Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc


LIDHJA HIDROGJENORE DHE LIDHJA METALIKE



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə86/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   82   83   84   85   86   87   88   89   ...   113

 
228
LIDHJA HIDROGJENORE DHE LIDHJA METALIKE  
Si janë të lidhura molekulat? 
Në suaza të molekulave, atomet janë të lidhura me lidhje kovalente – jopolare ose polare. Por thamë se 
ekzistojnë substanca të cilat në gjendje agregate të ngurtë janë të ndërtuara prej molekulave (i tillë është, të 
themi naftaleni, mjet për mbrojtje nga insektet i cili rëndomtë quhet naftalin; fig. 7.23; naftaleni është i helmët 
edhe për njerëzit). Ka edhe shumë substanca, të lëngëta dhe të ngurta, për të cilat mund të konsiderojmë se kanë 
njësi ndërtuese që janë molekula.  
Ç’është ajo që i mban molekulat të lidhura?  
Ekzistojnë lloje të ndryshme të interaksioneve ndërmolekulare (veprime 
reciproke). Kështu, molekulat siç janë ato të naftalenit midis tyre mbahen me anë 
të të ashtuquajturave forca të fandervalsit
*
. Me natyrën e forcave të fandervalsit 
nuk do të merremi.  
Një lloj tjetër i veprimit reciprok është lidhja hidrogjenore.  
Deri te ky lloj i lidhjes vjen atëherë kur hynë në interaksion molekulat prej të 
cilave njëra shërben si donator (donor) i protonit, ndërsa tjetra si pranues (aksep-
tor) i protonit. Për një molekulë të jenë proton donor, ajo duhet të përmbajë atome të hidrogjenit që është i lidhur 
me lidhje kovalente për elementin me elektronegativitet të madh (për shembull, fluori, oksigjeni ose azoti). Edhe 
molekula që është proton akseptor në lidhjen hirogjenore, duhet të përmbajë atome të fluorit, oksigjenit ose 
azotit, por të tillë që përmbajnë çifte elektronike të lira, elektrone që gjenden në orbitale jolidhëse  të 
plotësuara.  
Në këtë rast, bërthama e hidrogjenit

 mund të hyjë në bashkëveprim reciprok me çiftin elektronik të përbashkët 
dhe të formojë urë të llojit të vetë midis dy molekulave.  
 
Lidhje hidrogjenore ka, të themi, te fluorhidriku dhe te uji për të cilat mund të shkruhet:  
                                                 
* Emrin e kanë marrë për nder të fizicientit holandez Johanes Fan der Vals [van der Waals] (1837–1923). Te ne rëndomtë shkruhet Van der 
Vals, madje që në gjuhën holandeze shkronjat v dhe kanë dallim në lexim w  e par lexohet si f. Edhe në rejtshkrim është lëshuar kjo mundësi. 
† Për dallim nga gjitha bërthamat tjera, bërthama e hidrogjenit në molekulë rreth saj nuk ka elektrone tjera rreth saj përpos atyre me ndihmën 
e të cilave realzohet lidhja kovalente. 
 
Fig. 7.19. Ndërtimi i molekulës 
së naftalenit  
A beson që me lidhje hidrogenore mund të lidhen (a) dy molekula të ujit, (b) molekula e ujit dhe e amoniakut dhe (c) molekula e ujit dhe 
metanit?  
Përse mendon ashtu? 
 
F
H
F
H
. . .
.
.
.
                    
H
H
O
H .
. . O
H


 
229
Përpos ndërtimit të lëngjeve (si për shembull, uji), lidhja hidrogjenore luan rol shumë të rëndësishëm në të 
ashtuquajturën shifër gjenetike (ose kodi gjenetik), thjeshtë gjatë bartjes së vetive trashëguese te organizmat e 
gjallë. Bartësi vetive trashëguese është acidi dezoksiribonukleinik, ADN i cili përbëhet prej spirales së dyfishtë 
dy pjesët e të cilëve midis tyre janë të lidhura me lidhje hidrogjenore midis çifteve të bazave organike, adenina 
(
A
), timina (
T
), citozina (
C
) dhe guanina (
G
). Kjo është treguar në fig. 7.20
*
.  
Me lidhje hidrogjenore mund të lidhen edhe njësitë ndërtuese të substancave të ngurta.  
E gjithë kjo, 
molekulat midis tyre mbahen të lidhura kryesisht si rezultat i ekzistimit të lidhjes hidrogjenore ose të 
veprimit të ashtuqujaturave forcave fandervals. 
Lidhja metalike  
Njësitë ndërtuese në metalet e pastra janë, 
dukshëm, të njëjta. Sipas asaj, edhe lidhjet 
midis tyre do të duhej të jenë të njëjta. Të 
njëjta, por çfarë? Jonike? Kovalente? 
As njëra as tjetra.  
Grimcat e metaleve mbahen të lidhura së 
bashku duke ju falënderuar ekzistimit të llojit 
special të lidhjes – metalike. Pikërisht, elek-
tronet valente (rrathët e kuq në fig. 7.21 
majtë) prej atomeve të metalit shpërndahen 
(delokalizohen) nëpër tërë volumin e metalit, ndërsa 
kationet e formuara me lëshimin e elektroneve valente 
sikur të janë të zhytura në ndonjë lloj deti të 
elektroneve ose, siç thuhet rëndomtë– gazin elektronik 
(shih fig. 7.21,).  
Elektronet e delokalizuara lëvizin lehtë nëpër metalin 
dhe në këtë bazohet përçueshmëria e mirë e 
elektricitetit dhe nxehtësisë e metaleve, si dhe 
shkëlqimi metalik. 
 
Domethënë,  
 lidhja metalike realizohet me elektrone të delokalizuara të cilat formojnë “gazin elektronik”  
 elektronet e delokalizuara janë shkaku i përçueshmërisë së mirë elektrike dhe të nxehtësisë në metale. 
 
 
                                                 
* Kuptohet se hollësitë për këtë figurë nuk duhet të mësohen! 
   
   
  
        a                     b 
Fig. 7
.
20. Lidhja hidrogjenore te ADN: spiralja e dyfishtë(a) dhe 
sistemi prej lidhjeve hidrogjenore (b
 
Fig. 7.21. Formimi i lidhjes metalike (skematikisht) 
Elektronet e 
delokalizuara
 


 
230
NDËRTIMI I GAZRAVE, LËNGJEVE DHE TRUPAVE TË NGURTË  
Gazrat dhe lëngjet janë të ndërtuara prej molekulave  
Disa herë kemi thënë: edhe gazrat edhe lëngjet janë të ndërtuara prej molekulave. Ndoshta duhet të thuhet se 
gazrat dhe lëngjet më shpesh janë të formuara prej molekulave. Ekzistojnë, pikërisht, përjashtime nga rregulli i 
përgjithshëm, por ne me ato nuk do të merremi.  
Nga ana tjetër, midis gazrave dhe lëngjeve ekzistojnë edhe dallime të mëdha.  
Te gazrat, pikërisht, molekulat janë larg njëra tjetrës. Pasi që forat ndërmolekulare veprojnë vetëm në largësi 
shumë të shkurta, interaksionet midis molekulave janë mjaftë të dobëta, aq të dobëta sa që mund të konsiderohet 
se molekulat janë të lira, të pavarura njëra nga tjetra. Për këtë arsye, ato mund të lëvizin pothuaj se të lira në 
gjitha kahjet e mundshme. Për shkak të ndërtimit të tillë, gazrat e zënë gjithë hapësirën që ju është në disponim 
dhe nuk kanë formë të caktuar.  
Deri diku ndryshe qëndrojnë punët me lëngjet. Edhe këtu njësitë ndërtuese janë molekulat, por ato në lëngje 
gjenden shumë më afër njëra tjetrës se sa te gazrat, dhe kështu forcat ndërmolekulare mund të fillon të veprojnë. 
Në disa raste forcat ndërmolekulare janë të llojit fandervalsian, në raste tjera 
është prezente lidhja hidrogjenore.  
Për shkak të veprimit të forcave ndërmolekulare, në lëngje ekzistojnë tufa (ose 
klasterë) prej molekulave. Në këto tufa, njësitë janë të lidhura fortë: disa 
molekula i lëshojnë këto grupacione, ndërsa tjerat e zënë vendin e tyre. Dhe 
numri i njësive në suaza të një tufe ndryshon: tufat mund të rriten ose të 
zvogëlohen, ndërsa në lëngje ekzistojnë edhe molekula të veçanta ose dy-tri 
molekula që bashkëveprojnë reciprokisht (fig. 7.22).  
Në krahasim me gazrat, liria e lëvizjes së molekulave te lëngjet është e kufizuar. 
Për shkak të numrit më të madh të njësive në secilën pjesë të veçantë të 
hapësirës (densitetit më të madh) dhe për shkak të lidhjes reciproke, largësitë të 
cilat molekulat mund ti kalojnë të lira janë dukshëm më të vogla nga ato të cilat 
pa pengesa mund ti kalojnë gazrat. Mirëpo, molekulat e lëngjeve dhe agregateve 
në të cilat ato marrin pjesë kanë liri të kufizuar të lëvizjes.  
Për shkak të ndërtimit të këtillë, lëngjet nuk kanë formë të caktuar, por marrin formën e enës në të cilën gjinden. 
Përpos kësaj, ato mund të rrjedhin (prej aty edhe rrjedh emri!). nga ana tjetër, sasi e caktuar e lëngut ka vëllim 
të caktuar i cili nuk ndërrohet nëse ndërrohet madhësia e hapësirës që i është në dispozicion lëngut. Kështu, nëse 
uji që e plotëson një gotë të vogël e derdhim në një gotë të madhe, kjo (për fat të keq!) nuk  do të  mbushet! 
Madje edhe nëse mbi lëngun ushtrojmë shtypje, ai nuk do ta zvogëlojë dukshëm vëllimin*. 
Madje që liria e lëvizjes së molekulave në lëngje është zvogëluar, disa nga molekulat mund ti mposhtin forcat 
tërheqëse ndërmolekulare, ta lëshojnë lëngun dhe të kalojë në gazin që gjendet rreth tij. Avullimi i lëngut është 
rezultat mu i kalimit të tillë të molekulave nga lëngu në gaz. Sa më e lartë është temperatura, aq më lehtë 
molekulat prej lëngut mund të kalojnë në pjesën e gaztë të sistemit (fazën e gaztë). Kuptohet, në temperaturë më 
të lartë edhe avullimi është më i shprehur.  
Te substancat e ngurta liria e lëvizjes të grimcave ndërtuese është shumë e kufizuar – ato vetëm vibrojnë rreth 
pozicioneve ekuilibruese të tyre. Për substancat e ngurta do të flasim më poshtë. 
                                                 
* Në vetinë e tillë të lëngjeve është i bazuar veprimi i frenave hidraulik, për shembull, atyre të automobilave. 
 
Fig. 7.22. Përshkrim skematik i 
ndërtimit të ujit (të treguar me 
tufa, çifte dhe molekula të ndara) 


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   82   83   84   85   86   87   88   89   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə