Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə79/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   75   76   77   78   79   80   81   82   ...   113

 
211
 
Siç vërehet, forma e orbitaleve s është sferike (topthore), ndërsa e orbitaleve p është tetëshe hapësinore (trupi që 
fitohet nëse figura në formë të tetëshes rrotullohet përgjatë boshtit).  
Mundësia e tretë për paraqitje grafike është orbitalja të paraqitet si katrorë (ose si drejtkëndësh) nën të ciin do të 
shkruhet shenja për atë orbitale. Nëse në orbitale ka elektron, kjo shënohet me shigjetë (

) në katrorë, nëse 
orbitalja është e zbraztë
*
,  i zbraztë do të jenë edhe katrori.  Shembull për paraqitje të tillë të orbitales 1s (të 
themi për atomin e hidrogjenit) është dhënë më poshtë:  
 
 
Shenja nën katrorë lexohet një–së–një, ku njësia e dytë tregon se në orbitale ka një elektron. Me këtë mënyrë të 
prezantimit të orbitaleve do të takohemi përsëri.  
Ekzistojnë edhe mundësi tjera, por ne më tutje shfrytëzojmë vetëm të parën dhe të tretën nga të 
sipërpërmendurat, thjeshtë  
Orbitalet do ti paraqesim ose me vizatimin e sipërfaqes kufitare ose, skematikisht, në formë të 
katrorëve. 
Ndërtimi i mbështjellësit elektronik  
Në atomin e hidrogjenit ka vetëm një elektron dhe ai mund të gjendet në njërën nga orbitalet që janë në 
dispozicion. Kur energjia është më e ultë që është e mundshme, elektroni gjendet në orbitalen 1s, ndërsa atomi 
është në gjendjen energjetike më stabile të tij.  
Në natyrë ka rregull të përgjithshme: 
Sa më e ultë është energjia e një atomi, aq më stabil është ai. 
Mirëpo, kur kalojmë kah elementet të cilat në mbështjellësin elektronik përmbajnë më tepër 
elektrone, parashtrohet pyetja si, në cilat orbitale, shpërndahen elektronet. Kur në një atom 
të këtillë që ka energji më të ultë të mundshme, a gjenden gjitha elektronet në orbitalen 1s
Përgjigja në këtë pyetje është –nuk do të gjenden nëse ka më shumë se dy!  
Pikërisht, ekziston një ligjshmëri e përgjithshme (ose, siç thuhet, parim) që e ka dhënë 
Pauli

 (fig. 7.7) e cila thotë se:  
                                                 
* Për orbitale p të zbraztë, shih më poshtë. 
† Volfgang Pauli [Pauli] (1900–1958). 
 
 
  
 
 
 
              b 
Fig. 7.6. Sipërfaqet kufitare të orbitaleve s (a) dhe të tri orbitaleve p (b) 

1s
 
1
 
 
Fig. 7.7. Volfgang 
Pauli 


 
212
në një atom nuk mund të ekzistojnë dy elektrone që kanë vlera të njëjta për të gjithë katër numrat 
kuantik. 
Siç pamë, orbitalja 1s i përgjigjet vlerës 1 për numrin kryesorë kuantik dhe vlerës zero për numrin kuantik të 
momentit orbital dhe momentit magnetik. Por, ekziston edhe një numër kuantik –spinor, për të cilin, pamë se, 
mund të kenë vlerat –½ dhe ½. Sipas asaj, në orbitalen 1s do të mund të gjindeshin vetëm dy elektrone për të 
cilat vlerat e numrave kuantik do të ishin:  
Në realitet, më së shumti dy elektrone mund të gjenden në secilën orbitale, pa marrë parasysh në atë se për 
çfarë kombinimi të numrit kuantik kryesorë, orbital dhe magnetik bëhet fjalë. Dy elektronet që kanë vlera të 
njëjta për nl dhe m
l
 do të  dallohen për nga vlera e numrit kuantik spinor,  njëri elektron do të kenë vlerën –½, 
ndërsa i dyti vlerën ½ për këtë numër kuantik. 
Siç vërehet, elektronet nuk janë, ashtu siç thuhetshumë të shoqërueshëm!  
Kur një orbitale përmban dy elektrone, themi se ajo është e plotësuar. Nëse në orbitale gjendet vetëm një 
elektron, orbitalja është gjysmë e plotësuar, ndërsa nëse në të nuk është i “vendosur” asnjë elektron, orbitalen e 
konsiderojmë të zbraztë. 
Elektronet që kanë vlera të njëjta për n,  l dhe m
l
,
 ndërsa dallohen sipas vlerës së m
s
  i quajmë elektrone të 
çiftëzuara. Dy elektrone të çiftëzuara zënë orbitale të njëjtë. Shpeshherë, duke folur për dy elektrone të 
çiftëzuara, e përdorim emrin çift elektronik.  
Domethënë,  
në një orbitale atomike mund të “vendosen” më së shumti dy elektrone, në të mund të gjendet vetëm një 
elektron, ndërsa mund të jenë edhe e zbraztë. 
Gjatë prezantimit grafik të orbitaleve me katrorë, orbitalja në të cilën ka dy elektrone të çiftëzuara (thjeshtë ka 
çift elektronik) shënohet në mënyrën si më poshtë:
 
 
  
Ku shenja nën katrorë
*
 tregon se në orbitalen 1s gjenden dy elektrone.  
Në këtë mënyrë pyetja se si shpërndahen elektronet është zgjidhur për heliumin në të cilin ekzistojnë vetëm dy 
elektrone. Por si do të jenë te elementet tjera, ato që përmbajnë më shumë elektrone?  
                                                 
* Ajo lexohet një–së–dy
 
n
 
l
 
m
l
 
m
s
 
Elektroni i parë 
 
1
 
0
 
0
 
–½
 
Elektroni i dytë 
 
1
 
0
 
0
 
½
 

1s
 
2
 


 
213
KONFIGURACIONI ELEKTRONIK  
Konfiguracioni elektronik  
Për përgjigjen e pyetjes së shtruar më lartë, nevojitet të dimë se 
çfarë është energjia që ju përgjigjet orbitaleve vijuese. Përafërsisht 
të paraqitura, energjitë e disa orbitaleve të para
*
, janë dhënë më 
poshtë në fig. 7.8. 
Kur ka më shumë orbitale të llojit të dhënë (për shembull, tri 
orbitale 2p), energjitë e këtyre orbitaleve janë praktikisht të njëjta. 
Sipas asaj, në gjendje të energjisë më të ultë të mundshme, 
elementet me Z = 3 dhe Z =4 (litiumi dhe beriliumi) do të kenë 
elektrone që gjenden në orbitalet 1s dhe në 2s, ndërsa elektroni i 
pestë te elementi i borit do të gjendet në njërën nga orbitalet  2p:  
 
 
 
 
Ndërsa më tutje? 
Edhe pse i zvogëlon problemet, parimi i Paulit nuk na ndihmon të shohim se si shpërndahen elektronet vijuese.  
Prej tij, të themi, nuk mund të shohim a do të gjendet elektroni vijues (te elementi karbonit) në orbitalen e njëjtë 
si edhe i pesti, ose do të “kalojë” në ndonjërën nga orbitalet tjera 2p, të cilat sipas diagramit të treguar në fig. 7.8, 
të gjitha praktikisht kanë energji të njëjtë? 
Për të gjetur përgjigjen e këtyre pyetjeve, na ndihmon një rregull (e dhënë nga Hund

) sipas të cilës  
Nëse ekzistojnë në disponim më tepër orbitale me energji të njëjtë, elektronet i plotësojnë ato ashtu që 
do të zënë (okupojnë) numër sa më të madh të tyre. 
                                                 
* Në këtë figure, energjia rritet nga poshtë lartë. Përndryshe, energjitë (posaçërisht të orbitaleve të cilat korrespondojnë me vlerat më të 
mëdha për n) varen edhe nga ajo sa është numri atomik i elementit.  
† Fridrih Hund [Hund] (1896–1997). Siç vëren njeriu ka jetuar 101 vite! 
 
 
                 
Fig. 7.8. Paraqitje skematike e energjive të 
elektronit që gjendet në disa nga orbitalet e 
para  
4
Be: 
 
3
Li: 
 



 






 







5
B: 
 
1s 
2 
2
Energjia
shtresa         nënshtresa


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   75   76   77   78   79   80   81   82   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə