
   
 
 
                    a 
 
 
       b 
 
 
 

Fig. 6.58. Shembuj të reaksioneve jonike që kryhen deri në fund: formimi i gazit (a), formimi i fundërrinës (b), 
fromimi i komponimit kompleks (c) 


 
186
Nëse për shkak të thjeshtësimit në shkruarje, i shkruajmë shenjat aq (por vazhdimisht kemi në konsideratë se 
bëhet fjalë për jone në tretësirë ujore), më mirë është nëse për reaksionet tjera të përmendura më lartë shkruajmë: 
2Na

  2CH
3
COO
-
  2H

  SO
4
2-
  2Na

  SO
4
2-
  2CH
3
COOH(l) 
Ag

  NO
3
-
  Na

  Cl
-
  AgCl(s)  Na

  NO
3
-
 
ose 
2Na

  CO
3
2-
  2H

  Cl
-
  2Na

  2Cl
-
  H
2
O(l)  CO
2
(g)  
Barazimet e shënuara kështu quhen barazime jonike të plota. Në to janë përmendur gjitha jonet që formohen 
me shpërbashkim të substancave të cilat janë reaktantë, përkatësisht produkte të reaksionit, si dhe substancat që 
janë formuar prej molekulave ose në sistem janë në gjendje agregate të ngurtë. Nëse i shikojmë më me kujdes 
barazimet jonike të plota, do të  shohim se disa prej joneve në realitet nuk kanë marrë pjesë në reaksion, por kanë 
qenë vetëm vrojtues të tyre.  
Ky përfundim mundëson që shënimi i reaksioneve jonike të thjeshtësohet. Kështu, në vend se të shënojmë 
barazime jonike siç ishin ato të dhëna më lartë, mund të shkruajmë (duke përjashtuar jonet – e vërejtura, duke 
përfshirë edhe shenjat aq): 
H
+
(aq)  OH
-
(aq)  H
2
O(l)  
H
+
(aq)  CH
3
COO
-
(aq)  CH
3
COOH(aq)  
Ag
+
(aq)  Cl
-
(aq)  AgCl(s) 
ose 
2H
+
(aq)  CO
3
2- 
(aq)  H
2
O(l)  CO
2
(g)  
 
barazimet jonike të shkruara ashtu që në to të paraqiten vetëm jonet që me të vërtetë marrin pjesë në reaksion, 
quhen barazime jonike të shkurtuara (efektive). 
Siç mund të vërtetohesh nëse reaksionet e mësipërme metë vërtetë i kryen duke shtuar në secilën prej tretësirave 
disa pika nga kripa e bariumit, në gjitha dhjetë rastet e numëruara, efektivisht kryhet vetëm reaksioni  
 Ba
2
(aq)  SO
4
2-
(aq)  BaSO
4
(s)  
Vërehet se çdoherë përfitohet fundërrinë e bardhë e rëndë, ndërsa ngjyra e tretësirave nuk ndryshon. Pikërisht, 
tretësirat e kripërave të manganit janë me ngjyrë roze (pembtë) të zbehur, ato të kripërave të nikelit janë të 
gjelbra, tretësirat e bakrit janë të kaltra, tretësirat e kobaltit janë me ngjyrë roze të mbyllur (tretësirat e kripërave 
të magnezit janë pa ngjyrë). Nëse i kryejmë reaksionet, do të vërtetojmë se edhe pas reaksionit ngjyra e 
Kujdes:  Përskaj formulave për gjitha jonet duhet të qëndrojë shenja aq! 
Shkruaj barazimet në formën molekulare, si dhe barazimet jonike të plota dhe të shkurtuara (efektive) midis tretësirave të:  
a) Klorurit bariumit dhe sulfatit të magneziumit 
 
 e) Nitratit të bariumit dhe   sulfatit të nikelit  
b) Nitratit të bariumit dhe sulfatit të magneziumit 
                   e) Klorurit të bariumit dhe  sulfatit të nikelit                
c) Klorurit të bariumit dhe sulfatit të manganit 
                   ë) Nitratit të bariumit sulfatit të bakrit  
ç) Nitratit të bariumit dhe sulfatit të manganit 
 
 f) Klorurit të bariumit dhe sulfatit të manganit     
d) Klorurit të bariumit dhe sulfatit të nikelit   
                   g) Nitratit të bariumit dhe sulfatit të bakrit 
Gjitha komponimet  e numëruara janë të tretshme në ujë, ndërsa nga produktet e reaksionit sulfati i bariumit është dobët i tretshëm, 
ndërsa kloruret dhe nitratet e magnezit, manganit, nikelit, kobaltit dhe bakrit janë mirë të tretshme.  
Krahaso barazimet jonike efektive të dhjetë reaksioneve të mësipërme. A mund të përfundosh diçka?  
Nëse ke kushte, kryej reaksionet e numëruara. 


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   64   65   66   67   68   69   70   71   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə