Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə67/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   63   64   65   66   67   68   69   70   ...   113

 
183
Përndryshe, sipas teorisë për shpërbashkimin elektrolitik, si acide konsiderohen substancat të cilat gjatë 
shpërbashkimit të tyre në tretësirë ujore japin jone të hidrogjenit si lloj të vetëm të kationeve, ndërsa si baza – 
substancat të cilat gjatë shpërbashkimit japin jone hidroksile si lloj të vetëm të anioneve
Nëse acidi (ose baza) është plotësisht e shpërbashkuar ose është shpërbashkuar në masë të madhe, themi se ai 
është i fortë. Përkundër kësaj, elektrolitet që shpërbashkohen në masë jo të madhe i konsiderojmë si të dobët
Kuptohet, ka edhe acide mesatarisht të forta, përkatësisht baza (thjeshtë acide ose baza që nuk janë as shumë të 
forta, as shumë të dobëta). 
Për disa nga këto pyetje më gjerësisht (dhe në mënyrë tjetër) do të flasim më vonë (faq. 205 dhe më tutje).  
Prej gjitha kationeve, jonet H
+
 janë më të vogla  –  ajo është bërthamë atomike pa 
mbështjellës elektronik. Mu për këtë, këto katione nuk mund të ekzistojnë si të lira dhe 
reagojnë me molekula të ujit gjatë kësaj me çka, në rastin më të thjeshtë, përfitohen 
jone H
3
O
+
 (fig. 6.56). Këto jone thjeshtë quhen, jone të hidrogjenit
*
. Procesi mund të 
shënohet kështu


HA(aq) + H
2
O(l)  


  H
3
O(aq) + A

(aq)  
Deri te shpërbashkimi elektrolitik vjen vetëm deri te tretësit të cilët janë të ndërtuar prej 
molekulave polare. Tretës i tillë është uji, por ka edhe substanca tjera (për shembull, 
amoniaku i lëngët ose dyoksidi i sulfurit i lëngët) molekulat e të cilit janë polare dhe po 
ashtu mund të vijë deri te shpërbashkimi elektrolitik i acideve, bazave dhe kripërave. 
Siç vëren, 
deri te shpërbashkimi elektrolitik mund të vijë vetëm në tretës që janë të ndërtuar prej molekulave 
polare. 
 
REAKSIONET JONIKE  
Reaksionet midis elektrolitëve janë reaksione midis joneve  
Për shkak të shpërbashkimit (disocijimit) të acideve të tretura, bazave dhe kripërave, në tretësira ujore të këtyre 
substancave ekzistojnë, jone. Për këtë arsye, shumë reaksione në tretësirë janë, në realitet, reaksione midis 
joneve (reaksione jonike).  
                                                 
*
 
Më herët janë përdorur termat
 
hiroksonium ose jone  hidronium, por tani ato janë jashtë përdorimit dhe nuk duhet të përdoren. 
† Siç veprohet zakonisht, tani mungon koeficienti n para formulës së ujit të lëngët.
 
   
  
 
                           a   
 
 
                      b 
Fig. 6.55. shpërbashkimi i acidit sulfurik (a) dhe i hidroksidit të natriumit (b
 
Fig. 6.56.  Modeli 
hapësinor i jonit H
3
O
+
  
 


 
184
Një nga reaksionet e këtilla është ai midis tretësirës së ndonjë hidroksidi (për shembull, hidroksid natriumi) dhe 
ndonjë acidi (të themi, acidi klorhidrik). Është fjala për reaksion të neutralizimit, gjatë të cilit përfitohet kripa 
dhe uji.  
Nëse i përdorim reaktantët e përmendur, reaksioni i neutralizimit (fig. 6.57) mund të shkruhet si  
 
NaOH(aq)  +  HCl(aq)  =  NaCl(aq)  + H
2
O(l) 
Mirëpo, hidroksidi i natriumit dhe acidi klorhidrik në tretësirë ujore janë plotësisht të shpërbashkuara në jone, 
prandaj reaksioni që kryhet duhet të jenë mu i bashkëveprimeve reciproke midis joneve. Edhe kloruri i natriumit 
(i cili paraqitet si një nga produktet e reaksionit) në tretësirë ujore është plotësisht i shpërbashkuar në jone, 
ndërsa uji (ai është produkti i dytë) praktikisht është i përbërë prej molekulave.  
Edhe reaksioni midis tretësirave acetatit të natriumit dhe acidit sulfurik: 
2NaCH
3
COO(aq) + H
2
SO
4
(aq) = 2CH
3
COOH(aq) + Na
2
SO
4
(aq) 
Ose ai midis tretësirës së nitratit të argjendit dhe klorurit të natriumit: 
AgNO
3
(aq) + NaCl(aq)  =  AgCl(s)  + NaNO
3
(aq) 
duhet të jenë reaksione midis joneve. Pikërisht, në rastin e parë edhe acetati i natriumit (kripë) dhe acidit sulfurik 
(acid i fortë) dhe sulfatit të natriumit që formohet si produkt i këtij reaksioni në tretësirë ujore janë plotësisht të 
shpërbashkuara, ndërsa produkti i dytë, acidi acetik, është shumë dobët i shpërbashkuar. Edhe në rastin e dytë dy 
reaktantët në tretësirë ujore janë plotësisht të shpërbashkuar në jone dhe reaksioni që kryhet në realitet është 
reaksion midis këtyre joneve.  Nga produktet e reaksionit, njëri (NaNO
3
) është shumë mirë i tretshëm, gjendet 
plotësisht në tretësirë dhe këtu është plotësisht i shpërbashkuar. Mirëpo, kloruri i argjendit është shumë pak i 
tretshëm, ndërsa jone në tretësirë formohen vetëm gjatë shpërbashkimit të pjesës së tretur nga kripa. Për këtë 
arsye, në tretësirë ka shumë pak jone të formuara me shpërbashkimin e AgCl dhe ato mund të mos vërehen. Siç 
pamë, nëse duam këtë ta theksojmë posaçërisht, në vend të shenjës për barazim mund të përdorim shigjetën 
njëkahëshe (

) siç është paraqitur në fig. 6.57. 
Reaksioni do të zhvillohet edhe atëherë  kur do të përziejmë tretësira të  karbonatit të natriumit dhe acidit 
klorhidrik (ose ndonjë tjetër) (kjo lehtë mund të vërtetohet pas ndarjes flluskave të gazit). Përsëri, bëhet fjalë për 
reaksion midis joneve sepse në tretësirë ujore edhe karbonati i natriumit me acid klorhidrik janë elektrolit të fortë 
dhe, sipas asaj, plotësisht janë shpërbashkuar në jone. Plotësisht i shpërbashkuar do të jenë kloruri i natriumit i 
formuar, ndërsa uji dhe dioksidi i karbonit të gaztë janë formuar pothuaj se vetëm prej molekulave. Ka shumë 
shembuj të reaksioneve jonike. Mirëpo, reaksionet e përmendura më lartë janë reaksione praktikisht të 
pakthyeshme (ose, siç thuhet, të cilat shkojnë deri në fund).  
 
 
          
  
Fig. 6.57. Reaksioni i neutralizimit (skematikisht) 


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   63   64   65   66   67   68   69   70   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə