218
7.2. LIDHJET KIMIKE
ATOMET MË SHPESH JANË TË LIDHURA
Atomet dhe molekulat e lira janë rrallësi
Nëse përjashtohen grimcat fundamentale që hyjnë në përbërjen e atomeve dhe pjesët e tyre (bërthama,
mbështjellësi elektronik),
atomet janë, të themi ashtu, njësitë themelore ndërtuese të substancave (së paku– të
atyre që janë interesante për kiminë) dhe në proceset kimike ato nuk e ndërrojnë natyrën e tyre – ajo që është e
përcaktuar me përbërjen e bërthamave të tyre.
Ashtu është, por në numrin më të madh të substancave, ashtu
siç i njohim, atomet nuk janë të “lira” (njëri prej
tjetrit) por janë të
lidhura midis tyre. Vërtetë ka përjashtime, por ato janë të rralla. Prej atomeve të posaçme,
pothuaj se të pavarura njëri prej tjetrit, janë të përbëra gazrat fisnike, si dhe avujt e disa metaleve dhe këtu
mbarojnë përjashtimet. Në pjesën më të madhe të substancave tjera takohemi me
grupe (agregate) prej atomeve.
Gjithsesi ke mësuar se në cilat grupe të atomeve së pari duhet të mendohet: ato janë
molekulat. Grupi më i
thjeshtë prej atomeve që e konsiderojmë si molekulë përbëhet prej dy atomeve të lidhura dhe grupacioni i këtillë
quhet molekulë dyatomike
*
Prej molekulave dyatomike janë formuar gazrat oksigjeni,
azoti ose hidrogjeni, ndërsa njësitë ndërtuese madje
edhe të gazrave përmbajnë më shumë se dy atome. Kështu, dioksidi i karbonit dhe avulli i ujit janë të ndërtuara
prej molekulave triatomike, amoniaku prej molekulave katëratomike, metani prej molekulave pesëatomike,
ekzistojnë molekula edhe me më shumë atome. Edhe në shumë substanca tjera (por jo në të gjitha
!), njësitë
ndërtuese janë molekulat. I tillë është rasti me shumë lëngje†, ndërsa ekzistojnë edhe substanca në gjendje
agregate të ngurtë të cilat, po ashtu, janë të ndërtuara prej molekulave‡. Mirëpo, për dallim prej gazrave ku
molekulat janë
pothuajse të pavarura njëra
nga tjetra, te lëngjet dhe substancat e ngurta molekulat janë, në
njëfarë mënyre ose tjetër, të lidhura midis tyre.
Mirëpo, nuk guxohet të thuhet se gjitha substancat janë të formuara prej molekulave sepse ekzistojnë shumë
raste kur nuk ka molekula. Kështu, kripa e kuzhinës është e formuar prej
joneve: të natriumit të elektrizuara
pozitivisht dhe joneve të klorureve të elektrizuara negativisht të cilat ndërmjet tyre tërhiqen. Ekzistojnë edhe
substanca (për shembull, diamanti) në të cilin gjitha atomet janë të lidhura midis tyre.
Në esencë, ajo që i mbanë atomet të lidhura së bashku janë lidhjet kimike, ndërsa mënyra kryesore në të cilën ato
i realizojnë është këmbimi i elektroneve. Gjatë kësaj, një atom mundet plotësisht të japë, tjetri plotësisht të
pranojë elektronin (ose elektrone) përderisa në raste tjera, këmbimi është jo i plotë, ndërsa elektronet bëhen,
*
Nganjëherë, edhe atomet e “lira” për të cilat ishte diskutuar më lartë konsiderohen si molekula (kuptohet njëatomike).
† Uji është vetëm një nga shumë shembuj për lëngun e formuar prej molekulave.
‡
Naftaleni, mjet i njohur për luftë kundër insekteve, është një prej këtyre substancave. Kjo substancë nuk duhet të quhet
naftalin.
219
ashtu të themi “pronë” e më shumë se një bërthame. Në realitet, për lirimin e plotë (ose pranimin) e elektroneve
mund të bëhet fjalë vetëm në suaza të kufizimeve të përgjithshme në aspektin e vërtetimit të pozitës së
elektroneve. Ma fjalë të tjera, kur thuhet se një atom plotësisht e ka liruar një
elektron, mendohet në situatën në
të cilën basueshmëria për gjetjen e elektronit në afërsi të atij atomi është shumë e vogël.
Domethënë,
gazrat, por edhe shumë substanca tjera janë të dërtuara prej molekulave – relativisht të lira ose
midis tyre të lidhura;
lidhja e atomeve realizohet, në njërën ose mënyrën tjetër, me këmbim të elektroneve;
nuk guxojmë të përfundojmë se të gjitha substancat janë të formuara prej molekulave.
Jonet dhe substancat e ndërtuara jonike
Siç e di gjithsesi, jonet janë grimca të elektrizuara. Kur këto grimca kanë ngarkesë
pozitive, quhen
katione,
ndërsa kur janë të elektrizuara negatvisht, quhen
anione
*
. Marrë në përgjithësi, jonet mund të jenë njëatomike
ose shumatomike. Madje që më vonë do të njihemi me jone shumatomike, për fillim do të ndalemi te jonet
njëatomike.
Si mundet një atom të bëhet i
elektrizuar pozitivisht ose negativisht? Përgjigja është – me pranim ose lirim të
një ose më shumë elektroneve
†
.
Pasi që elektronet janë bartës të ngarkesës elektrike, nëse një atom pranon elektron (ose disa elektrone), ngarkesa
e mbështjellësit elektronik do të bëhet më e madhe se ajo e bërthamës, e tërë grimca do të bëhet
negativisht e
elektrizuar, do të shndërrohet në
anion. Nëse, një atom liron një apo më shumë elektrone, në bërthamë do të
mbeten më shumë protone se sa elektrone në mbështjellës, ndërsa grimca si tërësi do të bëhet
pozitivisht e
elektrizuar, do të shndërrohet në
kation.
* Theksohet kátion, ánion, kátione, ánione, e jo katión, anión dhe ngjashëm. Kujdes: assesi nuk duhet të thuhet ose të
shkruhet si anion ose
anione!
† Bartës të elektrizimit pozitiv janë
protonet. Ngarkesa e tyre është, sipas madhësisë, e barabartë me ato të elektroneve, por ka parashenjë të
kundërt. Vlera e ngarkesës elektrike e një elektroni (ose protoni, nëse nuk përfillet parashenja) ngarkesë elektrike elementare dhe shënohet
me
e
–
(shkronjë e pjerrtë
e).