Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə96/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   92   93   94   95   96   97   98   99   ...   113

 
254
Nga ana tjetër, ato relativisht lehtë përpunohen dhe prej tyre (ose legurave të tyre) 
mund të fitohen produkte të jetës së përditshme, duke përfshirë këtu edhe armët e 
rënda dhe të lehta, por edhe gjërave zbukuruese. Në kategorinë e fundit gjithsesi 
duhet të numërohen gjërat prej argjendit ose arit.  
Vetitë metalike (për shembull, përçueshmëria e mirë e elektricitetit dhe nxehtësisë) 
janë të shprehura te elementet -d. Si shembull për këtë, përçues më i mirë i 
elektricitetit dhe nxehtësisë prej metaleve është argjendi, pastaj bakri, pas tij vijon  
ari. Është lehtë të shihet se të tri metalet e numëruara ju takojnë elementeve d edhe 
atë të gjitha janë të grupit të njëjtë (njëmbëdhjetë). 
 
 
Elektronegativitetet e këtyre elementeve (fig. 7.51 a) janë, sipas rregullit, më të mëdha se ato të elementit alkalin 
ose alaklinotokësorë të periodës së njëjtë. 
Format stabile të substancave të thjeshta të formuara prej elementeve d (përpos atyre të grupit 12-të), kanë 
temperatura të larta të shkrirjes (më të larta se 900 C). Prej tyre, temperaturë më të lartë të shkrirjes ka volframi 
(3410 C). Përkundër kësaj, zhiva, në kushte të rëndomta, është e lëngët, ndërsa kadmiumi shkrihet në 
temperaturë rreth 320 
C. Në suaza të një periode, përndryshe, temperatura më të larta të shkrirjes kanë 
elementet e grupit 5-të ose të 6-të (shih fig. 7.51 b).  
Këshillë: Sikur edhe rëndomtë, vlerat numerike të temperaturave të shkrirjes të elementeve të posaçme nuk 
duhet të mbahen në mend  ato janë të dhëna vetëm për të dhënë paraqitje për atë se për çfarë vlera bëhet fjalë! 
Edhe figura 7.51 ka qëllimin e njëjtë. 
Elementet kalimtare lehtë formojnë legura njërat me tjerat, me metale të grupit të elementeve s, por edhe me 
jometale dhe me semimetale. 
Komponimet e shumicës së elementeve d janë të ngjyrosura.  
Domethënë, 
 gjitha elementet d bëjnë pjesë në metale, janë përçues të mirë (ose të shkëlqyeshëm) të elektricitetit dhe 
nxehtësisë, sipas rregullit mjaftë vështirë shkrihen;  
 komponimet e këtyre elementeve shpeshherë janë, të ngjyrosura. 
 
Fig. 7.50. Shigjetë e bronzit, 
parahistorike  
  
4 5
6 3
4
5
6
7
8
9 10
11 12
0
1
2
3
 
3 4 5 6 7
8 9 10 11 12
4
5
6
0
1000
2000
3000
4000
    
 
                                    a 
 
 
 
                                      b                                            
Fig.7.51. Vlerat e elektronegativitetit (a) dhe temperaturat e shkrirjes, të dhëna në kelvin (b) të elementeve kalimtare dhe të 
ashtuquajtura postkalimtare 


 
255
Përhapja dhe vetitë kimike  
Disa nga metalet kalimtare në natyrë gjenden të lira (në gjendje elementare), por më shpesh hynë në përbërjen e 
oksideve të ndryshme, sulfureve ose mineraleve tjera. Hekuri dhe titaniumi janë elemente të shpeshta, përderisa 
të tjerat janë më të rralla ose, krejtësisht të rralla. Elementi radioaktiv tehneciumi në natyrë nuk gjindet
*
. Në 
natyrë, prej elementeve d nuk gjenden elementet raderfordiumi, dubniumi, siborgiumi, boriumi, hasiumi, majt-
neriumi, darmshtatiumi, rentgeniumi dhe kopernikiumi. 
Vetitë kimike të elementeve - d të periodës së njëjtë shpesh herë janë shumë të ngjashme, edhe pse elementet i 
takojnë grupeve të ndryshme. Kështu, ekziston afërsi e madhe në vetitë e shumë komponimeve të llojit të dhënë 
të formuara prej Mn, Fe, Co dhe Ni (mjaftë spesh edhe të bakrit dhe zinkut) atëherë kur numri oksidues i 
elementit ka vlerën 
2. Për këtë kontribuojnë edhe vlerat e afërta të radiuseve jonike të joneve E
2

  të këtyre 
elementeve. Siç shihet, këto elemente sillen më ndryshe nga elementet s dhe p te të cilat elementet fqinje kanë 
veti krejtësisht të ndryshme. 
 Në suaza të një grupi, karakteristika më të shprehura metalike kanë elementet me më të madh. 
Shumë metale kalimtare treten në acide të holluara, por ekzistojnë e dhe të tilla që janë të patretshme në acide të 
cilat nuk veprojnë në mënyrë oksiduese. Ari është një prej këtyre metaleve: ai tretet vetëm në ujin mbretërorë 
(përzierje e acidit nitrik dhe acidit klorhidrik). Në ujin mbretërorë tretet edhe platina e cila, sikur edhe ari, 
konsiderohen si metale fisnike. Nga ana tjetër, disa metale që nuk marrin pjesë në metale fisnike, nën veprimin e 
acidit nitrik pasivizohen
Më shumë okside të elementeve - d janë amfoterne thjeshtë mund të treten edhe në acide edhe në baza. Sa më e 
madhe është vlera e numrit oksidues të metalit, sipas rregullit, më i shprehur është amfoteriteti i oksidit. 
Për shumicën e elementeve - d, karakteristik është formimi i komponimeve komplekse. Rol më të rëndësishëmnë 
formimin e komplekseve të elementeve - d kanë orbitalet e hibridizuara në formimin e të cilave marrin pjesë 
orbitalet - d.  
Mbaj në mend: 
 shpeshherë ekziston ngjashmëri e madhe në vetitë e elementeve – d  të serisë së njëjtë, ndërsa të 
grupeve të ndryshme;  
 komponimet në të cilat elementi - d ka vlerë të njëjtë të numrit oksidues janë mjete të forta oksiduese;  
 për këto elemente mjaftë karakteristike është formimi i komponimeve komplekse.  
 
 
 
 
 
 
 
                                                 
*
 Ai për herë të parë është përfituar rrugës artificiale në vit. 1937. edhe në emrin e këtij elementi qëndron fjala greke që d.m.th. artificial. 


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   92   93   94   95   96   97   98   99   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə