Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə75/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   71   72   73   74   75   76   77   78   ...   113

 
201
1.  Te sistemet disperse përmasat e grimcave (madhësia e tyre) ka rëndësi përcaktuese gjatë klasifikimit të këtyre sistemeve. A  e 
din se në cilat lloje ndahen sistemet disperse nëse për bazë i marrim përmasat e grimcave? 
2.  A mundet sistemi prej vetëm një substance të jenë heterogjen? Ndërsa sistemi prej dy substancave? 
3.  Ç’farë është dallimi midis sistemit dispers molekularë dhe tretësirës
4.  Tretësirat janë sisteme homogjene. Duke pasur parasysh këtë, a mundet të shfrytëzohet emri tretësirë koloidale për sistemin 
dispers koloidal? 
5.  A mund të supozosh pse nganjëherë flasim për substancë të disperguar, ndërsa ndonjëherë për fazë të diserguar? 
6.  A është patjetër, për një sistem ta konsiderojmë për heterogjen, sipërfaqet kufitare midis fazave të jenë të dukshme me syrin e 
zhveshur? Ndërsa me mikroskop të rëndomtë? 
7.  A janë tretësirat të lëngëta? Çdoherë, ndonjëherë, asnjëherë? 
8.  A janë tretësat të lëngët? Çdoherë, ndonjëherë, asnjëherë? 
9.  Në cilën mënyrë (ose – në cilat mënyra) mund të shprehet përbërja kuantitative e tretësirave? Numëro madhësitë me ndihmën e 
të cilave mund ta bësh atë dhe jep definicionet dhe shenjat për ato, si dhe njësitë e tyre me të cilët maten ato. 
10.   A mundet ndonjëri prej raporteve të shprehet me një numër, në vend të raportit të dy numrave (për shembull, me raportin 1 : 1)? 
11.   Kur flasim për përpjesa, i shprehim ose si numër (për shembull, 0,5) ose në përqindje (të themi, për shembullin e mësipërm, 
50 %). Si mund të jenë të sakta edhe njëra edhe tjetra?  
12.   Përpos në përqindje, përpjesët mund të shprehen edhe në promilë (shenja për promilë është ‰). A mund të supozosh cili 
operacion matematikorë duhet ta përdorim për vlerën prej 0,5 ta shprehim si 500 ‰ pa e ndryshuar vlerën e përpjesës? 
13.   A është e mjaftueshme të themi se përpjesa e substancës së tretur në tretësirë është 0,5 pa bërë ndonjë saktësim plotësues? 
14.   Në cilën mënyrë (ose cilat mënyra) kuantitativisht shprehet tretshmëria e substancës së tretur në tretësin e dhënë? A duhet gjatë 
kësaj, të bëjmë ndonjë saktësim? 
15.   Ç’janë tretësirat e pangopura, të ngopura dhe të tejngopura? Përpiqu të japësh definicione të sakta. Mos fillo me “Nëse...”. 
16.   Si mundet, në përgjithësi, të përgatitet tretësira e tejngopur
17.   Për cilat veti të tretësirave themi se janë koligative?  
18.   Trego ndonjë shembull kur ekzistimi i vetive koligatiive “na e lehtëson jetën”. 
19.   Për dezinfektimin e plagëve të vogla, mes tjerash, përdoret tinktura e jodit – tretësirë e jodit në alkool etilik (etanol) në të cilën 
përpjesa e masës së jodit është w(I
2

 0,05. Ç’farë mase e jodit duhet të tretet që përfitohen njëqind gram tinkturë të jodit në të 
cilën përpjesa e masës e jodit është saktë 5 %? Me që etanoli është tretësirë, më lehtë është të matet vëllimi i tij se sa masa. 
Kryej llogaritjen për atë se sa duhet të jenë vëllimi nëse e di se densiteti i etanolit është 0,8 mg/m
3

20.   Përpjesa e masës e klorurit të natriumit në tretësirën fiziologjike është 0,85. Sa klorur natriumi dhe sa ujë duhet të merret për tu 
përfituar 1 kg tretësirë fiziolgjike? 
21.   Me infuzion, tretësira fiziologjike gradualisht jepet në venë njerëzve të sëmurë. Çfarë uji duhet të përdoret gjatë përgatitjes së 
tretësirës fiziologjike – nga çezma, prej bunarit ose tjetër. Arsyeto përgjigjen.  
22.   A mund të themi, nëse dëshirojmë të saktësojmë përmbajtjen e substancës së tretur në një tretësirë mund të themi thjeshtë 
“përqendrimi i tretësirës është aq dhe aq”? Mos shpejto me përgjigjen. 
23.   A beson se, në pajtim me definicionet për llojet e ndryshme të përqendrimeve, tretësira si tërësi ka ndonjë përqendrim? 
24.   A duhet të themi, ndoshta, “përqendrimi i substancës së tretur në tretësirë është aq dhe aq”? A do të jenë atëherë si duhet? A nuk 
duhet thënë për çfarë lloji përqendrimi mendojmë? A duhet ti japim njësitë në të cilat i kemi shprehur përqendrimin? 
Përqendrimi sasiorë është raport midis sasisë së substancës së tretur dhe vëllimit të tretësirës. Mirëpo, nuk ekziston pajim me 
ndihmë të cilit mund të matet. Atëherë, si duhet të veprohet për tu fituar tretësirë me përqendrimin e kërkuar të substancës së 
tretur? Jep përgjigje të përmirësuar në stilin “Që të fitojmë tretësirë me përqendrim aq dhe aq mole në decimetër kub, së pari do 
të bëjmë këtë dhe këtë, duke shfrytëzuar për matje këtë dhe këtë, pastaj...”. 
25.   Si quhen tretësirat që e përcjellin elektricitetin? 
  
 
A KUPTOVE? A MËSOVE? 
 


 
202
26.   A e përcjellin elektricitetin vetëm tretësirat e kripërave (gjitha, vetëm disa?)? A mund të shkaktohet ndonjë ndryshim te kripa 
(pa u tretur ajo) që të bëhet përçues i elektricitetit? 
27.  A janë akumulatorë vetëm akumulatorët e automobilave, ndërsa bateritë e vogla (AAA) në të cilat shkruan “rechargeable” janë 
bateri (çka tjetër do të mund të ishin!)? 
28.  A mund të supozosh se prej nga rrjedh emri element galvanik? 
29.   A është e saktë se në një tretësirë ujore ose do të kenë jone të hidrogjenit të hidratizuara ose aspak nuk mund të kenë jone të 
hidrogjenit? Pse mendon kështu?  
30.   Si quhen proceset në të cilat vjen deri te këmbimi i joneve hidogjen? Jep shembuj për procese të këtilla. 
31.   Si quhen me emër të përbashkët, pjesëmarrësit në procesin e këmbimit të hidroneve? 
32.   Ç’është acidi e ç’është baza sipas teorisë protolitike? 
33.   A duhej, në pyetjen paraprake, në vend të “ç’është...” të thuhet “ cila substancë është...”? Pse mendon kështu? 
34.   Cila është domethënia e termit acid i brenshtedit? 
35.   Kur flasim për acid të konjuguar ose për bazë të konjuguar? A duhet të thuhet me cilin është bazë e konjuguar acidi i dhënë 
ose baza e dhënë? 
36.   Për cilët protolit themi se janë të fortë, ndërsa për cilët se janë të dobët? 
37.   Çka nënkuptojmë me nocionin autoprotolizë
38.   A mund të marrë pjesë secili protolit (në masë të dukshme) në poroces autoprotolitik. Mos u përgjigj “mundet” ose “nuk 
mundet”, por arsyeto përgjigjen.    
39.   Si definohet madhësia produkti jonik i ujit? Çfarë është shenja për këtë madhësi? 
40.   A konsideron se sistemi në të cilin në ujë janë të tretur acetati i kaliumit dhe acidi acetik mund të veprojë si pufer? Ndërsa 
sistemi në të cilin substancat e tretura janë kloruri i kaliumit dhe acidi klorhidrik? 
41.   “Mjedisi neutral ekziston në ujin e njëjtë nëse vlera e pH është 7,00 dhe këtu nuk ka se çka të shtohet!”. A është pohimi i tillë i 
drejtë apo jo? 
42.   Pse nuk hidrolizojnë kripërat e acidit të fortë dhe bazës së fortë? 
43.   Në lidhje me atë që flitet për puferët (përzierje rregullatore) në faq. 212 përmendet mbrojtësi (te vagonët 
hekurudhorë). Ajo është pjesa që duket si në fotografinë djathtas. A e din se në çfarë mënyre veprojnë 
mbrojtësit e tillë? Çfarë lidhje ka kjo me përzierjet rregullatore? 
44.   Cilat grimca koloidale janë të elektrizuara – granulat ose micelet? 
45.   Në çka mendojmë kur flasim për koagulim të koloideve? A ka kjo ndonjë ngjashmëri me koagulimin e 
gjakut? 
46.   Në cilën mënyrë (ose në cilat mënyra) mund të shkaktohet koagulimi i sistemeve disperse koloidale?  
47.   Nëse gjatë përpjekjes për arritjen e koagulimit, sistemi dukshëm turbullohet, a tregon kjo se më nuk kemi sistem dispers 
koloidal por sistem dispers heterogjen?  
48.   Në filmat shkencorë fantastik dhe serialet televizive rregullisht shikohet rruga e tufave lazerike dhe tufave të ngjashme, madje 
edhe kur tufa kalon nëpër hapsirën pa ajër. 
A beson në bazë të asaj që ke mësuar për efektin e Tindalit, se ai është i mundshëm? Prej kujt do të ishte shpërhapur drita në 
hapësirën, e zbrazët, pa ajër? 
49.   Numëro llojet e sistemeve disperse heterogjene për të cilat di. Çka ke marrë për përfshirjen e 
sistemit të dhënë në llojin për të cilin diskuton? 
50.   Çfarë është roli i emulgatorëve? 
51.  Në cilin lloj të sistemeve disperse do të bënte pjesë sistemi i turbulluar nga fig. 6.7 djathtë nga 
teksti themelorë (ai më parë ishte dispers koloidal)? 
52.  A  është  silika geli i thatë – mjeti i njohur për thithjen e lagështisë nga ajri atmosferik (në 
figurën fqinje është treguar silika geli i lagur dhe i thatë), me të drejtë e bartë pjesë e dytë të 
emrit (“gel”)? Sqaro! 
 
 
Silikageli i thatë (majtë) 
dhe i lagur (djathtë)  


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   71   72   73   74   75   76   77   78   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə