Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə90/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   86   87   88   89   90   91   92   93   ...   113

 
237
Një prej këtyre vetive është radiusi atomik. Emri nuk është aq adekuat i zgjedhur për shkak se atomi, në realitet, 
nuk ka radius të caktuar: siç e dimë, elektroni mund të gjendet kudo qoftë në hapësirë. Paraqitjet për përmasat 
relative të atomeve dhe ndryshimin e tyre në suaza të sistemit periodik jep fig. 7.31.
 
Domethënë,   
Në suaza të një periode radiuset atomike zvogëlohen sipas rregullit me rritjen e  numrit atomik të 
elementit, ndërsa në suaza të një grupi, radiuset atomike zakonisht rriten me rritjen e numrit atomik. 
Veti tjetër që ndryshon periodikisht është energjia e jonizimit  (ose potenciali jonizues) madhësi e cila tregon 
çfarë energjie është e nevojshme për largimin e një elektroni nga orbitalja më e lartë e atomit të elementit që 
gjendet në gjendje të gaztë
*
. Për mënyrën në të cilën energjitë jonizuese
† 
ndërrohen me ndryshimin e numrit 
atomik, mund të përfitohet pasqyrë nga fig. 7.32.  
                                                 
* Kështu definohet e ashuquajtura energjia e pare e jonizimit, përkatësisht potenciali i parë jonizues. Ekzistojnë edhe potenciali i dytë 
jonizues, i tretë etj.  
† Duhet theksuar se ermi i drejtë është energjia e jonizimit, ndërsa mjaftë i përdorur është edhe termi potenciali jonizues. 
 
Fig. 7.31. Përmasat relative të disa prej atomeve (përshkrim skematik) 


 
238
 
Siç shihet, prej të gjitha elementeve energji më të madhe jonizuese ka heliumi – element që ka elektrone vetëm 
në orbitalen e fundit të plotësuar krejtësisht
*
, nuk ka elektrone tjera të cilat, siç thuhet rëndomtë, do ti mbronin 
elektronet 1s nga ndikimi i bërthamës.  
Edhe në periodat tjera energji më të madhe të jonizimit kanë elementet që i quajmë gazra fisnike (elementet e 
grupit 18-të)
†.
 Pamë se, ato janë elemente te të cilat gjitha elektronet që gjenden në shtresën me energji më të 
lartë janë të çiftëzuara, ndërsa gjitha orbitalet p në këtë shtresë janë krejtësisht të plotësuara. 
Mirëpo, sa më shumë elektrone ka në atom, aq më i vogël është ndikimi i bërthamës (për shkak të mbrojtjes nga 
elektronet e “brendshme”), ndërsa elektronet e “jashtme” mund të “shkëputen” më lehtë prej atomit (me çka ai 
shndërrohet në jon) ose, siç thuhet, atomi mund të jonizohet më lehtë.  
Prandaj, vlera e energjisë së jonizimit të gazrave fisnike bie duke shkuar prej heliumit kah radoni. 
Nga diskutimi rrjedh se  
energjia e jonizimit në suaza të një periode rritet (jo gjithnjë sipas rregullave) me rritjen e numrit 
atomik të elementit, duke arritur maksimumin te gazrat fisnike (inerte) me të cilat mbaron ajo periodë.  
Prej numrit më të madh të vetive fizike që ndryshojnë periodikisht, do ta përmendim edhe elektronegativitetin e 
elementeve – madhësi e cila paraqet masën për atë se sa fuqishëm një atom i tërheq elektronet prej atomeve 
tjera me të cilët është i lidhur ai.  
                                                 
* Te heliumi ajo është orbitalja 1s
† Rritja e energjisë jonizuese me rritjen e numrit atomik nuk është krejtësisht sipas rregullave, siç mund të shihet nga shembulli i elementeve 
të periodës së gjashtë (shih fig

7.32). 
1 3
5 7 1 2 3
4 5
6 7
8 9
101112
131415
161718
0
1000
2000
3000
 
Fig. 7.
32. Ndryshimi i energjive të para jonizuese (të shprehura në kJ/mol) në sistemi periodik (numri i periodës 
është dhënë në këndin e majtë, ndërsa numrat në anën e djathtë nga baza i shënojnë grupet e sistemit periodik); 
është i përfshirë edhe lantani, ndërsa lantanoidet janë lëshuar 


 
239
Gjatë kësaj, ekzistojnë më shumë mënyra për shpjegimin e elektronegativitetit 
prej të cilave më shpesh përdoret shkalla sipas Poling-ut e cila është paraqitur 
në fig. 7.34. Me këtë madhësi edhe më tutje takohemi.  
Tani për tani vetëm mund të themi se elektronegativiteti në suaza të një periode, 
mjaftë me rregullsi rritet me rritjen e numrit rendorë, ndërsa në suaza e një 
grupi, ulet me rritjen e Z  (fig. 7.34). 
Rregullshmëria nuk është e plotë, por pohimi i mësipërm mund të shërbejë si 
orientim në raste kur për doresh nuk kemi tabelë të elektronegativiteteve. 
Përndryshe, nuk mund të flitet për elektronegativitet të elementeve të cilat nuk 
formojnë komponime (të tilla janë për shembull disa nga gazrat inerte).  
Nga e lartpërmendura rrjedh se:  
Elektronegativitet më të madh ka fluori, ndërsa më të vogël ka elementi - 
fransiumi. 
Prej vetive që ndryshojnë periodikisht mund të përmendet edhe karakteri i substancave të thjeshta që ato i 
formojnë. 
Pikërisht, nëse nuk merret parasysh hidrogjeni, në pjesën e majtë dhe të mesme të tabelës së sistemit periodik 
janë të vendosura elementet të cilat formojnë substanca të thjeshta që janë metale. Përkundër kësaj, në pjesën e 
skajshme të djathtë të tabelës gjenden elementet (gazrat inerte) të cilat formojnë substanca të thjeshta të cilat janë 
jometale. Prej grupit të 12-të deri te grupi i 17-të, karakteri metalik rritet duke shkuar prej periodës së dytë kah 
perioda e gjashtë. Pjesë nga substancat e thjeshta janë jometale, një pjesë janë metale, ka edhe të tilla që 
paraqesin  një lloj kalimi prej jometaleve kah metalet. Lloji i fundit i substancave të thjeshta quhen semimetale*. 
Në këtë grup bëjnë pjesë borisiliciumigermaniumiarseniantimonitehneciumi dhe astati
 
                                                 
* Përkatësisht, gjysmëmetale
 
Fig. 7.33. L. Poling 


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   86   87   88   89   90   91   92   93   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə