Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə81/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   77   78   79   80   81   82   83   84   ...   113

 
216
 
duhet cekur se plotësimi i orbitaleve te elementet me numër atomik më të madh se 18 nuk shkon aq me rregullsi 
sikur para kësaj. 
Këshillë.  Mos u përpjek  ti mbash në mend konfiguracionet elektronike të gjitha elementeve; mjafton nëse e vëren 
rregullshmërinë (dhe përjashtimet nga kjo rregullshmëri) në ndërtimin e mbështjellësit elektronik dhe nëse e kupton se si 
plotësohen orbitalet në atomet e elementeve përfundimisht me argonin. Sipas nevojës, shërbehu me ndonjë tabelë më të 
madhe të sistemit periodik. 
Figura 7.8 mund të ndihmojë në gjindshmërinë rreth rendit të energjisë të orbitaleve atomike të veçanta, por 
vetëm sa për orientim.  
Konfiguracionet elektronike të elementeve tjera nuk do ti shqyrtojmë në hollësi.  
Elektronet valente  
Kuptimi për valencën ishte përpunuar më herët. Siç thamë, duke diskutuar për valencën, do të mendojmë, në 
realitet, në numrin e lidhjeve të cilat i formon një atom. Por, në çfarë lidhje janë valenca e një atomi me 
problemet të cilat tani i diskutuam, thjeshtë me ndërtimin e mbështjellësit elektronik të atomeve?  
Kjo lidhje do të jenë më e qartë kur do ta mësojmë kaptinën vijuese. Tani për tani vetëm të themi se atomet 
lidhen në molekula ose njësi tjera me pranimin dhe lirimin e elektroneve. Është e qartë për atë se një elektron të 
mundet ti jepet atomit tjetër, ai duhet ta lëshojë (pjesërisht ose plotësisht) atomin të cilit i ka takuar
*
. Që të mund 
ta bëjë këtë, duhet ti mposhtë forcat tërheqëse me bërthamën e atomit. Kjo, do të ishte më lehtë, nëse elektroni ka 
energji më të madhe. 
                                                 
* Nëse një elektron plotësisht lëshohet, atomi të cilit paraprakisht i ka takuar shndërrohet në jon të cilin mund ta shënojmë me E
+
 (E është 
simboli kimik për elementin të cilin elektroni e ka lëshuar). Nëse ploësisht lirohen dy elektrone, përfitohet joni E
2+
.  
19
K
 

…Ar† 4s
1
 
 
28
Ni
 
:  …Ar† 
4s
2
  3d
 
8
 
20
C
 

…Ar† 4s
2
 
 
29
Cu
  :  …Ar† 
4s
1
  3d
 
10
 
21
S
 
:  …Ar† 
4s
2
  3d
 
1
 
 
30
Zn
 
:  …Ar†  
4s
2
  3d
 
10
 
22
Ti
 
:  …Ar† 
4s
2
  3d
 
2
 
 
31
Ga
  :  …Ar† 
4s
2
  3d
  
10
  4p
 
1
 
23
V
 
:  …Ar† 
4s
2
  3d
 
3
 
 
32
Ge
  :  …Ar† 
4s
2
  3d
  
10
  4p
 
2
 
24
Cr
 
:  …Ar† 
4s
1
  3d
  
5
 
 
33
As
 
:  …Ar† 
4s
2
  3d
  
10
  4p
 
3
 
25
Mn
 
:  …Ar† 
4s
2
  3d
 
5
 
 
34
Se
 
:  …Ar† 
4s
2
  3d
  
10
  4p
 
4
 
26
Fe
 
:  …Ar† 
4s
2
  3d
 
6
 
 
35
Br
 
:  …Ar† 
4s
2
  3d
  
10
  4p
 
5
 
27
Co
 
:  …Ar† 
4s
1
  3d
 
7
 
 
36
Kr
 
:  …Ar† 
 4s
2
  3d
  
10
  4p
 
6
 
 Vërej, “parregullsitë”në listën e dhënë më lartë.  
Kuptohet, për atomet rregulli varet nga energjia, e jo nga dëshirat tona.  


 
217
Mu për këtë, prej elektroneve të mbështjellësit elektronik, për kiminë më të rëndësishme janë ato elektrone që 
gjenden në orbitalet me energji më të lartë - ose në orbitalet më të larta (sipas energjisë) ose në ato të cilat 
sipas energjisë, gjenden para. Elektronet e këtilla shpeshherë quhen elektrone valente.  
Domethënë,  
 elektrone valente janë ato të cilat mund të marrin pjesë në formimin e lidhjeve kimike  
 në krahasim me elektronet tjera në atom, elektronet valente gjenden në orbitale me energji më të lartë. 
Në disa raste, valenca e elementeve mund të parashikohet nëse është i njohur konfiguracioni elektronik dhe 
numri i elektroneve valente. Kështu, te elementet te të cilat orbitalja më e lartë (sipas energjisë) e plotësuar ose 
pjesërisht e plotësuar është ndonjë nga orbitalet s, elektrone valente janë ato të asaj orbitale. Ja disa shembuj për 
elemente të tilla. 
Siç ke mësuar, natriumi në komponimet e tij është njëvalent, ndërsa magneziumi dhe kalciumi janë dyvalente
Vërej tani, shprehjet e dhëna më lartë për konfiguracionin elektronik për këto elemente. Do të vëresh se natriumi 
vërtetë ka një elektron në orbitalen më të lartë për nga energjia (ajo është orbitalja 3s), ndërsa magneziumi dhe 
kalciumi - nga dy elektrone në orbitalet 3s dhe 4s, përkatësisht. Nëse i shikojmë konfiguracionet elektronike të 
elementeve tjera që ishin dhënë më herët, menjëherë mund të përfundohet se njëvalente do të duhej të jenë 
hidrogjeni, litiumi dhe kaliumi, ndërsa dyvalent do të duhej të ishte edhe beriliumi. Dhe kjo, vërtetë është e 
saktë.  Mirëpo, në raste tjera nuk është kështu, por në këtë nuk do të lëshohemi. 


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   77   78   79   80   81   82   83   84   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə