216
duhet cekur se plotësimi i orbitaleve te elementet me numër atomik më të madh se 18 nuk shkon aq me rregullsi
sikur para kësaj.
Këshillë. Mos u përpjek ti mbash në mend konfiguracionet elektronike të gjitha elementeve; mjafton nëse e vëren
rregullshmërinë (dhe përjashtimet nga kjo rregullshmëri) në ndërtimin e mbështjellësit elektronik dhe nëse e kupton se si
plotësohen orbitalet në atomet e elementeve përfundimisht me argonin. Sipas nevojës, shërbehu me ndonjë tabelë më të
madhe të sistemit periodik.
Figura 7.8 mund të ndihmojë në gjindshmërinë rreth rendit të energjisë të orbitaleve atomike të veçanta, por
vetëm sa për orientim.
Konfiguracionet elektronike të elementeve tjera nuk do ti shqyrtojmë në hollësi.
Elektronet valente
Kuptimi për valencën ishte përpunuar më herët. Siç thamë, duke diskutuar për valencën, do të mendojmë, në
realitet, në numrin e lidhjeve të cilat i formon një atom. Por, në çfarë lidhje janë valenca e një atomi me
problemet të cilat tani i diskutuam, thjeshtë me ndërtimin e mbështjellësit elektronik të atomeve?
Kjo lidhje do të jenë më e qartë kur do ta mësojmë kaptinën vijuese. Tani për tani vetëm të themi se atomet
lidhen në molekula ose njësi tjera me pranimin dhe lirimin e elektroneve. Është e qartë për atë se një elektron të
mundet ti jepet atomit tjetër, ai duhet ta lëshojë (pjesërisht ose plotësisht) atomin të cilit i ka takuar
*
. Që të mund
ta bëjë këtë, duhet ti mposhtë forcat tërheqëse me bërthamën e atomit. Kjo, do të ishte më lehtë, nëse elektroni ka
energji më të madhe.
* Nëse një elektron plotësisht lëshohet, atomi të cilit paraprakisht i ka takuar shndërrohet në jon të cilin mund ta shënojmë me E
+
(E është
simboli kimik për elementin të cilin elektroni e ka lëshuar). Nëse ploësisht lirohen dy elektrone, përfitohet joni E
2+
.
19
K
:
…Ar† 4s
1
28
Ni
: …Ar†
4s
2
3d
8
20
C
:
…Ar† 4s
2
29
Cu
: …Ar†
4s
1
3d
10
21
S
: …Ar†
4s
2
3d
1
30
Zn
: …Ar†
4s
2
3d
10
22
Ti
: …Ar†
4s
2
3d
2
31
Ga
: …Ar†
4s
2
3d
10
4p
1
23
V
: …Ar†
4s
2
3d
3
32
Ge
: …Ar†
4s
2
3d
10
4p
2
24
Cr
: …Ar†
4s
1
3d
5
33
As
: …Ar†
4s
2
3d
10
4p
3
25
Mn
: …Ar†
4s
2
3d
5
34
Se
: …Ar†
4s
2
3d
10
4p
4
26
Fe
: …Ar†
4s
2
3d
6
35
Br
: …Ar†
4s
2
3d
10
4p
5
27
Co
: …Ar†
4s
1
3d
7
36
Kr
: …Ar†
4s
2
3d
10
4p
6
Vërej, “parregullsitë”në listën e dhënë më lartë.
Kuptohet, për atomet rregulli varet nga energjia, e jo nga dëshirat tona.
217
Mu për këtë, prej elektroneve të mbështjellësit elektronik, për kiminë më të rëndësishme janë ato elektrone që
gjenden në orbitalet me energji më të lartë - ose në orbitalet më të larta (sipas energjisë) ose në ato të cilat
sipas energjisë, gjenden para. Elektronet e këtilla shpeshherë quhen elektrone valente.
Domethënë,
elektrone valente janë ato të cilat mund të marrin pjesë në formimin e lidhjeve kimike
në krahasim me elektronet tjera në atom, elektronet valente gjenden në orbitale me energji më të lartë.
Në disa raste, valenca e elementeve mund të parashikohet nëse është i njohur konfiguracioni elektronik dhe
numri i elektroneve valente. Kështu, te elementet te të cilat orbitalja më e lartë (sipas energjisë) e plotësuar ose
pjesërisht e plotësuar është ndonjë nga orbitalet s, elektrone valente janë ato të asaj orbitale. Ja disa shembuj për
elemente të tilla.
Siç ke mësuar, natriumi në komponimet e tij është njëvalent, ndërsa magneziumi dhe kalciumi janë dyvalente.
Vërej tani, shprehjet e dhëna më lartë për konfiguracionin elektronik për këto elemente. Do të vëresh se natriumi
vërtetë ka një elektron në orbitalen më të lartë për nga energjia (ajo është orbitalja 3s), ndërsa magneziumi dhe
kalciumi - nga dy elektrone në orbitalet 3s dhe 4s, përkatësisht. Nëse i shikojmë konfiguracionet elektronike të
elementeve tjera që ishin dhënë më herët, menjëherë mund të përfundohet se njëvalente do të duhej të jenë
hidrogjeni, litiumi dhe kaliumi, ndërsa dyvalent do të duhej të ishte edhe beriliumi. Dhe kjo, vërtetë është e
saktë. Mirëpo, në raste tjera nuk është kështu, por në këtë nuk do të lëshohemi.
Dostları ilə paylaş: |