Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə83/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   79   80   81   82   83   84   85   86   ...   113

 
220
Për shkak të dallimeve në ngarkesa midis bërthamës dhe mbështjellësit elektronik, kationet njëatomike janë më 
të vogla, ndërsa anionet njëatomike – më të mëdha se atomet neutrale përkatëse* (fig. 7.9). 
 
 
Dhe kështu,   
Jonet janë grimca të elektrizuara; kationet njëatomike formohen me dhënien e elektroneve, ndërsa 
anionet njëatomike me pranimin e elektroneve nga ana e atomeve të elementeve.  
Jonet njëatomike dhe konfiguracioni elektronik  
Në cilin rast duhet të presim se një atom do të mund të japë elektrone dhe të shndërrohet në kation njëatomik, 
ndërsa kur do të mundet të pranohen elektrone dhe atomi të shndërrohet në anion njëatomik? Përgjigja e këtyre 
pyetjeve qëndron në konfiguracionin elektronik edhe atë konfiguracioni i elektroneve valente.  
Nëse numri i elektroneve valente është i vogël, atëherë këto elektrone lehtë mund të lëshohen dhe të fitohen 
kationet. Nëse prej një atomi lirohet një elektron valentor (në skemat më poshtë, elektronet janë të shënuara me 
e

), përfitohet joni njëvalent pozitiv, nëse lirohen dy elektrone valente, formohet kationi dyvalent pozitiv etj.: 
                                                                          Na  Na
+
 + e

 
 Ca  Ca
2+
 + 2e

  
 Al  Al
3+
 + 3e

  
Dhe ngjashëm në raste tjera të formimit të kationeve njëatomike. 
Përkundër kësaj, nëse numri i elektroneve valentore është i madh (të themi, gjashtë ose shtatë), atëherë ato 
elektrone vështirë lirohen, por mund të pranojnë elektrone të reja. Në këtë mënyrë formohen anionet: njëvalente 
negative nëse nga ana e një atomi do të pranohet vetëm një elektron,  dyvalente negative nëse pranohen dy 
elektrone etj.: 
                                                 
* Raporti midis madhësive të kationeve, nga njëra anë dhe anioneve, nga ana tjetër, nuk është drejtë i dhënë. 
 
Fig. 7.9. Kationet njëatomike janë më të vogla, ndërsa anionet njëatomike – janë më të mëdha se atomet 
neutrale përkatëse  


 
221
Cl + e

  Cl

  
 S + 2e

 S
2–
  
 N + 3e

  N
3–
  
Duhet të mbajmë në mend se  
nga atomi neutral do të formohet kationi nëse numri i elektroneve valente është i vogël (një, dy, tre), 
përderisa anioni do të formohet nëse numri i elektroneve valente është i madh (gjashtë ose shtatë).  
Formimi i substancave të ndërtuara jonike  
Elektrone të lira (të tilla që nuk janë pjesë e mbështjellësit elektronik të ndonjë atomi) nuk mund të ekzistojnë.  
Që të lirohet elektroni prej një atomi, duhet në afërsi të ndodhet 
atomi tjetër që e pranon atë elektron. Vetën nëse njëkohësisht janë 
prezente atome të elementeve që mund të japin elektrone dhe të tilla 
që mund të pranojnë elektrone, vjen deri te këmbimi i elektroneve 
midis njërave dhe të tjerave: disa atome japin, ndërsa të tjerat i 
pranojnë elektronet e liruara.  
 
Jonet që janë formuar në këtë mënyrë, sikur edhe të gjithë trupat  
me ngarkesa të kundërta, midis tyre tërhiqen me forca që quhen 
elektrostatike. Në realitet, ajo që quhet lidhje jonike është rezultat 
mu i kësaj tërheqje.  
Gjatë kësaj, mund të formohet çifti i joneve 
(një kation dhe një anion), sikur në fig. 7.10 
ose, më shpesh, të formohet agregat më i 
madh prej joneve
 
Pikërisht, jonet i tërheqin gjitha grimcat e 
elektrizuara me ngarkesa të kundërta që 
gjenden në afërsi të tyre dhe kur të grumbu-
llohen shumë grimca të këtilla që gjenden në 
afërsi të tyre, të shpërndara në një mënyrë të 
caktuar, formohet kristal i një substanca të 
dhënë jonike. Kështu, te kripa e kuzhinës çdo 
jon pozitiv (i natriumit) është i rrethuar me 
gjashtë jone negative (klorure) si me fqinjë 
më të afërt. Gjashtë fqinjë më të afërt me ngarkesa të kundërta (në këtë rast– me ngarkesa pozitive) ka edhe secili 
jon klorur (shih fig. 7.11). 
Mbaj në mend:  
lidhja jonike është rezultat i këmbimit të elektroneve (dorëzim i plotë nga një pjesëmarrës në lidhje dhe 
pranimi i elektronit nga ana e tjetrit); gjatë kësaj formohen ose çifte jonike ose grupacione më të mëdha 
në të cilat grimcat me elektrizime të kundërta tërhiqen me forca elektrostatike. 
Lidhja jonike nuk mund të jenë e vetmja  
Nga diskutimi i mëparshëm, vërehet se lidhja jonike nuk mundet të jenë mënyra e vetme për lidhjen e atomeve. 
Siç ishte theksuar më lartë, prej dy atomeve që dukshëm dallohen për nga aftësia për lirim të elektroneve (ose – 
 
Fig. 7.10. Atomi klorit pranon elektron nga 
atomi i natriumit (skematikisht) 
 
Fig. 7.11. Dy modele për ndërtimin e klorurit të natriumit  


 
222
pranimin e tyre), mund të formohet çifti jonik, por jo edhe molekulë e vërtetë. Ishte diskutuar edhe për atë se 
dorëzimi dhe pranimi i elektroneve mund të jenë jo i plotë, ndërsa elektronet të mos i takojnë vetëm njërit atom. 
Madje, edhe, nuk mund të shihet mënyrë në të cilën do të mundet të lidhen dy atome të njëjta, ndërsa situata e 
tillë te molekulat siç janë H
2
, O
2
 ose N
2
. me fjalë të tjera, nuk mund të shihet arsyeja që njëri nga dy atomet të 
japë, ndërsa i dyti të pranojë elektron (ose elektrone). 
Problemi është edhe më i ndërlikuar nëse shikohen molekula të formuara prej më shumë atomeve, ndërsa të tilla 
ka në mënyrë të pakrahasueshme më tepër se molekula dyatomike.  
Marrë në përgjithësi, duhet të përfundohet se nuk mund të ekzistojnë molekula të lidhura jonike.   
Përfundim i përgjithshëm është se:  
nuk ekzistojnë mundësi që me ndihmë të lidhjes jonike të formohen molekula ashtu që gjithsesi 
ekzistojnë edhe mënyra tjera për lidhje të atomeve.  
 
 
LIDHJET KOVALENTE  
Lidhja kovalente  
Natyra e lidhjes te molekulat homoatomike
*
 mund (deri diku) të sqarohet me teorinë e propozuar nga shkenctari 
amerikan Luis

. Teoria vlenë për lidhjet që mund të quhen lidhje kovalente dhe, sipas asaj, lidhja kimike mund 
të realizohet jo vetëm me dorëzimin e plotë, përkatësisht pranimin e elektroneve, por edhe në atë mënyrë që në 
molekulë ekzistojnë elektrone të cilat njëkohësisht i takojnë dy bërthamave.  
Në pajtueshmëri me teorinë, nëse ekziston një çift i përbashkët elektronik, atëherë ajo është situatë që 
korrespondon me ekzistimin e lidhjes njëfishore (të thjeshtë) midis atomeve. Lidhjet dyfishore do të ishin, sipas 
kësaj teorie, të realizuara me dy çifte të përbashkëta elektronike, ndërsa lidhjet trefishore – me tre çifte të 
përbashkëta elektronike.  
Sipas teorisë, përkatshmëria e njëjtë e elektroneve mundëson secilit atom në molekulë 
stabile të kenë rreth tij oktet të elektroneve (përjashtim bën hidrogjeni te i cili, në 
molekulën stabile, i takon dubleti i elektroneve). Përskaj elekroneve të përbashkëta, mund 
të kenë edhe elektrone që i takojnë vetëm atomit të dhënë. 
Luis propozoi mënyrën e shënimit të lidhjeve kovalente. Së pari shënohen atomet që 
marrin pjesë në lidhje. Gjatë kësaj mënyre të shënimit, simboli kimik i elementit e shënon 
bërthamën e atomit, së bashku me gjitha elektronet, përpos elektroneve valente. 
Elektronet valente, shënohen me pika që  vendosen rreth simbolit: para, pas, mbi 
përkatësisht nën simbolin kimik. Elektronet e çiftëzuara (çiftet elektronike) shënohen me 
dy pika që zënë një prej këtyre pozicioneve, ndërsa të paçiftëzuarat – me vetëm  një pikë. 
Disa nga elektronet e çiftëzuara mund të mos marrin pjesë në formimin e lidhjes 
(elektronet e tilla quhen elektrone jolidhëse). 
                                                 
* Molekula homoatomike është molekulë e formuar prej atomeve të elementit të njëjtë.  
† Gilbert Wutn Luis [Lewis] (18751946). 
 
Fig. 7.12. G. N. Luis 


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   79   80   81   82   83   84   85   86   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə