205
7.1. MODELET PËR NDËRTIMIN E ATOMIT
NDËRTIMI I ATOMIT
Atomi ka ndërtim të ndërlikuar
Siç e di, atomet, përkundër emrit të tyre, nuk janë të pandashme, por kanë ndërtim të caktuar të brendshëm. Por,
çfarë është ai ndërtim? Përgjigja e kësaj pyetje varet nga ajo se çfarë
modeli do të zgjedhim.
Njëri nga modelet më të thjeshta që atomin nuk e konsiderojnë të
pandashëm është ai sipas të cilit atomi paramendohet si grimcë e përbërë
nga bërthama e elektrizuar pozitivisht (e ngjyrosur me të kuqe në fig.
7.1) dhe mbështjellësit elektronik të elektrizuar negativisht. Ngarkesa
pozitive i përshkruhet grimcave të elektrizuara pozitive,
protoneve që
hyjnë në përbërjen e saj, por përskaj tyre në përbërjen e bërthamës, sipas
rregullit*, marrin pjesë edhe grimcat neutrale –
neutronet. Sipas këtij
modeli të thjeshtë, duke lëvizur nëpër vija rrugore të
caktuara, rreth
bërthamës
rrotullohen elektronet e elektrizuara negativisht. Përndryshe,
ngarkesa e një elektroni sipas vlerës absolute është e barabartë me
ngarkesën e një protoni. Në atomin neutral, numri i protoneve është i
barabartë me numrin e elektroneve. Përmasat e bërthamës (për
shembull, rrezja e tij) të një atomi janë për disa dhjetëra mijëra deri në
njëqind mijë herë më e vogël se i tërë atomi.
E gjithë kjo na përkujton në
sistemin diellorë: sikur bërthama të kenë rolin e Diellit, ndërsa elektro-
net të jenë planeta. Për shkak të kësaj ngjashmërie,
ky model quhet
planetarë.
Raderford
†
ishte i pari që kishte propozuar modelin planetarë në vit.
1911. Më vonë, Bori
‡
dhe bashkëpunëtorët e rij këtë model dukshëm
e përmirësuan dhe e kanë sjellë në pajtueshmëri me të dhënat
eksperimentale të grumbulluara deri atëherë. Edhe pse Bori nuk është
themelues i modelit planetarë, ky model përsëri quhet modeli i Borit.
*
Ekziston vetëm një përjashtim – bërthama atomike e hidrogjenit të thjeshtë.
† Ernst Raderford [Rutherford] (1871–1937).
‡ Nils Bor
[
Bohr
]
(1885–1962).
Fig. 7.1. Modeli i thjeshtë planetarë i
atomit
a b
Fig. 7.
2. Ernst Raderford (
a) dhe Nils Bor (
b)
206
Dhe kështu,
Sipas modelit të Borit, rreth bërthamës të elektrizuar pozitivisht (të formuar prej protoneve dhe
neutroneve), nëpër vijat rrugore të caktuara lëvizin elektronet.
Është treguar se modeli i Bor-it ka të meta serioze, aq serioze sa që do të duhej të zëvendësohet me tjetër. Edhe
ne kështu do të veprojmë më tepër nuk do të diskutojmë për atë.
Numri atomik dhe numri i masës
Numri i protoneve në bërthamë e definon të ashtuquajturin numrin
atomik (ose rendorë) dhe përcakton se cilit
element i takon një atom i dhënë. Shenja për numrin atomik është
Z. Vlera e numrit atomik shkruhet ashtu që
përskaj të simbolit të elementit shënohet si indeks i poshtëm. Për shembull, për oksigjenin (në bërthamën e të
cilit ka tetë protone) mund të shkruajmë
8
O, ndërsa shenja përkatëse për sulfurin do të ishte
16
S (në bërthamën e
sulfurit ka gjashtëmbëdhjetë protone).
Në realitet, mund të thuhet se
Me emrin element nënkuptojmë grupin e atomeve që kanë numër atomik të njëjtë.
Nga ana tjetër, shuma e numrit të protoneve dhe neutroneve në bërthamë e përcakton të ashtuquajturin
numrin e
masës. Emri i këtillë është i arsyeshëm nëse merret parasysh fakti se masa e atomit është, në të vërtetë, e
përcaktuar parësisht me masën e protoneve dhe neutroneve. Këto grimca, pikërisht, kanë përafërsisht masa të
njëjta të cilat, megjithatë, janë dukshëm më të mëdha nga masa e elektroneve
*
.
Numri i masës shënohet me
A, ndërsa vlera e tij shënohet si
indeks i sipërm majtë përskaj simbolit të elementit
(për shembull
12
C) ose shtohet kah emri (për shembull, karboni -12). Numri atomik dhe numri i masës mund të
jenë njëkohësisht të shkruar, për shembull C.
12
6
Përndryshe,
Grupi i atomeve që kanë numër të caktuar të protoneve dhe numër të caktuar të neutroneve në
bërthamë quhet nukleid.
Sipas asaj, dy atome do ti takojnë nukleidit të njëjtë nëse midis tyre kanë numër të barabartë edhe të protoneve
edhe të neutroneve.
Për një nukleid, numri masës është përafërsisht i barabartë me masën e tij relative. Kjo është e qartë: masat e
protoneve dhe të neutroneve, siç pamë, vetëm pak dallohen për 1 u.
Nukleidet që kanë numër të njëjtë të protoneve, ndërsa numër të ndryshëm të neutroneve quhen
izotope.
Nukleidet, që kanë numër mase të barabartë, por numra atomik të ndryshëm quhen
izobare.
Për shembull, hidrogjeni ka tre izotope të cilët kanë numra të masave 1, 2 dhe 3 përkatësisht. Në atomin e
nukleidit
1
H në bërthamë ka vetëm një proton,
atomi i nukleidit
2
H përmban një proton dhe një neutron, ndërsa te
atomi i nukleidit
3
H përskaj protonit, në bërthamë ka edhe dy neutrone. Izotopet e hidrogjenit të posaçëm –
*
Masat e protoneve dhe neutroneve janë, përkatësisht,
m(p) = 1,0073 u, dhe
m(n) = 1,0087 u. Masa, e elektroneve është për rreth 1836 herë
më e vogël se masa e protonit dhe është
m(e) 5,4858
10
–4
u. Në shprehjet e mësipërme n, p dhe e janë shenjat për neutrone, protone dhe
elektrone përkatësisht, ndërsa u është shenja për unifikim, e karbonit, njësia për masën atomike (për atë flitet më poshtë, në faq. 221). Vlera e
njësisë së unifikuar për masën është u 1,66056
10
–27
kg.