Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə73/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   69   70   71   72   73   74   75   76   ...   113

 
197
Treguesi i hidrogjenit (pH) 
Në vend se të jepen përqendrimet e joneve hidrogjen, është e përshtatshme si masë për atë se a është mjedisi 
acidik, nutral ose bazik është sjellur një madhësi e re e cila quhet tregues i hidrogjenit. Shenja për treguesin e 
hidrogjenit është pH
Teguesin e hidrogjenit mund ta definojmë
*
 si llogaritëm negativ dhjetorë nga vlera 
numerike e përqendrimit të joneve hidrogjen e shprehur në mol/dm
3
:  


3
3
dm
mol
O
H
log
pH




c
 
ndërsa raporti midis vlerës së pH (kolona e mesme, ajo mbi vertikalen, ajo mbi 
shigjetë) dhe përqendrimi i joneve hidrogjen dhe joneve hidroksile (kolona e majtë 
dhe e djathtë përkatësisht) është treguar në fig. 6.61.  
 
përndryshe, llogaritmi dekador ose dhjetor është numër me të cilin duhet të 
shkallëzohet numri 10 që të fitohet numri prej të cilit kërkohet llogaritmi. Kështu,  
llogaritmi i 0,1 është –1 për shkak se 10
–1
 = 1/10, thjeshtë 10
–1
 = 0,1. 
Vlera e përafërt e pH në një tretësirë mundet të 
përcaktohet eksperimntalisht me ndihmë të letrës 
indikatorike universale (fig. 6.62), por për përcaktim 
më të saktë të vlerave të pH duhet të përdoren pajime 
të quajtura ph-metra.  
Ph-metrët mund të jenë laboratorik ose transportues 
(fig. 6.63). 
Siç pamë, në tretësirë ujore në temperaturë prej 25 C 
mjedisi është neutral nëse përqendrimi i joneve hidrogjen (po edhe i joneve hidroksile) është 
10
–7
 mol/dm
3
. Në këtë rast, pH i mjedisit do të jenë 7 (fig. 6.22), por kështu do të jenë vetëm 
në temperaturën e caktuar, ndërsa do të ulet me rritjen e temperaturës. Kështu, gjatë 37 C, 
mjedisi që është neutral (për shembull, ujë i pastër) do të kenë pH rreth 6,8, ndërsa gjatë 
55 C vlera e tij e pH do të jenë rreth 6,6!  
Vlera e pH në gjakun e njeriut të shëndoshë është rreth 7,4. 
Përndryshe, nëse mjedisi është acidik (përqendrimi i joneve hidrogjen është më i madh se në 
mjedisin neutral), pH do të jenë më i vogël se sa në mjedisin neutral

. E kundërta do të jenë 
nëse mjedisi është bazik (pH do të jenë më i madh se sa në mjedisin neutral).  
Domethënë:  
në mjedis neutral pH është rreth 7 (vlera e saktë varet nga temperatura); në mjedis acidik vlera e pH 
është më e vogël, ndërsa në mjedis bazik – më e madhe se sa në mjedisin neutral. 
Edhe pse vlera e treguesit të hidrogjenit mund të matet saktësisht me ph-metra, në shumë raste është e 
përshtatshme nëse në tretësirën e hulumtuar është prezent ndonjë indikator acido-bazik. I tillë është lakmusi i 
përmendur, por ekziston edhe numër i caktuar i indikatorëve të tillë. Nga më të njohurit mund të përmenden 
metil oranzhi (fig. 6.64 majtë) i cili e ndërron ngjyrën nga e kuqja në të verdhë portokalle gjatë pH midis 3,1 dhe 
                                                 
* Ekziston edhe definicion më i saktë për pH. 
† Kështu, për shembull, gjatë temperarurës prej 25 C, pH do të jenë më e vogël se 7!
 
 
Fig. 6.61. Raporti midis 
përqendrimeve (i shprehur 
në mol/L) i joneve 
hidrogjen, përqendrimit të 
joneve hidroksile dhe pH  
 
Fig 6.62. pH letra universale 
 
Fig. 6.63. Ph-metri 
transportues  


 
198
4, fenolftaleina (fig. 6.64 djathtas) te i cili ndryshimi i ngjyrës është nga e pa ngjyrë në të kuqe në pH rreth 8,2 
dhe 10 dhe tjera (për shembull, metil i kuq, bromfenol i kaltër, timol i kaltër etj.).  
Dhe, kështu, 
Indikatorët acido-bazik me ndryshimin e ngjyrës së tyre e tregojnë vlerën e përafërt të pH. 
 
 
 
HIDROLIZA; PUFERËT 
 
Edhe hidroliza e kripërave është proces protolitik  
Ndryshimin e ngjyrës së indikatorëve e shkaktojnë jo vetëm acidet dhe bazat, por edhe disa kripëra. Për 
shembull, gjykuar sipas ngjyrës së indikatorëve, mjedisi është acidik në tretësirë të klorurit të amonit, ndërsa 
bazik në tretësirë të acetatit të natriumit ose cianurit të kaliumit, madje që në të gjithë këta shembuj bëhet fjalë 
për kripëra të cilat, në shikim të parë, do të duhej të ishin neutrale. Por, ekzistojnë edhe kripëra acidike tretësirat 
ujore të të cilave reagojnë si baza  (për shembull, hidrogjenkarbonati i natriumit).  
Më herët është konsideruar se në raste të këtilla zhvillohet lloj special i reaksionit me ujin, i njohur me emrin 
hidrolizë. Në realitet, proceset e hidrolizës sqarohen lehtë në bazë të teorisë së Brenshted dhe Lauri.  
Me fjalë të tjera, në tretësirë ujore të klorurit të amonit (bëhet fjalë për elektrolit të fortë) parasëgjithash, do të 
zhvillohet reaksioni:  
NH
4
Cl(aq)  NH
4

(aq)  Cl

(aq)  
Secili prej joneve amonium të formuara mund ti dorëzojë proton molekulës së ujit, duke u shndërruar në 
molekulë të amoniakut:  
NH
4

(aq)  H
2
O(l) = H
3
O

(aq) NH
3
(aq) 
 
 
                              

 
Në këtë mënyrë përqendrimi i joneve hidrogjen do të rritet, me këtë do të rritet edhe baziciteti i mjedisit
*
. Siç 
vërejmë, jonet amonium mund ti konsiderojmë si acide të Brenshtedit, ndërsa amoniakun si bazë të Brenshtedit 
(ajo që është e konjuguar me jone amonium). Jonet klorure, të cilat po ashtu janë prezente në tretësirë, nuk do të 
hyjnë në reaksion me ujin. Ato, me fjalë të tjera, janë proton akseptor shumë të dobët


                                                 
* Në realitet, vetëm pjesë e vogël nga jonet amonium të pranishme do të hyjnë në reaksion. Nga hidronet e formuara, një pjesë do të lidhet 
me jonet hidrookaide prezente, me çka do të formohen molekula të ujit. 
† Nëse nuk do të ishte kështu, acidi klorhidrik në tretësirë ujore nuk do të sillej si elektrolit i fortë, thjeshtë si proton donor i mirë. . 
             
      
 
Fig. 6.64. Metil oranzh (majtë) dhefenolftaleini (djathtë) në mjedis acidik dhe bazik  


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   69   70   71   72   73   74   75   76   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə