Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc


SISTEMI PERIODIK DHE NDRYSHIMI I VETIVE TË



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə88/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   84   85   86   87   88   89   90   91   ...   113

 
234
 
7.3. SISTEMI PERIODIK DHE NDRYSHIMI I VETIVE TË 
ELEMENTEVE NË GRUPE DHE PERIODA  
 
 
SISTEMI PERIODIK I ELEMENTEVE 
Sistemi periodik dhe ndërtimi i atomit   
Për sistemin periodik të elementeve si mënyrë për klasifikimin e elementeve me siguri ke mësuar. Gjithsesi e di 
se meritat më të mëdha për zbulimin e këtij sistemi ka kimisti i famshëm rus Mendeleev
*
 
 
Mendeleev, krijuesi i sistemit periodik, nuk ka ditur për lidhjen midis strukturës së mbështjellësit elektronik dhe 
vetive kimike të elementeve. Dhe nuk ka mundur ta dinte – në kohën kur ai e kishte 
propozuar tabelën e tij të elementeve dhe kishte paraqitur ligjin periodik të vetive të 
elementeve, ende nuk është ditur asgjë për elektronet! Për aq edhe më gjenial ishte 
zbulimi i tij dhe më e madhe është merita e tij për shkencën.  
Kur sot e interpretojmë sistemin periodik, së pari do ti kushtojmë kujdes radhitjes së 
elementeve. 
Përkundër Mendeleev i cili besonte se radhitja e elementeve në sistemin periodik është 
e përcaktuar sipas masave atomike relative të tyre (atëherë janë quajtur pesha atomike), 
sot dihet se radhitja e elementeve bëhet në bazë të numrave atomik, thjeshtë numrit 
të protoneve në bërthamë. Me të vërtetë, masa atomike relative është, sipas rregullit, 
proporcionale me numrin atomik, por ekzistimi i izotopeve sjell deri te ajo që masat 
atomik mesatare të mos radhiten gjithnjë sipas rregullit. 
Domethënë: 
në sistemin periodik, elementet radhiten njëri pas tjetrit sipas radhës në bazë të cilës rritet numri 
atomik i tyre, përkatësisht numri i protoneve në bërthamë. 
                                                 
* Dmitrij Ivanoviç Mendeleev (1834–1907). Përndryshe përpjekje për klasifikimin e elementeve ka pasur edhe para. 
Me kujdes shiko tabelën e sistemit periodik që është dhënë në këtë tekst. Pastaj, shiko më lartë listën e dhënë me konfiguracionet elektronike 
të tetëmbëdhjetë elementeve të para. A të duket se ka ngjashmëri midis tyre? Nëse nuk gjen ngjashmëri midis tyre shiko përsëri!  
Nëse, gjatë krahasimit të tabelës të sistemit periodik me listën e konfiguracioneve elektronike ke vërejtur ngjashmërinë, të jesh i sigurtë se 
kjo ngjashmëri nuk është e rastësishme. Siç e di (thamë edhe më parë), sistemi periodik i elementeve paraqet mënyrën për klasifikimin e 
elementeve edhe atë sipas vetive të tyre kimike. Vetitë kimike varen kryesisht nga elektronet që marrin pjesë në lidhjet kimike, thjeshtë 
elektroneve valente.  
Qartë, duhet të ekzistojë lidhje midis ndërtimit të mbështjellësit elektronik dhe vetive kimike të elementeve!  
  
 
Fig. 7.29. D. I.     
Mendeleev
 


 
235
Konfiguracioni elektronik dhe grupet e sistemit priodik  
Siç ishte përmendur, ndarja në grupe të sistemit periodik është kryer sipas ngjashmërive të vetive kimike të cilat, 
janë në lidhje me elektronet valente – numrin e tyre, energjinë e tyre, a janë të çiftëzuara ato apo nuk janë etj. 
Kështu, gjitha elementet e grupit që shënohet si grupi 1 (shih fig. 7.30) kanë vetëm një elektron valentorë i cili 
gjendet në njërën nga orbitalet -s. Për elementet e këtyre dy grupeve themi se janë elemente -s. Nga një elektron 
kanë edhe elementet e grupit 11-të, por te ato valente janë edhe disa nga elektronet -d dhe për këtë arsye këto 
numërohen në elementet -d. Për arsye të njëjta në elemente -d numërohen edhe elementet e grupit 12-të.  
Elementet e grupit trembëdhjetë, katërmbëdhjetë, pesëmbëdhjetë, gjashtëmbëdhjetë dhe shtatëmbëdhjetë 
përmbajnë nga tre, katër, pesë, gjashtë dhe shtatë elektrone valente përkatësisht (nga dy prej tyre gjenden në 
orbtalen përkatëse -s, ndërsa të tjerat janë në orbitalet -p). Elementet e këtyre grupeve i  konsiderojmë si 
elemente -p. Në elementet -p i numërojmë edhe gazrat fisnike prej të cilave përmbajnë elektrone valente (përpos 
heliumit) të cilat gjenden në orbitalet -p tërësisht të plotësuara
*

Më në fund, elementet te të cilat elektronet valente gjenden në orbitalet -e formojnë grupin e elementeve -f (ato 
janë të elementet e ashtuquajtura aktinide dhe lantanide; (shih tabelën në faq. 251). 
çdo rast 
numri i elektroneve valente dhe lloji i orbitaleve në të cilat ato gjinden, janë të barabartë me numrin e 
grupit të sistemit periodik. 
Duhet të mbahet në mend se shënimi i grupeve që ishte përdorur më lartë nuk është mënyra e vetme që haset. 
Kështu, më herët grupet kanë qenë të shënuara me kombinim të numrave romak (prej I deri VIII) dha shkronjave 
latine A dhe B. Gjatë kësaj, grupet prej 13 deri 18 dikur janë konsideruar, ashtu të themi, grupe -A (IIIA, IVA 
etj.), ndonjëherë si grupe-B (IIIB, IVB etj.) dhe anasjellë.  
Këto mënyra të shënimit janë vjetruar dhe duhet të anashkalohen. Mu për këtë, në tabelat e sistemit priodik të 
dhëna në faq. 251 dhe në faq. 255 nuk ka shenja të tilla. 
Periodiciteti në disa veti fizike të elementeve  
Përskaj vetive kimike të cilat ndërrohen në mënyrë periodike si rezultat i ndërrimit periodik të ndërtimit të 
mbështjellësit elektronik, periodikisht ndërrohen edhe disa veti të atomeve të elementeve, të tjerat nënkuptohen 
për substancat e thjeshta të ndërtuara prej atomeve të këtilla.  
Më poshtë do të shqyrtohen vetëm disa nga vetitë e atomeve, veti në të cilat vërehet periodiciteti në ndërrimin e 
tyre.  
 
 
 
 
 
 
                                                 
* Me që sipas vetive kimike heliumi krejtësisht i ngjanë elementeve tjera fisnike, ai në sistem periodik është i vendosur së bashku me neonin, 
argonin, kriptonin, ksenonin dhe radonin. 


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   84   85   86   87   88   89   90   91   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə