Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə98/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   94   95   96   97   98   99   100   101   ...   113

 
258
Gjitha elementet - f  janë metale me ngjyrë të bardhë si të argjendit. Disa prej tyre në ajr errësohen sepse 
mbulohen me shtresë okside. Marrë në përgjithësi, në ajr lantanoidet janë mjaftë të qëndrueshme, por nëse janë 
mirë të imtësuara mund të bëhen edhe  piroforike. Oksidet e lantanoideve janë vështirë të tretshme.  
Prometiumi dhe gjitha aktinoidet janë radioaktive
Radiuset atomike të lantanoideve, si edhe radiuset e joneve të tyre E
3+
 (fig. 7.53) midis tyre janë të afërta, duke 
rënë (me mjaftë rregullshmëri) prej La kah Lu, me atë që europiumi ka radius jonik dukshëm më të madh (dhe 
jonik) se elementet tjera - f
 
Europiumi tregon shmangie nga sjellja, te elementet tjera - f edhe në temperaturën e shkrirjes (më të ultë se ajo e 
fqinjëve dhe pothuaj se më të ultë se gjitha) siç shihet në fig. 7.42. Temperaturë dukshëm më të ultë të shkrirjes 
pre fqinjëve të tij ka edhe iterbiumi. 
 
Vlerat e elektronegativiteteve të lantanoideve janë mjaftë të vogla (rreth 1,1  1,2), ashtu që për to është 
karakteristike formimi i komponimeve jonike  (fig. 7.55). Sipas vlerës së tij të elektronegativitetit, prej fqinjëve 
të tij përsëri përjashtim bënë iterbiumi dhe, posaçërisht, europiumi. 
 
                                                                                                                                                         
* Nga mbetjet e xeheve që kanë përmbajtur uraniniti, Marija Sklodovska–Kiri ka ndarë poloniumin (në vit. 1898) (ai është element p) dhe 
radiumin (i cili, pamë se, bënë pjesë në elementet - s). 
 
Fig. 7.54. Temperaturat e shkrirjes (të shprehura në kelvin) për elementet f  të periodës së gjashtë  
 
Fig. 7.55. Elektronegativitetet (sipas Poling-ut) të elementeve - f  të periodës së gjashtë  


 
259
Mbaj në mend, 
   elementet - f  në natyrë takohen rrallë ose aspak nuk gjenden (janë përfituar rrugës artificiale);  
  elementet - f  janë metale për të cilat është karakteristike formimi i komponimeve jonike;  
  aktinoidet dhe  prometiumi janë radioaktive.  
Vetitë kimike, komponimet dhe përdorimi   
Për gjitha lantanoidet është karakteristike vlera 3 e numrave oksidues, por për ceriumin është karakteristike vlera 
4 (edhe më e shpeshtë), ndërsa për europiumin (edhe për iterbiumin) 2. Te shumica e lantanoideve mund të 
takohen vlerat 1, 2 dhe 4, por ato nuk janë karakteristike, ndërsa komponimet përkatëse janë më shumë ose 
më pak jostabile
Te aktinoidet situata është më e ndërlikuar. Në të vërtetë, për aktiniumin, vlera e tij karakteristike për numrin 
oksidues është 3, por te toriumi dhe te plutoniumi vlera karakteristike për numrin oksidues është 4, te protakti-
niumi dhe neptuniumi vlera karakteristike është 5, ndërsa te uraniumi vlera karakteristike është 6 për numrin 
oksidues. 
Lantanoidet reagojnë me ujin, duke dhënë hidrokside vështirë të tretshme dhe duke liruar hidrogjenin: 
2Sm(s)  6H
2
O(l)  2Sm(OH)

(s)  3H

(g) 
Drejtpërdrejtë reagojnë edhe me elementet halogjene, si edhe me oksigjenin dhe jometale tjera. 
Përdorim praktik kanë kryesisht komponimet e ceriumit (për shembull, në kiminë analitike). Legurat e ceriumit 
me hekurin hyjnë në përbërjen e gurëve të shkrepsave. 
Prej  aktinoideve më të rëndësishme janë toriumi dhe uraniumi. Plutoniumi i përfituar artificiaisht si lëndë 
bërthamore (nukleare) përdoret së lëndë bërthamore (në reaktorët bërthamorë dhe në bombat atomike).    
Si lëndë nukleare (bërthamore) përdoret edhe uraniumi, më saktë thënë – uraniumi i pasuruar me  nukleidin 
235
U. 
Pas ndarjes së 
235
U mbetet i ashtuquajturi  uraniumi  i varfër i cili përdoret për  “përmirësimin” e vetive të 
bombave dhe raketave. Uraniumi i varfëruar është radioaktiv dhe paraqet (vetë ai dhe produktet që formohen 
gjatë eksplodimit të bombave dhe raketave) rrezik mjaft serioz dhe afatgjatë për shëndetin e njerëzve. Edhe 
përskaj asaj, bombat përparojnë së prodhuari me uranium të varfëruar, dhe janë përdorur gjatë luftërave. 
Për toriumin, siç thamë, janë të shpeshta komponimet në të cilat haset joni  Th
4+
, përderisa për uraniumin janë 
karakteristike komponimet në të cilat paraqitet grupacioni UO
2
2

 
[emri sistematik për atë do të ishte dioksourani-
umi(VI), por ai më shpesh quhet uranil].  
Kështu, 
 për shumicën e elementeve - f  vlera karakteristike e numrit oksidues është 3, ndërsa për shkak të 
vlerave të ulëta të elektronegativiteteve, komponimet më shpesh janë jonike;  
 për lantanoide të posaçme dhe aktinoide karakteristike mund të jenë edhe vlera tjera të numrave 
oksidues. 
 
 


 
260
 
A KUPTOVE? A MËSOVE? 
 
1. 
Modeli atomik i Bor-it është ai me të cilin je takuar gjatë mësimeve të para të kimisë. Cilat janë 
karakteristikat themelore të këtij modeli? 
2. 
Çfarë është dallimi (nëse ekziston) midis orbitës në modelin e Bor-it dhe  orbitales në modelin kuanto-
mekanik? 
3. 
Çka ka dëshiruar të thotë autori në këtë tekst kur ka pohuar (faq. 223) se elektronet nuk janë të 
shoqërueshme? 
4. 
A ka pasur të drejtë një nxënës kur ka shkruar se atomi përbëhet prej bërthamës, citoplazmës dhe 
protoplazmës? Nëse mendon se nuk ka pasur të drejtë, si është dashur të përgjigjet pyetjes për pjesët 
themelore të atomeve? 
5. 
A e konsideron të vërtetë pohimin se në përbërjen e çdo bërthame hyjnë protonet? Ndërsa pohimi se në 
përbërjen e çdo bërthame hyjnë neutronet?  Këshillë: Krahaso vlerat për numrat atomik dhe masat 
atomike relative në tabelën faq. 231. 
6. 
Cili element ka atome më të lehta? A mund të thuhet se cili element ka atome më të rënda? Pse? 
7. 
A ka ndonjë lidhje midis valencës dhe elektroneve valente
8. 
Ndoshta ke përfunduar se, siç vërehet nga figurat e këtij teksti, atomet janë toptha? A janë me të 
vërtetë, atomet toptha?   
9. 
A do të kesh të drejtë nëse thua: “Nuk ekzistojnë dy elektrone ku elektronet do ti kanë të njëjtë 
gjithë katër numrat kuantik.”
10. 
Në një orbitale 1s mund të kenë më shumë dy elektrone? Ndërsa në një orbitale 3s
11. 
A është më e besueshme se ekziston vetëm një izotop i elementit të dhënë nëse masa atomike relative 
ka vlerën e afët me numër të plotë ose nëse kjo nuk është rast? Pse konsideron kështu? 
12. 
A bartin atomet që kanë vlera të mëdha të elektronegativiteteve ngarkesë të madhe elektrike? 
13. 
A ekziston ndonjë rregullshmëri në mënyrën e plotësimit të orbitaleve atomike? Nëse mendon se 
ekziston, mundohu të japësh formulim të plotë dhe real për rregullshmërinë. Nëse je i sigurt se nuk ka 
rregullshmëri, mos e merr parasysh fjalinë paraprake. 
14. 
Konfiguracioni elektronik i një atomi mund të paraqitet me katrorë dhe shigjeta në to. A mund të mos 
kenë shigjeta në ndonjë katrorë?   
15. 
A ekziston ndonjë rregullshmëri (“trend”) në ndryshimin e radiuseve atomike me  e numrit atomik? 
16. 
Prej nga rrjedh emri semimetal për disa nga elementet në sistemin periodik? A e di se cilat elemente i 
numërojmë në semimetale? 
17. 
Çfarë është, dallimi midis 

H
dhe 

H
gjatë përdorimit të formulave të Luisit? 
18. 
Sa orbitale hibride do të fitohen nëse hibridizohet një orbitale atomike e tipit s dhe dy orbitale të tipit p
Si shënohet ky lloj i hibridizimit? 
19. 
A mund të marrin pjesë elektronet që gjenden në orbitalet jolidhëse në formimin e lidhjeve kimike? A 
nuk është kjo në kundërshtim me emrin e orbitaleve të tilla? 


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   94   95   96   97   98   99   100   101   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə