Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc


VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM I ELEMENTEVE f



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə97/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   93   94   95   96   97   98   99   100   ...   113

 
256
VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM I ELEMENTEVE f   
Vendi i elementeve f në sistemin periodik  
Nëse me kujdes i shikon tabelat e sistemit periodik që takohen më shpesh, do të vëresh se në periodën e gjashtë 
pas elementit të periodës së tretë (IIIA) elementi numri atomik i të cilit është 57 (ai është elementi - lantani), 
vijon, në grupin e katërt (IVA), elementi hafniumi numri atomik i të cilit është 72. Ngjashëm është edhe me 
periodën e shtatë. Këtu në grupin e tretë është i vendosur elementi aktiniumi (numri atomik i të cilit është 89), 
menjëherë pastaj, në grupin fqinjë, gjendet shenja për elementin raderfordium me numër atomik 104. 
Nga ana tjetër, jashtë tabelës (sipas rregullit nën atë) janë vendosur dy vargje të elementeve: njëri fillon me 
elementin cerium (Ce, numri atomik 58) dhe mbaron me elementin - luteciumi (Lu, numri atomik 71), ndërsa i 
dyti fillon me elementin - toriumi (Th, numri atomik 90) dhe mbaron me elementin - lorensiumi (Lr, numri 
atomik 103). Këto dy vargje rëndomtë janë të shënuara posaçërisht. Pranë të parit shkruan lantanoide (ose lanta-
nide), ndërsa pranë të dytit  aktinoide (ose aktinide)
*
. Kështu është vepruar (vetëm pa shenjat lantanoide dhe 
aktinoide) edhe në fig. 7.40, sikur edhe në figurat e ngjashme që ishin dhënë paraprakisht. 
 
 
Grupi i lantanoideve e përbëjnë elementet ceriumi (Ce), prazeodimiumi (Pr), neodimiumi (Nd), prometiumi (Pm), 
samariumi (Sm), evropiumi (Eu), gadoliniumi (Gd), terbiumi (Tb), disproziumi (Dy), holmiumi (Ho), erbiumi 
(Er), tuliumi (Tm), iterbiumi (Yb) dhe luteciumi (Lu). Është mirë që këto elemente të njihen (të themi, simboli 
kimik të mundet të lidhet me emrin e elementit), për to të ishte dëgjuar, dhe ato nuk është patjetër të mësohen 
përmendësh.    
 
Fig. 7.52. Vendi i elementeve - f  në sistemin periodik 
 
                                                 
*
 
Sipas rekomandimeve të Unionit ndërkombëtarë për kimi të pastër dhe të aplikuar (IUPAC), për rrespektimin e emrave të theksuar. Emrat 
lantanide ose aktinide kanë forma si halogjenur   dhe tjera të ngjashme, thjeshtë i ngjajnë emrave të kripërave të cilatpërmbajnë anione 
njëatomike. Në këtë tekst do të prdoren sipas rregullave termat lantanoid dhe aktinoid, edhe pse ato të tjerat (lantanid, përkatësisht aktinid
tani kanë përfituar të drejtën e tyre, ashtu të themi, të përdorimit të tyre. 
 
  1 
2    3 






10
11
12
13
14
15
16
17  18 

                           
           

                           
           

                           
           

                           
           

                           
           

                     
      
   
           

                           
           
 
                           
           
 
       
 
Ce  Pr  Nd Pm Sm Eu Gd Tb  Dy Ho  Er Tm Yb  Lu   
 
 
       
 
Th  Pa  U  Np  Pu Am Cm Bk  Cf  Es Fm Md No  Lr 
   
 
                                       
 


 
257
Mirëpo, ekzistojnë edhe tabela tjera të sistemit periodik. Te ato, në grupin e tretë të periodës së gjashtë dhe të 
shtatë ka jo nga një por nga pesëmbëdhjetë elemente.  
Pse veprohet në dy mënyra të ndryshme? 
Në realitet, për përdorimin e njërës dhe tjetrës mënyrë ekzistojnë arsye të mira. 
Duke vepruar në mënyrën e parë, qartë tregohet se lantanidet dhe aktiniket kanë shumë veti të përbashkëta që 
dalin nga mënyra në të cilën, qartë tregohet se lantanoidet dhe aktinoidet kanë veti shumë të përbashkëta të cilat 
rrjedhin nga mënyra në të cilën, gjatë rritjes së Z, plotësohen orbitalet atomike. Edhe në rastin e parë edhe të 
dytë, pikërisht, kryesisht ndërrohet numri i elektroneve në orbitalet (- 2)f  (4f  te lantanoidet dhe 5f  te aktino-
idet), edhe pse nuk shkon krejt sipas rregullshmërisë
*

Përkundër kësaj, përcaktimi i tillë në pajtueshmëri me rritjen e Z (e dyta nga dy mënyrat e përmendura) është 
logjike vetë vetiu dhe nuk kërkon sqarime plotësuese. Në rast të tllë, gjitha elementet, janë të radhitura në tabelë 
sipas vlerave të numrave atomik.  
Si do qoftë, 
vendi i elementeve -  f  është në grupin e tretë, pavarësisht nga pamja e tabelës së sistemit periodik. 
Përhapja në natyrë dhe vetitë fizike  
Në natyrë elementet – gjenden relativisht rrallë

 ose fare nuk gjenden (janë të fituara rrugës artificiale

). Edhe 
ato elemente që gjenden në natyrë nuk paraqiten si të lira, por vetëm në formë të mineraleve. Burimi kryesorë 
për shumicën e elementeve f  është e ashtuquajtura rëra e monacit-it në të cilën ato gjenden në formë të fosfateve 
(minerali i pastër monacit-i është fosfat ceriumi, CePO
4
). Ekzistojnë edhe minerale tjera që përmbajnë lantanoi-
de, përkatësisht aktinoide. Kështu, minerali më i rëndësishëm për përfitimin e uranit është uraniniti (nganjëherë 
quhet edhe pehblenda)
*
, përbërja e të cilit përafërsisht mund të shprehet me formulën U(UO
4
)
2

                                                 
* Kështu, atomet e shumicës së lantanoideve kanë nga dy elektrone në orbitalen 6s dhe nuk përmbajnë elektrone në orbitalet 5d. Mirëpo, te 
vetë lantani (por edhe  te elementet gadoliniumi dhe luteciumi) atomet përmbajnë nga një elektron 5d, përskaj dy elektroneve 6s që 
nënkuptohet se manifestohet edhe në numrin e elektroneve f. Situata është edhe më e komplikuar te aktinoidet. 

  Nuk është e rastësishmee që emri i përbashkët i elementeve Sc, Y, La dhe të lantanoideve është metalet e tokave të rralla ose, shkurtë 
tokave. 
‡ Elementet e fituara artificialisht janë prometiumi prej lantanoideve dhe gjitha elementet duke filluar me neptuniumin dhe duke mbaruar me 
lorensiuminthjeshtë gjitha aktinoidet përpos aktiniumit, toriumit, protaktiniumit dhe uraniumit. 
 
Fig. 7.53. Radiuset jonike (në pikometër) të joneve E
3+
 të elementeve f  nga perioda e gjashtë  


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   93   94   95   96   97   98   99   100   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə