Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə74/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   70   71   72   73   74   75   76   77   ...   113

 
199
Ngjashëm sillen edhe tretësirat ujore të kripërave tjera të formuara prej bazës së dobët dhe acidit të fortë, pa 
marrë parasysh llojin e kripës (pa marrë parasysh se a është kripa normale ose acidike).  
Nga ana tjetër, në tretësirën ujore të acetatit të natriumit kanë qenë prezente jonet Na

(aq) dhe CH
3
COO

(aq). Prej 
këtyre, jonet e natriumit nuk do të hynë në reaksion protolitik me ujin (do të formohej tretësira e hidroksidit të 
natriumit, por kjo do të ishte plotësisht e shpërbashkuar në jone). Përkundër kësaj, jonet acetate (baza që është e 
konjuguar në acidin acetik të dobët) mund të pranojnë protone nga molekulat e ujit: 
CH
3
COO

(aq)  H
2
O(l) = CH
3
COOH(aq)  OH

(aq) 
          
  
duke rritur në këtë mënyrë, përqendrimin e joneve hidroksile. Pjesë e këtyre të lidhen me disa nga hidronet e 
formuara gjatë autoprotolizës së ujit, me çka përqendrimi i joneve hidrogjen do të bëhet më i vogël nga ai i 
joneve hidroksile. Kuptohet, kjo është karakteristike për mjedisin bazik. Situata do të jenë e ngjashme në 
tretësirat ujore të kripërave tjera të acideve të dobëta dhe bazave të forta.  
Me fjalë të tjera, ngadhnjen më i forti
*
 (nëse ka të tillë) dhe ai përcakton se çfarë do të jenë mjedisi – acidik apo 
bazik. 
Mbaj në mend: 
 si rezultat i reaksionit protolitik midis ujit dhe kripës së acidit të fortë  dhe bazës së dobët, mjedisi do 
të jenë acidik, ndërsa rezultati i reaksionit protolitik midis ujit dhe kripës të acidit të dobët dhe bazës 
së fortë do të jenë mjedis bazik; 
  reaksionet e tilla quhen reaksione të hidrolizës. 
Mirëpo, nëse bëhet fjalë për kripë të formuar nga acidi i fortë dhe baza e fortë (i tillë është, për shembull, kloruri 
i natriumit), tretësirat ujore janë neutrale, thjeshtë te këto (sikur edhe te uji i pastër) përqendrimet e hidroneve 
dhe të joneve OH

 janë të barabarta. Pikërisht, kationet që janë formuar gjatë shpërbashkimit të kripës së këtillë 
nuk janë proton donor, ndërsa anionet nuk janë (ose janë krejtësisht të dobët) proton akseptor, ashtu që nuk mund 
të vijë deri në reaksionet protolitike.  
Dhe kështu,  
Në tretësirat ujore të kripërave të formuara prej acidit të fortë dhe bazës të fortë nuk do të vijë deri te 
hidroliza. 
Kuptohet, midis acideve të forta ka  më të forta dhe më të dobëta, i tillë është rasti me bazat e forta. Nëse fortësia 
e acidit dhe bazës përafërsisht është e njëjtë, procesi i hidrolizës nuk do të rrjedhë në masë më të dukshme. 
Në çdo rast, hidroliza është proces protolitik dhe nuk ka arsye të veçanta ajo të jenë e shqyrtuar si dukuri 
speciale
Puferët 
Teoria protolitike lehtë e sqaron veprimin e puferëve për të cilët emër më adekuat do të ishte përzierje 
rregullatore.  
Me fjalë të tjera, kur në një tretësirë ujore janë prezente protoliti i dobët dhe anëtari i dytë i çiftit protolitik, 
ndërsa përqendrimi është përafërsisht i barabartë, shtimi i sasisë së caktuar të acidit të fortë ose bazës së fortë 
relativisht në mënyrë të parëndësishme e ndryshon vlerën e pH të mjedisit. Kështu, tretësira sikur ti kundërvihet 
ndryshimi të pH, duke rregulluar vlerën e pH dhe së andejmi rrjedh emri i këtyre përzierjeve. Emri alternativ– 
pufer – te ne është përcjellë nga gjuha gjermane ku tregon mbrojtës  (për shembull, te vagonët hekurudhorë)

.  
Ja si është e mundur kjo.  
Që të mos lidhemi për ndonjë çift konkret protolitik, të themi se punohet për tretësirë ujore të acidit të dobët HA 
dhe anionit të tij A

.  
                                                 
* Acidi më i fortë ose baza më  fortë.
 
† I njëjtë është kuptimi edhe i termit anglisht bufer. 


 
200
Nëse në tretësirën e tillë shtohet sasi e caktuar
*
 e acidit të fortë, me këtë do të duhej të shtohet përqendrimi i 
joneve hidrogjen dhe, dukshëm të ulet vlera e pH. Mirëpo, në tretësirë do të kryhet reaksioni protolitik  
H
3
O
+
(aq) + A

(aq) = HA(aq) + H
2
O(l) 
Nuk do të vijë deri te ndryshimi më i madh i vlerës së pH (jonet hidrogjen sikur të jenë larguar, sepse janë lidhur 
me anionet prezente të llojit A

 dhe kanë formuar acidin e dobët HA). Nëse shtohet sasi e vogël e bazës së fortë, 
në sistem do të sillen jone hidroksile, por ato do të hynë në reaksion me acidin e dobët HA i cili do ta shndërrojë 
në anione A

 dhe ujë: 
OH

(aq) + HA(aq) = A

(aq) + H
2
O(l) 
Me atë që do të largohet teprica në fazën filletare e joneve hidroksile dhe vlera e pH nuk do të ndryshojë 
dukshëm. Përsëri, puferi është “ kundërvënë” ndryshimit të vlerës së treguesit të hidrogjenit. 
Krejtësisht e ndryshme do të ishte situata nëse do të bëhej fjalë për ujin e pastër. Kështu, nëse në një litër ujë të 
pastër do të shtonim një pikë acid klorhidrik, gjatë temperaturës prej 25 C vlera e pH do të ndërrohej prej 7 deri 
rreth 4, thjeshtë për 3 njësi të plota, e kjo është ndryshim shumë i madh. Nëse përsëri, shfrytëzoht puferi, pH do 
të ndërrohej për më pak se 0,1 njësi – pakrahasueshëm pak! 
Sa do të jenë e saktë vlera që do ta rregullojë puferi, varet nga përbërja e tij, por me rëndësi është se nuk do të 
kenë ndryshim të madh
Përndryshe, konstituenti i rëndomtë i përzierjeve rregullatore janë acidi acetik dhe jonet acetate, acidi i limonit 
(citrik - acid i brenshtedit) dhe jonet citrate (baza e benshtedit); përzierje që përmban jone hidrogjenfosfat dhe 
dihidrogjenfosfat (të parat janë bazë e brenshtedit ndërsa të dytat janë acid i brenshtedit) dhe mjaftë tjera. 
Mundësia që me pufer të rregullohet vlera e pH është shumë e rëndësishme për organizmat e gjallë. Kështu, te 
njeriu do të vinte deri te vdekja nëse treguesi i hidrogjenit në gjak do të ulej prej rreth 7,4 deri 6,8 njësi ose do të 
ngrihej në 7,8. në rrethana normale deri te ajo nuk vjen sepse në gjak dhe lëngjet tjera trupore ka substanca të 
cilat, në çifte, veprojnë si puferë. Të tilla janë jonet e përmendura dihidrogenfosfate dhe hidrogenfosfate ose 
jonet hidrogjenkarbonate dhe acidi karbonik. 
Dhe, kështu, 
 Përzierja rregullatore (puferi) është përzierje e protolitit të dobët dhe anëtarit të dytë të çiftit 
protolitik; 
 Puferët nuk lejojnë që vlera e treguesit të hidrogjenit dukshëm të ndryshojë edhe atëherë kur në sistem 
do të sillen jone të hidrogjenit edhe atëherë kur sillen jone hidroksile; 
 Ekzistimi i përzierjeve rregullatore në gjak dhe lëngjet tjera trupore është garanci  për funksionim 
normal të organizmit të gjallë. 
                                                 
* Sasia e protolitit të dhënë duhet të jenë dukshëm më e vogël se ajoe kondtituentëve të përzierjes rregullatore. 
 
 
 
 
 
 
 
 


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   70   71   72   73   74   75   76   77   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə