209
Pasi që shpejtësia e lëvizjes dhe energjia kinetike janë të lidhura
midis tyre, nga pohimi i mësipërm rrjedh se nëse energjia e
elektronit në momentin e dhënë është saktësisht e përcaktuar
(për shkak se ai gjendet në njërën nga gjendjet energjetike të
mundshme, siç quhet ndryshe, në njërin nga nivelet
energjetike), atëherë kjo do të thotë se në atë moment pozicioni
i tij nuk mund të përcaktohet saktë. Ekziston vetëm ndonjë
besueshmëri, më e madhe ose më e vogël, elektronin ta gjejmë
në pjesë të caktuar të hapësirës. Kështu, në vend të grimcës
tonë, përfitojmë diçka të ngjashme me renë e cila ka densitet
më të madh atje ku besueshmëria e gjetjes së elektronit është
më madhe, ndërsa densiteti është më i vogël aty ku
besueshmëria e gjetjes së elektronit është më e vogël (fig.
7.5)
*
. Gjatë kësaj, ekziston njëfarë besueshmërie (qoftë edhe e
vogël) ai elektron të gjendet kudo qoftë në hapësirë. A do të
pajtohesh me këtë, edhe kjo nuk është krejtësisht e zakontë!
Në çdo rast, sipas njohurive të tashme,
Pozita e vërtetë e elektronit në një atom ose molekulë (ku ai ka energji saktësisht të përcaktuar) nuk
mundet të vërtetohet; por vetëm se mund të gjendet besueshmëria e gjetjes së tij, në momentin e dhënë,
në pjesën e caktuar të hapësirës.
Numrat kuantik
Sjellja e grimcave të vogla mund të përshkruhet me ndihmë të funksioneve matematikore
†
dhe me këso dhe
probleme të ngjashme merret pjesa nga fizika teorike e cila quhet mekanikë kuantike
‡
. Modelet që më poshtë
do ti shfrytëzojmë janë të bazuara në rezultatet e fizikës bashkëkohore, por nuk janë të ashpra në kuptimin
matematikorë. Në pajtueshmëri me rezultatet e mekanikës kuantike, gjendja energjtike e elektronit në një atom
mund të përcaktohet me dhënien e vlerave të numrave kuantik.
Numri kuantik kryesorë n është numër i plotë i cili mundet të kenë vlera 1, 2, 3, 4 etj. Numri kuantik orbital l
është, po ashtu, numër i plotë i cili mund ti kenë gjitha vlerat prej 0 deri n–1. Numri kuantik magnetik m
l
mund
ti kenë gjitha vlerat e numrave të plotë prej -l deri l (përfshirë edhe zero), përderisa numri kuantik spinorë m
s
(i
cili është në lidhje me një veti kryesore të elektronit që quhet spin; prej këtu edhe rrjedh emri i tij) mund të kenë
vlera –½ dhe ½.
Siç shihet, nëse numri kuantik kryesorë ka vlerën 1, atëherë edhe momenti orbital edhe magnetik mund të kenë
vetëm nga një vlerë (edhe atë zero). Nëse numri kryesorë kuantik ka vlerën 2, numri kuantik orbital mund të
kenë dy vlera: ose zero ose një. Në rastin e parë, numri kuantik magnetik mundet të jenë i barabartë me zero,
ndërsa në rastin e dytë mund të kenë vlera –1, 0 ose 1.
Me vlerën e numrit kryesorë magnetik është përcaktuar përkatësia e elektronit kah njëra prej shtresave
elektronike në atom. Kështu, nëse numri kuantik kryesorë n ka vlerën 1, flasim për shtresën – K, për vlerën
n = 2 bëhet fjalë për shtresën L etj. (shtresat vijuese, ato në të cilat n ka vlera 3, 4, 5, 6 dhe 7, shënohen me
shkronjat M, N, O, P, Q). Vlera e numrit kuantik kryesorë tregon se cilës nënshtresë në suaza të një shtrese i
* Mos merr parasysh faktin që elektronet në figurë janë paraqitur në formë të topthave.
† Këtu, në rend të parë, bënë pjesë i ashtuquajturi funksioni valorë i cili shënohet me
ψ
(lexohet psi). Në hollësitë rreth funksioneve valore,
në kuptimin e tyre dhe përdorimn e tyre ne nuk do të hymë, por prapë së prapë të dish se bëhet fjalë për qasje matematikore.
‡ Pjesa e kimisë në të cilën përpunohen problemet kimike me metodat e mekanikës kuantike quhet kimia kuantike.
Fig. 7.
5. Bërthama dhe reja elektronike
(skematikisht)
210
takon elektroni. Gjatë kësaj, është fjala për shtresa dhe nënshtresa parësisht në raport me energjinë, e jo me
hapësirën: elektronet, siç thamë, mund të gjenden në cilën do qoftë pjesë të hapësirës – diku me besueshmëri më
të madhe, diku me besueshmëri më të vogël.
Domethënë:
me ndihmë të numrave kuantik mund të përcaktohet gjendja energjetike e elektroneve në një atom.
Orbitalet atomike
Me zgjidhjen e barazimeve kuantomekanike përkatëse, për çdo kombinim të numrit kryesorë, orbital, dhe
magnetik mund të njehsohet besueshmëria e gjetjes së elektronit (probabiliteti) në pjesë të caktuar të hapësirës
rreth bërthamës së atomit. Rëndomtë shqyrtohet pjesa e hapësirës në të cilën besueshmëria për gjetjen e
elektronit është 90 % ose 95 % dhe për këtë pjesë të hapësirës mund të përdoret emri orbitale atomike ose,
shkurtimisht, OA
*
. Vlerat e tre numrave kuantik të përmendur deri më tani sikur e japin adresën e elektronit
†
.
Orbitalet atomike shënohen me numra she shkronja: numri kuantik kryesorë shkruhet drejtpërdrejtë, me numër të
barabartë me vlerën e n, ndërsa vlera e numrit kuantik kryesorë jipet me shkronja të pjerrëta të alfabetit latin
sipas skemës vijuese:
Në raste kur numri kuantik orbital ka vlera të ndryshme nga zero, përskaj shenjës me shkronjë për vlerën e l
mund të shkruhen edhe indekse të poshtëm të cilët janë në lidhje me vlerat e numrit kuantik magnetik.
Dhe kështu, mund të marrim se:
orbitalja atomike është pjesa e hapësirës në të cilën me besueshmëri të madhe mund të pritet se do të
gjendet elektroni.
Paraqitja grafike e orbitaleve
Është e përshtatshme që rezultatet nga llogaritjet të prezantohen në mënyrë vizuale. Kjo zakonisht bëhet ashtu që
jipet pamja e sipërfaqes kufitare të orbitales, thjeshtë në sipërfaqe e cila e ndan nga pjesa tjetër e hapësirës atë
pjesë në të cilën besueshmëria e gjetjes së elektronit është 90 % ose 95 %. Pamja e sipërfaqeve kufitare për disa
orbitale atomike të atomit të hidrogjenit
‡
është dhënë në fig. 7.6 ku është përdorur hijezimi për tu kapur pamja e
tyre hapësirore, e jo besueshmëria e gjetjes së elektronit në vend të caktuar në hapësirë.
* Termi orbitale atomike ka edhe kuptime tjera, para së gjithash të tilla janë ato që janë në lidhje me karakterin matematikorë të
prezantimeve kuantomekanike, po edhe ato të orbitaleve.
† Përndryshe, edhe në jetën e rëndomtë adresat janë kombinime të shkronjave dhe numrave –rrugëve të cilat i shënojmë me emra tëpërbërë
prej shkronjave (nganjëherë rrugët kanë edhe emër edhe numër), përskaj asaj i cekim edhe numrin e shtëpisë dhe të katit. Edhe në jetën e
përditshme banuesi mund të gjendet në shtëpinë e tij, por edhe mund të mos jenë aty.
‡ Vijat e drejta me shigjeta nuk ju takojnë sipërfaqeve kufitare të orbitaleve atomike! Ato paraqesin boshte të sistemit koordinativ, por ai
është pak më ndryshe nga ai që ke mësuar. Sistemi koordinativ që është përdorur këtu ka tre boshte, sepse vetëm me dhënien e tri
koordinatave mund të përcaktohet pozita e çdo pike në hapësirë.
l
0
1
2
3
4
5
shenja
s
p
d
f
g
h
Dostları ilə paylaş: |