Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə95/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   91   92   93   94   95   96   97   98   ...   113

 
251
I mundshëm është edhe kompromisi - lidhja kovalente  
As dhënia, e as pranimi i elektroneve nuk janë procese që mund të rrjedhin pavarësisht. Që një atom të japin një 
ose më shumë elektrone, në afërsi të tij duhet të gjendet atomi tjetër i cili do ti pranojë elektronet.  
 
Ngjashëm është edhe me pranimin e elektroneve: 
që të jenë kjo e mundshme, duhet të kenë atome 
që do të mund ti japin elektronet e tyre. Cilat 
atome do të japin, ndërsa cilat do të pranojnë 
elektrone do të varet nga ajo se sa lehtë (ose sa 
vështirë) ato japin elektrone. Masë për këtë, ose 
prirja për elektronin është vlera e elektro-
negativitetit
*
 (fig. 7.47). 
Kur elementet p  lidhen me metale, thjeshtë me 
elemente me vlera të vogla të elektro-
negativiteteve, formohen komponime jonike. 
Përkundër kësaj, nëse dallimet në elektro-
negativitete janë të vogla, lidhja është kovalente. 
Kështu, oksidet e metaleve janë komponime 
jonike, por lidhja te oksidet e elementeve 
halogjene nuk është jonike por kovalente! Lidhja 
kovalente është një lloj kompromisi midis 
tendencës për pranim dhe dorëzim të elektroneve. 
Sipas asaj, 
për elementet e grupeve 15, 16 dhe 17 është i mundshëm edhe formimi i anioneve njëatomike (aq më 
tepër, në suaza të një grupi, elementi gjendet më lartë ose, gjendet më djathtas), por edhe formimin e 
komponimeve kovalente. 
Për semimetalet (gysmëmetalet), më tepër se për metalet dhe jometalet, formimi i komponimeve  kovelente është 
karakteristik. 
 
 
 
 
 
 
                                                 
* Në realitet, do të ndikojnë edhe faktorë tjerë. 
13
15
17
6
5
4
3
2
0
1
2
3
4
 
Fig. 7.47. Elektronegativiteti i elementeve p (numrat në anën e 
përparme të bazës i shënojnë periodat, ndërsa ato djathtë i 
shënojnë grupet) 


 
252
  ELEMENTET d 
Vendi i elementeve d në sistemin periodik  
Siç kemi vërejtur, elementet s zënë anën e majtë të sistemit periodik, ndërsa elementet p  anën e djathtë të tabelës 
së sistemit periodik (e paraqitur në formën që është aplikuar në këtë tekst). Ato janë elemente që ju takojnë 
grupeve 1, 2, 13, 14, 15, 16, 17 dhe 18. prandaj, elementet d  duhet

të vendosen në grupet tjera të mbetura  ato 
që mbajnë numrat 3 deri, përfundimisht, 12 (fig. 7.48).  
Duhet vërejtur se në rastin e shpeshtë të periodës së gjashtë dhe të shtatë, grupi i tretë përmban më shumë se një 
element (madje pesëmbëdhjetë), ato (përpos La dhe Ac) nuk bëjnë pjesë në elementet d por, siç do  të shohim, në 
elemente f (së andejmi grafikimi i katrorëve përkasë në fig. 7.48). 
 
Fig. 7.48. Vendi i elementeve d në sistemin periodik (fakti se në grupin e tretë, në periodën e gjashtë dhe të shtatë, bëjnë 
pjesë edhe elementet f me hijëzim. 
 
Marrë hollësisht, për një element ta konsiderojmë  për element d, është e nevojshme ai të përmban orbitale (
1)d jo tërësisht të plotësuara

 dhe një ose dy elektrone në orbitalen ns. Gjatë kësaj, orbitalet d jotërësisht të 
plotësuara mund të kenë, atëherë kur elementi formon substancë të thjeshtë ose kur gjendet në ndonjë 
komponim

.  
Duke shkuar prej një elementi d kah fqiu, më shpesh ndërrohet numri i elektroneve d, ndërsa numri i elektroneve 
valente s dhe p nuk ndryshon. 
                                                 
*
 Lexohet elemente –d
† Numri n e shënon numrin e periodës të cilës i ka takuar elementi i dhënë. 
‡ Atomet e elementit paladium nuk kanë asnjë elektron në orbitalet e tyre ns (në këtë rast ato janë 5s). Te elementet e grupit të 11-të (Cu, Ag, 
Au), orbitalet (- 1)d janë tërësisht të plotësuara kur gjinden ato në formë të substancave të thjeshta, por janë vetëm pjesërisht të plotësuara 
në jonet e tyre. Kjo është vetëm informatë që nuk është patjetër të mbahet në mend. 
 
  1 
2    3 






10
11
12
13
14
15
16
17  18 
 
             
 

             
 

             
 

             
 

             
 

             
 

             
 

             
 
 
             
 
 
               
 
 
               
 


 
253
Për këtë arsye mund të konsiderohet një lloj kalimi prej elementeve s kah elementet  p, elementet
*
  d quhen 
elemente kalimtare
Elementet e grupit të 12-të (Zn, Cd dhe Hg) edhe kur formojnë substanca të thjeshta dhe kur hyjnë në përbërjen e 
substancave si jone, kanë orbitale  (n  1)d tërësisht të plotësuara. Mirëpo, me ato të  elementeve  d, sa që ato 
mësohen bashkë me elementet d. Nganjëherë elementet e grupit të 12-të quhen elemente postkalimtare (në 
përkthim  paskalimtare ose prapakalimtare). Ne do ti ikim përdorimit të këtij termi. 
Elementet që i numërojmë në elemente d janë të vendosura në periodën e katërt, pestë, gjashtë dhe të shtatë të 
sistemit periodik. Shpeshherë elementet d të periodës së katërt quhen seria e parë e metaleve kalimtare, ato të 
periodës së pestë seria e dytë etj. 
 
Me kujdes shiko ndonjë tabelë të sistemit periodik në të cilën është dhënë konfiguracioni elektronik i elementeve.  
Në të zgjedh elementet që konsideron se mund të jenë elemente d edhe më tutje kusho vëmendjen vetën atyre. 
Te këto elemente kujdes të posaçëm kushtoi numrit të elektroneve në shtresën e fundit (n-të), si edhe asaj që i paraprinë.  
Vërej se sa elemente të atij grupi kanë nga dy elektrone s, dhe sa nga një. 
A ka me të vërtetë më shumë elemente që përmbajnë nga dy, se sa të tilla që kanë nga një elektron ns
Nga ajo që ishte thënë mund të përfundohet se  
për elemente d do ti konsiderojmë ato që gjenden në periodën e katërt, pestë, gjashtë dhe të shtatë dhe 
në grupet prej të 3 deri 12 (me përjashtim të elementeve f të cilat gjenden në grupin e tretë të periodës 
së gjashtë dhe të shtatë). 
Vetitë fizike  
Gjitha elementet d ju takojnë metaleve. Në realitet, shumica e metaleve që kanë qenë të njohura nga kohërat e 
lashta (me përjashtim të plumbit dhe kallajit) bëjnë pjesë në elementet -d. Kështu, elemente d janë hekuri, bakri, 
argjendi, ari dhe zhiva  metale që kanë qenë të njohura prej më herët.  
Kuptohet, ka arsye të mira se pse këto metale kanë qenë të njohura aq herët. Nga njëra anë, ato ose gjenden në 
natyrë si të lira ose përfitohen lehtë (si zhiva nga cinobariti – sulfuri i zhivës(II)).  
                                                 
* Bashkarisht me elementet f të cilat janë të vendosura në grupin e trembëdhjetë të sistemit periodik (edhe pse shpesh herë në tabelat e 
sistemit periodik, elementet f jipen jashtë tabelës). Për elementet f do të mësojmë më vonë. 
   
  
  
 
Fig.7.49. Bakri i lirë (majtë), hekuri i lirë (në mes) dhe cinobariti (djathtë)
  
 


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   91   92   93   94   95   96   97   98   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə