Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə84/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   80   81   82   83   84   85   86   87   ...   113

 
223
Në formimin e çifteve elektronike me të cilat realizohet lidhja kovalente marrin pjesë elektrone të paçiftëzuara 
(tek) nga të dy atomet.  Që të tregojmë se rreth atomit të oksigjenit ka oktet, ndërsa rreth secilit prej dy atomeve 
të hidrogjenit – dublet të elektroneve, mund të shkruajmë edhe kështu

Sipas rregullit, rrathët nuk shkruhen. 
Të shkruara në mënyrë të ngjashme sikur më lartë (pa rrathë), formulat e molekulave të oksigjenit, dioksidit të 
karbonit dhe të azotit do të dukeshin kështu:  
 
O : : O
O : : C : : O
: N : : : N :
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Gjatë shënimit të formulave të këtilla, të Luisit, nënkuptohet se lidhjet midis atomeve janë realizuar me anë të 
çifteve elektronike që janë të shkruara midis simboleve të atomeve të cilat midis tyre janë të lidhura. Kështu, dy 
pika të shënuara midis simboleve të elementeve kanë kuptimin e njëjtë sikur vija në formulat kimike strukturore 
të rëndomta. Formulat e Luisit nuk mund të shkruhen gjithnjë nëse dëshirohet të ruhet ideja themelore e modelit– 
rreth secilit atom të kenë oktet të elektroneve, ndërsa te hidrogjeni, vetëm dublet, dy pika të tregojnë lidhje 
njëfishore, dy herë nga dy pika tregojnë lidhje dyfishore etj...  
Por, pa marrë parasysh përjashtimet, kjo mënyrë e shënimit të tyre është e thjeshtë dhe ka qenë gjërësisht e 
përdorur.  
Mirëpo, nuk duhet të harrohet se  
Shënimi i elektroneve me pika është vetëm mënyrë e përshtatshme e shënimit dhe nuk duhet të mirret 
shumë realisht: elektrone në hapësirë nuk janë të shpërndara ashtu siç mund të përfundohet nga 
formulat e Luisit.  
Mbimbulimi i orbitaleve atomike  
Model më i mirë mund të fitohet nëse supozohet se çiftet elektronike me ndihmën e të cilave realizohet lidhja 
kimike janë rezultat i mbimbulimit të orbitaleve atomike të cilave paraprakisht ato u kanë takuar. Pas 
mbimbulimit të orbitaleve atomike formohen orbitalet molekulare. 
Sikur edhe në modelin e Luisit, gjatë formimit të këtij lloji të 
lidhjes së orbitaleve që mbimbulohen nuk janë të plotësuara, por 
përmbajnë vetëm nga një elektron, ashtu që mbimbulimi sjell 
deri te formimi i çiftit elektronik
*
. Si shembull, në fig. 7.13 është 
dhënë përshkrim skematik i formimit të molekulës së hidrogjenit 
prej dy atomeve të hidrogjenit prej të cilave secili përmban nga 
një elektron në orbitalen 1s.  
Pjesa më e errët e prerë në pjesën e djathtë të vizatimit (ai midis 
dy bërthamave) tregon se këtu besueshmëria e  gjetjes së 
elektroneve është më e madhe se në mbetjen e hapësirës në afërsi të dy bërthamave. 
                                                 
* Ka edhe raste kur një çift elektronik mund ti takojë edhe më tepër se dy bërthamave. Nga ana tjetër, është e mundshme (për shembull, gjatë 
formimit të ashtuquajturave komponime komplekse) lidhja kovalente të formohet me pjesëmarrjen e çiftit elektronik të plotë nga njëri atom 
dhe orbitalja e zbraztë e atomit tjetër.  
 
    H         H 
        H

Fig. 7.13. Formimi i molekulës së hidrogjenit 
(skematikisht) 


 
224
Lidhjet sigma dhe pi  
Lidhja që është formuar me mbimbulimin e dy orbitaleve s (sikur në rastin e shqyrtuar më lartë te hidrogjeni) 
quhet lidhje 
 (lexohet - lidhja sigma)
.
 Lidhjet sigma mund të formohen edhe me mbimbulimin e një orbitale s 
dhe një orbitale p ose me të ashtuquajturin mbimbulimin e dy orbitaleve p (fig. 7.14). 
Ekzistojnë edhe mënyra tjera në të cilat mund të formohen lidhjet .  
 
Dy orbitale p mund të mbimbulohen edhe në mënyrën që është treguar në fig. 
7.15. Ky është mbimbulimi anësorë. Lidhjet që formohen në këtë mënyrë 
mbajnë emrin lidhje 
*
.  
Edhe për formimin e lidhjeve    ka edhe mundësi tjera, në mënyrë të 
ngjashme formohen edhe lloje tjera të lidhjeve (për shembull, lidhjet delta). 
 
Dhe kështu,   
Në pajtueshmëri me modelin e paraqitur, mund të konsiderohet se lidhjet kimike janë rezultat i 
mbimbulimit të orbitaleve atomike të atyre atomeve që lidhen; në varësi nga lloji i orbitaleve që 
mbimbulohen dhe nga mënyra në të cilën kryhet mbimbulimi, mund të formohen lidhjet 
 ose .  
 
 
 
 
 
                                                 
*Lexohet lidhje – pi. Shkronja greke  korrespondon, kuptohet, me shkronjën latine p. 
 
 
 
Fig. 7.
14. Formimi i lidhjes sigma me pjesëmarrjen e orbitaleve p  
 
Fig. 7.15. Formimi i lidhjes 

  me 
mbimbulimin anësorë të orbitaleve 
 
 


 
225
Vërtetimi i modelit  
Metodat për studimin e strukturës së molekulave kanë treguar se 
shpërndarja e atomeve në suaza të molekulave është e tillë që mund të 
konsiderohet se edhe lidhjet në ato molekula janë të orientuara në 
hapësirë. Metodat eksperimentale mundësojnë të përcaktohen edhe 
këndet midis lidhjeve. 
Sipas asaj, ekziston mënyrë që së paku në një aspekt të vërtetohet 
rregullshmëria e modelit sipas të cilit lidhjet kimike janë rezultat i 
mbimbulimit të orbitaleve. Disa shembuj të thjeshta tregojnë për atë se 
ekzistojnë probleme.  
Kështu uji, do të duhej të formohet me mbimbulimin e orbitaleve s të dy 
atomeve të hidrogjenit dhe prej nga një gjysme të “tetësheve 
hapësinore” ndërsa dy nga orbitalet p të atomit të oksigjenit (ato që 
përmbajnë elektrone të paçiftëzuara), ashtu siç është treguar në fig. 
7.16*. Për shkak të shpërndarjes së orbitaleve p, do të pritej se dy lidhjet 
O–H do të gjenden nën këndin prej 90 
. Mirëpo, vlera eksperimentale 
për këtë kënd është rreth 105 
.  
Shembuj të ngjashëm, ku këndi midis lidhjeve nuk e ka vlerën e pritur, 
ka mjaftë.  
I tillë është, të themi, rasti i metanit, CH
4
 ku problemet janë edhe më serioze. Me fjalë të tjera te ky komponim 
katër lidhjet C–H midis tyre janë të barabarta dhe të orientuara kah majat e oktaedrit, ashtu që këndi midis tyre 
do duhej të ishte rreth 109 
. Mirëpo, siç pamë, në gjendjen e tij stabile, karboni ka konfiguracion elektronik 
1s

2s

2p
2
. Dy elektronet e paçiftëzuara ato që gjenden në orbitalet p gjysmë të plotësuara) do të mund të marrin 
pjesë në formimin e vetëm dy lidhjeve , e jo të katër, sa ka në realitet te metani. Përpos kësaj, këtu është edhe 
problemi me vlerat e këndeve: dy lidhjet do të duhej të mbyllin këndin prej 90 
. 
 
Domethënë,   
Krahasimi i fakteve eksperimentale me pasojat e pritura të modelit të pranuar tregon se ekzistojnë 
mospërputhje që nuk mund të sqarohen me ndihmën e atij modeli të thjeshtë. 
                                                 
* Për shkak të shikueshmërisë më të madhe, janë treguar vetëm dy nga tri orbitalet p të oksigjenit. Përndryshe, si edhe më herët, vijat e drejta 
me shigjeta paraqesin boshtet koordinative dhe nuk janë pjesë të orbitaleve atomike. 
 
Fig. 7.16. Dy  orbitale p të një atomi 
të oksigjenit dhe dy orbitale s të 
atomit të hidrogjenit do të ishin 
mbimbuluar kështu (këndi midis 
lidhjeve O–H do të ishte 90 
)  


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   80   81   82   83   84   85   86   87   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə