Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə85/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   81   82   83   84   85   86   87   88   ...   113

 
226
Orbitalet e hibridizuara (hibride)  
Për sqarimin e mospërputhshmërive, modeli është zëvendësuar me 
modelin e orbitaleve hibride. Pikërisht, supozohet se gjatë formimit 
të lidhjes orbitalet, ndërrohen  (ose, siç thuhethibridizohen), duke 
dhënë orbitale të reja, orbitale hibride. Nëse hibridizohen dy orbitale 
atomike, prapë do të fitohen dy, por orbitale hibride, ndërsa prej tri 
ose katër orbitaleve atomike përfitohen tri ose katër orbitale hibride. 
Paraqitjet e këtilla janë posaçërisht të dobishme në kiminë organike.  
Si shembull për orbitale të hibridizuara, në fig. 7.17 janë treguar 
orbitalet me hibridizim sp
 

te metani të formuara me përzierjen e një 
orbitale s dhe tri orbitaleve p te atomi i karbonit. Këto katër orbitale 
të hibridizuara*  janë të orientuara kah majat e
 
tetraedrit, me çka 
mundësohet largimi maksimal i çifteve elektronike njëri prej tjetrit 
(çiftet elektronike të elektrizuara me ngarkesa të njëjta midis tyre 
shtyhen). 
Gjeometria e molekulave të ujit dhe të amoniakut po ashtu mund të 
sqarohet nëse supozohet se orbitalet rreth oksigjenit (te uji), përkatësisht rreth azotit (te amoniaku) kanë 
hibridizim sp
 
3
, por në këto raste ka orbitale hibride që nuk marrin pjesë në formimin lidhjes (njëra te atomi i 
oksigjenit në molekulën e ujit, ndërsa dy te atomi i azotit në molekulën e amoniakut). Orbitalet e tilla (ato i 
hasim edhe në shumë raste tjera) i quajmë jolidhëse, siç thamë edhe elektronet me të cilat janë të plotësuara ato 
quhen elektrone jolidhëse
Edhe në raste tjera orientimi i lidhjeve mund të sqarohet me supozimin se vjen deri te hibridizimi i orbitaleve, 
ashtu siç ishte treguar më lartë ose në ndonjë mënyrë tjetër (pikërisht, ekzistojnë edhe lloje tjera të hibridizimit).
 
Pa u thelluar më tutje në problemin e orbitaleve hibride, tani për tani vetëm të themi se  
 orientimi (kahëzimi) i lidhjeve shpeshherë mund të sqarohet nëse supozohet se vjen deri te hiridizimi i 
disa nga orbitalet
 
Lidhja kovalente polare  
Gjatë formimit të orbitaleve molekulare si rezultat i mbimbulimit të orbitaleve atomike, elektronet që marrin 
pjesë në formimin e lidhjeve i takojnë dy bërthamave që i lidhin. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se ato në largësi të 
njëjtë do të qëndrojnë në afërsi të secilës bërthamë.  
Nëse dy bërthamat janë të njëjta (për shembull, nëse kemi molekulë dyatomike homoatomike), atëherë elektronet 
më shpesh gjinden, ashtu të themi, në gjysmë të rrugës midis dy bërthamave. 
                                                 
* Për shkak se janë formuar nga një orbitale s dhe triorbitaleve p, ato shënphen sp
3
 orbitale. Përndryshe, shenja sp
 
3
 lexohet s-pë-tre. Termi 
hibrid tregon orbitale të përzier të formuar me përzierjen e orbitaleve atomike. Mbaj llogari se koncepti për orbitalet atomike në bazën e tij 
është matematikorë
 
                 a 
 
  b 
Fig. 7.17. Orbialja hibride sp
 

(a) dhe 
shpërndarja e katër orbitaleve të hibridizuara 
sp
 

(b) te metani  


 
227
Mirëpo, nëse dy bërthamat ju takojnë elementeve me elektronega-
tivitete të ndryshme (thjeshtë nëse molekula është heteroatomike), 
elektronet e përbashkëta më shpesh gjenden në afërsi të bërthamës 
të elementit më elektronegativ (i tillë është rasti me molekulën e 
fluorhidrikut). Fluori, pikërisht, ka elektronegativitet më të madh 
nga gjitha elementet dhe ai më fuqishëm i tërheq kah vetja 
elektronet e atomeve fqinje. Prandaj, kur në një molekulë gjenden 
hidrogjeni dhe fluori, elektronet e përbashkëta, kohë shumë më të 
gjatë do të kalojnë në afërsi të bërthamës së fluorit, se sa në atë të 
hidrogjenit. Ngjashëm kështu, elektronet e përbashkëta shumë më 
shpesh do të gjenden në afërsi të oksigjenit, se sa afër atomit të 
hidrogjenit te lidhja O–H (fig. 7.18). Për lidhjen në të cilën 
elektronet e përbashkëta janë në masë më të madhe të tërhequra 
kah njëra prej bërthamave, themi se është polare.  
Në varësi nga dallimi në elektronegativitetet e elementeve të cilave u takojnë dy bërthamat, janë të mundshme 
gjitha rastet: nga lidhja (sikur te fluoruri i ceziumit), përmes lidhjes kovalente polare (për shembull, te 
klorhidriku), deri te lidhja kovalente plotësisht jopolare (ashtu siç është te molekulat dyatomike homoatomike): 
 
 
Mund të konsiderohet se lidhja do të jenë praktikisht e pastër jonike atëherë kur dallimi në elektronegativitete 
është më i madh se 2, ndërsa e pastër kovalente nëse ky dallim është më i vogël se 0,4. Gjatë dallimeve në 
elektronegativitete  që janë midis 0,4 dhe 2 lidhja do të jenë kovalentea polare, me atë që gjatë vlerave të mëdha 
të dallimeve lidhja do ti afrohet asaj jonike, ndërsa gjatë vlerave të vogla – deri te ajo kovalenteKujdesvlerat 
e mësipërme janë vetëm orientuese!  
 
Me fjalë të tjera, mund të përfundohet se  
Lidhja kovalente polare paraqet kalimin midis lidhjes kovalente e tillë siç ekziston te molekulat 
dyatomike homoatomike e tillë ashtu siç është te molekulat dyatomike homoatomike, nga njëra anë, dhe 
lidhja jonike, nga ana tjetër.
 
 
 
Fig. 7.18. Elektronet janë më shpesh në 
afërsi të atomit të oksigjenit 
Dallimi në elektronegativitete 
 
Lloji i lidhjes kimike 
 
i madh 
 
jonike
 
mesatarisht i madh 
 
kovalente polare 
 
i vogël
 
kovalente
 


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   81   82   83   84   85   86   87   88   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə