190
Më të njohur janë të ashtuquajturit akumulatorët e plumbit që përdoren në automjetet motorike. Ato janë të
përbëra (fig. 6.63) prej disa (më shpesh prej gjashtë) “celulave”, thjeshtë elementeve galvanike. Në secilën
celulë të akumulatorit të mbushur të llojit të më sipërm, tensioni është rreth 2 V.
Kur akumulatori i plumbit punon si burim i rrymës (shih shigjetat e kuqe në fig. 6.63), në atë kryhen
gjysmëreaksionet vijuese:
Pb SO
4
2-
PbSO
4
2e–
dhe
PbO
2
4H
SO
4
2-
2e– PbSO
4
2H
2
O
Përderisa gjatë mbushjes së akumulatorit (kahja e kalimit të elektroneve është treguar me shigjetat e kaltra në fig.
6.63) proceset zhvillohen në kahje të kundërta.
Përskaj akumulatorit të plumbit, ekzistojnë edhe lloje të tjera të akumulatorëve, për shembull, të ashtuquajturat
bateritë që mbushen dhe kanë formë dhe madhësi si bateritë e rëndomta të thata (fig. 6.63), por kur “zbrazen”
mundet përsëri të mbushen në “mbushës” përkatës.
Përndryshe, mbaj në mend
akumulator është secili element gavanik i cili, pasi të “zbrazet” dhe i ulet tensioni, mund të “mbushet”
përsëri.
Proceset e elektrolizës
Elektroliza, siç e dimë, quhet proces në të cilin gjatë veprimit e rrymës njëkahëshe nga burimi i jashtëm, në
elektrolit (tretësirë ose shkrirje) kryhet reaksioni oksido-reduktues.
Edhe procese tjera (për shembull, kromimi, niklimi, zinkimi, thjeshtë shtresimi ose depozitimi i një metali me
shtresë të hollë në tjetrin metal) bazohen në proceset e elektrolizës. Emri i përbashkët i këtyre proceseve është
galvanizim. Galvanizimi kryhet edhe në përmasa industriale, për shembull, në pajimet si ato në fig. 6.64.
Me elektrolizë mbi lëndët e një metali shtresohet (depozitohet) metali tjetër (për shembull, argjendi). Proceset e
këtilla quhen procese të galvanostegjisë (fig. 6.65).
Fig. 6.63. Akumulatori i plumbit (majtas) dhe “bateritë” që mund të mbushen (me mbushës)
191
Në realitet, gjitha proceset e elektrolizës midis tyre janë të ngjashme. Pikërisht, kur nëpër tretësirë të ndonjë
kripe, bazë ose acidi lëshohet rryma njëkahëshe, jonet prezente në tretësirë fillojnë të lëvizin në kahje të caktuar
(migrojnë) kah elektroda me elektrizim të kundërt: kationet kah elektroda negative (katoda), ndërsa anionet kah
elektroda e elektrizuar pozitivisht (anoda)*.
Kur kationet do të arrijnë në afërsi të katodës, ato prej saj mund të pranojnë elektrone dhe të reduktohen.
Cili nga jonet e pranishme i pranon elektronet prej katodës, do të varet prej faktorëve të ndryshëm, në rend të
parë prej asaj se sa lehtë kationi i dhënë pranon elektrone (thjeshtë nga vendi i elementit në vargun elektrokimik).
Ajo që duhet të mbahet në mend është:
edhe gjatë proceseve të elektrolizës vjen deri te reaksionet oksido-reduktuese;
në katodë disa nga kationet e pranishme pranojnë elektrone dhe reduktohen, ndërsa në anodë kryhet
dorëzimi (lëshimi) i elektroneve (oksidimi)
në anodë ose ndahen produkte të elektolizës (për shembull, oksigjeni, klori dhe ngjashëm) ose vetë
anoda tretet, duke dhënë katione në tretësirë.
Proceset e elektrolizës kanë rëndësi të madhe praktike. Në këtë mënyrë përfitohe, në mes tjerash, alumini, klori,
hidroksidi i natriumit, hidrogjeni dhe shumë produkte të rëndësishme. Me elektrolizë pastrohet (rafinohet) bakri.
*
Nuk duhet të harrojmë se kationet dhe anionet nga substanca e tretur nuk janë jone të vetme që ekzistojnë në tretësirë. Përskaj tyre, në
Duke dalë nga barazimet e gjysmëreaksioneve që kryhen në elementin e Leklasheut, paraqit barazimin e plotë të procesitoksido-reduktues.
Shkruaj dhe barazimin përfundimtarë të procesit redoks që kryhet në akumulatorin e plumbit.
Nuk ka nevojë të mësohen përnandsh këto reaksione!
Njoftohu edhe me lloje tjera të elementeve galvanike dhe akumulatorë (për shembull, bateritë që mund të mbushen).
Fig. 6.65. Argjentimi (një lloj i
galvanostegjisë)
Fig. 6.64. Pajisja për galvanizim
Luga
192
TEORIA PROTOLITIKE
Protolitët
Për shumicën e rasteve me të cilat takohemi, teoria e Areniusit për shpërbashkimin elektrolitik është e
kënaqshme. Mirëpo, ajo ka edhe të meta, ashtu që janë formuar edhe teori tjera për atë se cilat substanca janë
acide, cilat janë baza. Kështu, sipas teorisë protolitike që e dhanë Brenshted
*
(fig. 6.66 a) dhe Lauri
†
(fig.
6.66 b), acid është çdo substancë që mund të jap protone. Kështu, komponimi HA i cili sipas teorisë së Arenius-it
është acid, do të jenë acid edhe sipas teorisë së Brenshted dhe Lauri.
Sipas teorisë së Brenshted dhe Lauri, acidet (ndërsa edhe bazat) janë protolit, thjeshtë substanca që janë të afta të
këmbejnë protone. Substancata e cila në një reaksion protolitik është proton donor konsiderohet si acid, ndërsa
ajo e cila në atë reaksion është proton akseptor konsiderohet si bazë. Mbetja e acidit
‡
është e aftë përsëri të
pranojë proton. Ajo mbetje, sipas asaj, është bazë potenciale. Kjo bazë është bazë e konjuguar
§
me
acidin
prej të
cilit është formuar. Pasi që grimca e bazës pranon proton, atë proton edhe mund ta japë. Me pranimin e
elektronit, d.m.th., baza e deriatëhershme bëhet acid (e konjuguar me bazën prej të cilës rrjedh).
Nëse për acidin e përdorim shenjën
**
A, ndërsa për bazë shenjën B, ajo që më lartë ishte thënë mund të shkruhet
në mënyrën vijuese:
A H
B
B H
A
tretësirën ujore ka edhe katione të hidrogjenit dhe anione hidrookside të formuar me shpërbashkimin e ujit.
*
Johanes Nikolaus Bren{ted [Brønsted] (1879–1947).
† Tomas Martin Lauri …Lowry† (1874–1936). Ky shkencëtarë te ne rëndomtë quhet Lori, por Lauri është shumë më afër emrit origjinal.
‡ Thjeshtë, ajo pjesë e molekulës nga acdi e cila mbetet pas dhënies së protonit.
§ I konjugar d.m.th. – bashkëveprues. Kujdes gjatë shkrimit: nuk shkruhet i konjuguar!
** Nga shenja nuk shihet menjëherë se substanca është proton–donor (askund nuk është shënuar siboli për hidrogjenin). Mirëpo, duhet të
nënkuptohet se substanca përmban atome të hidrogjenit të zëvendësuara (një ose më shumë) të cilët, gjatë shpërbashkimit, do të shndërrohen
në jone të hidrogjenit.
a
b
Fig. 6.66. Brenshted (a) dhe Lauri (b)
Dostları ilə paylaş: |