Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə87/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   83   84   85   86   87   88   89   90   ...   113

 
231
Përshkrimi skematik i ndërtimit të gazit, lëngut, dhe substancës së ngurtë është dhënë në fig. 7.23 (shigjetat e 
dyfishta tregojnë se janë të mundshme kalime nga njëra gjendje agregate në tjetrën).
 
 
Nëse dëshirojmë të përfundojmë atë që deri tani e diskutuam, mund të themi se  
  edhe gazrat edhe lëngjet janë, sipas rregullit, të ndërtuara prej molekulave: në gazra molekulat janë 
praktikisht të lira, përderisa te lëngjet ekzistojnë tufa prej molekulave;  
  liria e lëvizjes është dukshëm më e madhe te molekulat e gazrave;  
  për dallim prej gazrave, lëngjet pothuaj se nuk e zvogëlojnë vëllimin e tyre nën veprimin e 
ndikimeve të jashtme; 
  liria e lëvizjes te substancat e ngurta është më e vogël. 
 
Trupat e ngurtë kanë ndërtim të rregullt  
Tufat e molekulave që i takojmë te lëngjet tregojnë rregullsi të caktuar të ndërtimit. Por kjo rregullshmëri 
mbaron në suaza të tufave dhe nuk vazhdon nëpër tërë lëngun. Kështu është edhe 
te disa trupa të ngurtë – qelqi, asfalti, rrëshirat etj. Trupat e ngurtë te të cilët 
rregullshmëria në ndërtimin e brendshëm është e kufizuar, quhen amorf*.  
Përkundër kësaj, te shumica e trupave rregullshmëria e ndërtimit vazhdon në 
gjitha kahjet. Ndërtimi i brendshëm ka ndikim në pamjen e jashtme të trupave të 
këtillë të ngurtë. Ato shpeshherë kanë formë të jashtme të rregullt, ndërsa edhe 
kur thyhen, pjesët përsëri kanë faqe të formave të rregullta. Për substancat e 
ngurta të këtilla themi se janë kristalore.  
                                                 
* Fjala amorfe në përkthim d.m.th. pa formë, thjeshtë ato që nuk kanë formë, nuk kanë formë të rregullt. 
 
Fig. 7.23. Ndërtimi i gazit,lëngut dhe substancës së ngurtë (përshkrim skematik) 
 
Fig. 7.24. Kristalet e 
kripës (të zmadhuara) 


 
232
Për askënd prej nesh kristalet nuk janë risi. Shikoje më me kujdes (nëse ke llupë, përdore atë!) “kokrrat” e 
kripës. Do të vëresh se ato janë me formë të jashtme të rregullt (fig. 7.24).  
Nëse gjen diku galenit (mineral të plumbit, PbS, fig. 7.25 a), merr një kristal dhe shtype atë. Ai do të thehet, por 
gjitha pjesët kanë formë të kubit, njëjtë si edhe kristali i mëparshëm. Arsyet për sjelljen e tillë të kristaleve të 
galenitit qëndrojnë në ndërtimin e tij të brendshëm (fig. 7.25 b).  
Pikërisht, në kristal, jonet Pb
2+
 dhe S
2–
 kanë pozicione saktësisht të përcaktuara.  
Ngjashëm është edhe me kristale tjera, për shembull, ato të diamantit (fig. 7.27 a), të arit (fig. 7.27 b), të 
bizmuthit (fig. 7.26 c) ose të klorurit të natriumit (fig. 7.11). Paralelepipedi i vogël i vizatuar (me vija të bardha 
në pjesën e djathtë të sipërme pjesë nga grupi i “topthave”) në fig. 7.26 c kufizon në pjesë të kristalit që quhet 
celulë elementare. 
Dhe, kështu,  në strukturën e trupave të ngurtë, njësitë ndërtuese kanë vendin saktësisht të përcaktuar të cilat ato 
mund ta lëshojnë (ose, nuk mund ta lëshojnë lehtë). Mirëpo, kjo nuk do të thotë se grimcat prej të cilave janë 
formuar trupat e ngur-
të janë të palëviz-
shme. Përkundrazi, 
edhe ato lëvizin, por 
lëvizjet janë të 
kufizuara në përjash-
time krejtësisht të 
vogla nga pozicioni 
ekuilibrues  (ato sikur 
të vibrojnë rreth këtyre 
pozicioneve). 
 
Domethënë, 
Te substancat kristalore rregullshmëria e ndërtimit vazhdon në gjitha kahjet, ndërsa kjo shpeshherë ka 
ndikim edhe në rregullshmërinë e pamjes së jashtme të tyre. 
   
  
 
 
 
                         a   
 
      b 
Fig. 7.25. Kristale të galenitit (a) dhe shpërndarja e joneve Pb
2+
 (topthat më të vegjël)  
dhe të joneve S
2–
 në strukturën e galenitit (b
   
   
 
                   a 
 
 
        b   
 
     c 
Fig. 7.26. Shpërndarja e atomeve nëstrukturën e diamantit (a), të arit (b) dhe të 
bizmuthit (c


 
233
Njësitë ndërtuese të kristaleve, përndryshe, mund të jenë atome (midis tyre të lidhura me lidhje kovalente), mund 
të jenë edhe molekula ose jone. Në varësi nga ajo çfarë është natyra e njësive ndërtuese, kristalet mund të jenë 
atomike (ose kovalente), molekulare ose jonike
Kristalet e elementeve që tregojnë veti metalike, si edhe të legurave bëjnë pjesë në grup të veçantë – në grupin e 
kristaleve metalike (shiko të themi, fig. 7.27). 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
disa raste, kur kristalet e metaleve rriten shpejtë, formohen kristale në formë të drurit të degëzuar. Kristalet e 
këtilla quhen dendrite (në fig. 7.28 a është treguar dendriti i zinkut metalik).  
Metalet nuk janë të vetmit që formojnë dendrite. Kristalet e borës, në realitet (fig. 7.28 b) janë, dendrite.  
 
 
 
  
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
    
 
         
a   
                b 
Fig. 7.27. Kristalet e metaleve të arit (a) dhe bizmuthit (b) 
  
 
           a                               b
 
Fig. 7.28. Dendriti i zinkut (a) dhe kristali i borës (b


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   83   84   85   86   87   88   89   90   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə