183
Përndryshe, sipas teorisë për shpërbashkimin elektrolitik, si acide konsiderohen substancat të cilat gjatë
shpërbashkimit të tyre në tretësirë ujore japin jone të hidrogjenit si lloj të vetëm të kationeve, ndërsa si baza –
substancat të cilat gjatë shpërbashkimit japin jone hidroksile si lloj të vetëm të anioneve.
Nëse acidi (ose baza) është plotësisht e shpërbashkuar ose është shpërbashkuar në masë të madhe, themi se ai
është i fortë. Përkundër kësaj, elektrolitet që shpërbashkohen në masë jo të madhe i konsiderojmë si të dobët.
Kuptohet, ka edhe acide mesatarisht të forta, përkatësisht baza (thjeshtë acide ose baza që nuk janë as shumë të
forta, as shumë të dobëta).
Për disa nga këto pyetje më gjerësisht (dhe në mënyrë tjetër) do të flasim më vonë (faq. 205 dhe më tutje).
Prej gjitha kationeve, jonet H
+
janë më të vogla – ajo është bërthamë atomike pa
mbështjellës elektronik. Mu për këtë, këto katione nuk mund të ekzistojnë si të lira dhe
reagojnë me molekula të ujit gjatë kësaj me çka, në rastin më të thjeshtë, përfitohen
jone H
3
O
+
(fig. 6.56). Këto jone thjeshtë quhen, jone të hidrogjenit
*
. Procesi mund të
shënohet kështu
†
:
HA(aq) + H
2
O(l)
←
→
H
3
O(aq) + A
–
(aq)
Deri te shpërbashkimi elektrolitik vjen vetëm deri te tretësit të cilët janë të ndërtuar prej
molekulave polare. Tretës i tillë është uji, por ka edhe substanca tjera (për shembull,
amoniaku i lëngët ose dyoksidi i sulfurit i lëngët) molekulat e të cilit janë polare dhe po
ashtu mund të vijë deri te shpërbashkimi elektrolitik i acideve, bazave dhe kripërave.
Siç vëren,
deri te shpërbashkimi elektrolitik mund të vijë vetëm në tretës që janë të ndërtuar prej molekulave
polare.
REAKSIONET JONIKE
Reaksionet midis elektrolitëve janë reaksione midis joneve
Për shkak të shpërbashkimit (disocijimit) të acideve të tretura, bazave dhe kripërave, në tretësira ujore të këtyre
substancave ekzistojnë, jone. Për këtë arsye, shumë reaksione në tretësirë janë, në realitet, reaksione midis
joneve (reaksione jonike).
*
Më herët janë përdorur termat
hiroksonium ose jone hidronium, por tani ato janë jashtë përdorimit dhe nuk duhet të përdoren.
† Siç veprohet zakonisht, tani mungon koeficienti n para formulës së ujit të lëngët.
a
b
Fig. 6.55. shpërbashkimi i acidit sulfurik (a) dhe i hidroksidit të natriumit (b)
Fig. 6.56. Modeli
hapësinor i jonit H
3
O
+
184
Një nga reaksionet e këtilla është ai midis tretësirës së ndonjë hidroksidi (për shembull, hidroksid natriumi) dhe
ndonjë acidi (të themi, acidi klorhidrik). Është fjala për reaksion të neutralizimit, gjatë të cilit përfitohet kripa
dhe uji.
Nëse i përdorim reaktantët e përmendur, reaksioni i neutralizimit (fig. 6.57) mund të shkruhet si
NaOH(aq) + HCl(aq) = NaCl(aq) + H
2
O(l)
Mirëpo, hidroksidi i natriumit dhe acidi klorhidrik në tretësirë ujore janë plotësisht të shpërbashkuara në jone,
prandaj reaksioni që kryhet duhet të jenë mu i bashkëveprimeve reciproke midis joneve. Edhe kloruri i natriumit
(i cili paraqitet si një nga produktet e reaksionit) në tretësirë ujore është plotësisht i shpërbashkuar në jone,
ndërsa uji (ai është produkti i dytë) praktikisht është i përbërë prej molekulave.
Edhe reaksioni midis tretësirave acetatit të natriumit dhe acidit sulfurik:
2NaCH
3
COO(aq) + H
2
SO
4
(aq) = 2CH
3
COOH(aq) + Na
2
SO
4
(aq)
Ose ai midis tretësirës së nitratit të argjendit dhe klorurit të natriumit:
AgNO
3
(aq) + NaCl(aq) = AgCl(s) + NaNO
3
(aq)
duhet të jenë reaksione midis joneve. Pikërisht, në rastin e parë edhe acetati i natriumit (kripë) dhe acidit sulfurik
(acid i fortë) dhe sulfatit të natriumit që formohet si produkt i këtij reaksioni në tretësirë ujore janë plotësisht të
shpërbashkuara, ndërsa produkti i dytë, acidi acetik, është shumë dobët i shpërbashkuar. Edhe në rastin e dytë dy
reaktantët në tretësirë ujore janë plotësisht të shpërbashkuar në jone dhe reaksioni që kryhet në realitet është
reaksion midis këtyre joneve. Nga produktet e reaksionit, njëri (NaNO
3
) është shumë mirë i tretshëm, gjendet
plotësisht në tretësirë dhe këtu është plotësisht i shpërbashkuar. Mirëpo, kloruri i argjendit është shumë pak i
tretshëm, ndërsa jone në tretësirë formohen vetëm gjatë shpërbashkimit të pjesës së tretur nga kripa. Për këtë
arsye, në tretësirë ka shumë pak jone të formuara me shpërbashkimin e AgCl dhe ato mund të mos vërehen. Siç
pamë, nëse duam këtë ta theksojmë posaçërisht, në vend të shenjës për barazim mund të përdorim shigjetën
njëkahëshe (
) siç është paraqitur në fig. 6.57.
Reaksioni do të zhvillohet edhe atëherë kur do të përziejmë tretësira të karbonatit të natriumit dhe acidit
klorhidrik (ose ndonjë tjetër) (kjo lehtë mund të vërtetohet pas ndarjes flluskave të gazit). Përsëri, bëhet fjalë për
reaksion midis joneve sepse në tretësirë ujore edhe karbonati i natriumit me acid klorhidrik janë elektrolit të fortë
dhe, sipas asaj, plotësisht janë shpërbashkuar në jone. Plotësisht i shpërbashkuar do të jenë kloruri i natriumit i
formuar, ndërsa uji dhe dioksidi i karbonit të gaztë janë formuar pothuaj se vetëm prej molekulave. Ka shumë
shembuj të reaksioneve jonike. Mirëpo, reaksionet e përmendura më lartë janë reaksione praktikisht të
pakthyeshme (ose, siç thuhet, të cilat shkojnë deri në fund).
Fig. 6.57. Reaksioni i neutralizimit (skematikisht)
Dostları ilə paylaş: |