Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə77/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   73   74   75   76   77   78   79   80   ...   113

 
207
protiumi,  deuteriumi dhe tritiumi*. Elementi me numër atomik 2 (heliumi), në natyrë gjendet në formë të 
nukleidit me numër mase 4 (
4
Ne), por ekziston edhe nukleidi me numër mase 3 (
3
Ne).  
Nukleidet 
janë
 
 
3
2
3
1
Ne
dhe
 izobare.  
Shumica e elementeve në natyrë paraqiten në formë të dy ose më shumë nukleideve. Izobaret, mund të jenë 
nukleide jo vetëm të dy elementeve, por edhe të më shumë elementeve. 
Mbaj në mend, 
nukleidet me numra atomik të njëjtë, ndërsa me numra të masave të ndryshëm quhen izotope, ndërsa 
nukleidet me numër mase të njëjtë, ndërsa numra atomik të ndryshëm midis tyre janë izobare. 
 Masat atomike relative dhe molekulare  
Atomet dhe molekulat, thamë se, janë grimca shumë të imëta. Megjithatë, 
ato kanë masë të caktuar. Por, edhe masa e tyre është shumë e vogël, 
krahasuar me paraqitjet tona të rëndomta. Prandaj, në vend se të thuhet s 
është masa e një atomi, flitet për të ashtuquajturën masë atomike  relative e 
cila është raport midis masës së atomit të llojit të dhënë dhe 1/12 të masës 
nga masa e atomit të karbonit-12.  
Kjo një e dymbëdhjeta pjesë (shih fig. 7.3) quhet njësi për masën e atomit 
dhe me atë krahasohen masat e atomeve (dhe të molekulave). Nëse masa e 
një atomi (të themi, ajo e karbonit) është 12 herë më e madhe se njësia e 
masës atomike, themi se masa atomike relative e tij është 12. 
Masa atomike relative shënohet me A
r
 me atë që mund të shënohet se për 
cilin lloj të atomeve bëhet fjalë. Mund të themi, të shkruhet se A
r
(F) = 18,9984 që do të thotë se atomi i fluorit ka 
masë e cila është përafërsisht nëntëmbëdhjetë herë më e madhe se njësia e masës atomike (njësia karbonike).  
Për një nukleid, masa atomike relative e tij është përafërsisht e barabartë me numrin e masës së tij. Kjo është e 
qartë: masat e protoneve dhe neutroneve, siç pamë, vetëm pak dallohen nga 1 u.  
Ngjashëm si masa atomike relative, definohet masa molekulare relative. Ajo është numër i cili tregon për sa 
herë masa e një molekule është më e madhe se masa e njësisë atomike. Masa molekulare relative shënohet me 
M
r
.  
Të përfundojmë: 
Në vend se të flasim për masat reale (absolute) të atomeve dhe molekulave të cilat janë shumë të vogla, 
masat e tyre i krahasojmë me 1/12 të masës së atomit të karbonit-12 dhe i përfitojmë masat atomike 
relative dhe masat molekulare relative.  
Grimcat fundamentale  
Protonet, neutronet dhe elektronet janë më të rëndësishmet nga të ashtuquajturat grimca fundamentale prej të 
cilave, mund të konsiderohet se janë të ndërtuara të gjitha substancat. Megjithatë, ato nuk janë grimcat e vetme 
të këtilla.  
                                                 
*
  Nganjëherë përdoret edhe emri tricium. Për përdorim më adekuat është ai që është përdorur këtu. Përndryshe, bërthamat e izotopeve të 
hidrogjenit me një emër të përbashkët quhen hidrone
 
Fig. 7.
3. Kah definicioni për njësinë 
e masës atomike 
 


 
208
Pikërisht, janë gjetur numër shumë i madh i grimcave të cilat mund ti konsiderojmë fundamentale. Disa prej tyre 
kanë masë më të vogël, disa më të madhe se masa e protonit ose e neutronit. Ekzistojnë edhe grimca 
fundamentale të cilat madje nuk kanë masë
*
. Disa nga grimcat fundamentale janë stabile dhe mund të qëndrojnë 
kohë të gjatë të pakufizuar, ka edhe të tilla që janë jostabile dhe shndërrohen në grimca tjera fundamentale.  
Ekzistojnë arsye teorike dhe eksperimentale për të besuar se grimcat fundamentale kanë ndërtim të ndërlikuar. 
Sipas disa teorive më të reja, disa grimca fundamentale janë të ndërtuara nga disa lloje të grimcave të 
ashtuquajtura kuarkeve. Nga ana tjetër, ka baza të besohet se, protonet dhe neutronet janë dy forma të ekzistimit 
të një lloji të njëjtë të grimcave –nukleone. Mjaftë e pazakontë, apo jo?  
Përndryshe, me termin nukleon shënohen protonet dhe/ose neutronet kur nuk është me rëndësi ti dallojmë njërat 
prej tjerave, madje edhe nëse nuk i trajtojmë si lloj i njëjtë i grimcave.  
Kështu, mund të themi se në bërthamën e atomit të deuteriumit ka dy nukleone ose ka dy nukleone – një proton 
dhe një neutron. 
Si do qoftë, 
fundamentale janë gimcat për të cilat mund të konsiderohet se janë njësi themelore ndërtuese të 
materies.  
Në botën e grimcave të vogla sundojnë ligje të posaçme  
Kohë të gjatë është besuar se në natyrë, prej atomeve dhe pjesëve përbërëse të tyre deri në yje dhe galaksi, ju 
binden ligjeve të njëjta. Megjithatë, është treguar se kjo nuk është e saktë dhe se në botën e grimcave të vogla 
(molekulave, atomeve, elektroneve dhe grimcave tjera të vogla) sundojnë edhe ligjshmëri të posaçme.  
Një prej këtyre ligjshmërive të posaçme që vlen për të ashtuquajturën mikrobotë  (bota e grimcave të vogla) 
është ajo që thotë se  
elektronet në atome ose molekula nuk mund të kenë energji të papërcaktuar (çfarë do qoftë), por duhet 
të gjenden në nivele energjetike saktësisht të përcaktuara.  
E  dyta prej këtyre ligjshmërive të posaçme është i ashtuquajturi parimi i 
papërcaktueshmërisë të cilin e ka zbuluar Hajzenberg


Sipas këtij parimi
‡,
  
nuk mundet njëkohësisht të përcaktohet gjendja e saktë® e një elektroni dhe 
shpejtësia të cilën ai e ka në atë moment.  
                                                 
* Sikur të bëhej fjalë për të ashtuquajturën masë të qetësimit, nocion në sqarimin e të cilit nuk do të hyjmë. 
† Verner Hajzenberg [Heisenberg] (1901–1976). 
‡  Parimi i papërcaktueshmërisë mund të formuolhet në mënyrë më precize. Për nevojat tona të tashme, formulimi i mësipërm është i 
kënaqshëm. 
 
Fig. 7.4. Ver-
ner Hajzenberg 


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   73   74   75   76   77   78   79   80   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə