256
VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM I ELEMENTEVE f
Vendi i elementeve f në sistemin periodik
Nëse me kujdes i shikon tabelat e sistemit periodik që takohen më shpesh, do të vëresh se në periodën e gjashtë
pas elementit të periodës së tretë (IIIA) elementi numri atomik i të cilit është
57 (ai është elementi - lantani),
vijon, në grupin e katërt (IVA), elementi hafniumi numri atomik i të cilit është
72. Ngjashëm është edhe me
periodën e shtatë. Këtu në grupin e tretë është i vendosur elementi aktiniumi (numri atomik i të cilit është 89),
menjëherë pastaj, në grupin fqinjë, gjendet shenja për elementin raderfordium me numër atomik 104.
Nga ana tjetër,
jashtë tabelës (sipas rregullit nën atë) janë vendosur dy vargje të elementeve: njëri fillon me
elementin cerium (Ce, numri atomik 58) dhe mbaron me elementin - luteciumi (Lu, numri atomik 71), ndërsa i
dyti fillon me elementin - toriumi (Th, numri atomik 90) dhe mbaron me elementin - lorensiumi (Lr, numri
atomik 103). Këto dy vargje rëndomtë janë të shënuara posaçërisht. Pranë të parit shkruan
lantanoide (ose lanta-
nide), ndërsa pranë të dytit
aktinoide (ose aktinide)
*
. Kështu është vepruar (vetëm pa shenjat
lantanoide dhe
aktinoide) edhe në fig. 7.40, sikur edhe në figurat e ngjashme që ishin dhënë paraprakisht.
Grupi i lantanoideve e përbëjnë elementet
ceriumi (Ce),
prazeodimiumi (Pr),
neodimiumi (Nd),
prometiumi (Pm),
samariumi (Sm),
evropiumi (Eu),
gadoliniumi (Gd),
terbiumi (Tb),
disproziumi (Dy),
holmiumi (Ho),
erbiumi
(Er),
tuliumi (Tm),
iterbiumi (Yb) dhe
luteciumi (Lu). Është mirë që këto elemente të njihen (të themi,
simboli
kimik të mundet të lidhet me emrin e elementit), për to të ishte dëgjuar, dhe ato nuk është patjetër të mësohen
përmendësh.
Fig. 7.52. Vendi i elementeve -
f në sistemin periodik
*
Sipas rekomandimeve të Unionit ndërkombëtarë për kimi të pastër dhe të aplikuar (IUPAC), për rrespektimin e emrave të theksuar. Emrat
lantanide ose
aktinide kanë forma si
halogjenur dhe tjera të ngjashme, thjeshtë i ngjajnë emrave të kripërave të cilatpërmbajnë anione
njëatomike. Në këtë tekst do të prdoren
sipas rregullave termat lantanoid dhe
aktinoid, edhe pse ato të tjerat (
lantanid, përkatësisht
aktinid)
tani kanë përfituar të drejtën e tyre, ashtu të themi, të përdorimit të tyre
.
1
2 3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17 18
1
2
3
4
5
6
7
Ce Pr Nd Pm Sm Eu Gd Tb Dy Ho Er Tm Yb Lu
Th Pa U Np Pu Am Cm Bk Cf Es Fm Md No Lr
257
Mirëpo, ekzistojnë edhe tabela tjera të sistemit periodik. Te ato, në grupin e tretë të periodës së gjashtë dhe të
shtatë ka jo nga një por nga pesëmbëdhjetë elemente.
Pse veprohet në dy mënyra të ndryshme?
Në realitet, për përdorimin e njërës dhe tjetrës mënyrë ekzistojnë arsye të mira.
Duke vepruar në mënyrën e parë, qartë tregohet se lantanidet dhe aktiniket kanë shumë veti të përbashkëta që
dalin nga mënyra në të cilën, qartë tregohet se lantanoidet dhe aktinoidet kanë veti shumë të përbashkëta të cilat
rrjedhin nga mënyra në të cilën, gjatë rritjes së
Z, plotësohen orbitalet atomike. Edhe në rastin e parë edhe të
dytë, pikërisht, kryesisht ndërrohet numri i elektroneve në orbitalet (
n - 2)
f (4
f te lantanoidet dhe 5
f te aktino-
idet), edhe pse nuk shkon krejt sipas rregullshmërisë
*
.
Përkundër kësaj, përcaktimi i tillë në pajtueshmëri me rritjen e
Z (e dyta nga dy mënyrat e përmendura) është
logjike vetë vetiu dhe nuk kërkon sqarime plotësuese. Në rast të tllë, gjitha elementet, janë të radhitura në tabelë
sipas vlerave të numrave atomik.
Si do qoftë,
vendi i elementeve - f është në grupin e tretë, pavarësisht nga pamja e tabelës së sistemit periodik.
Përhapja në natyrë dhe vetitë fizike
Në natyrë elementet –
f gjenden relativisht rrallë
†
ose fare nuk gjenden (janë të fituara rrugës artificiale
‡
). Edhe
ato elemente që gjenden në natyrë nuk paraqiten si të lira, por vetëm në formë të mineraleve. Burimi kryesorë
për shumicën e elementeve
f është e ashtuquajtura rëra e
monacit-it në të cilën ato gjenden në formë të fosfateve
(minerali i pastër
monacit-i është fosfat ceriumi, CePO
4
). Ekzistojnë edhe minerale tjera që përmbajnë lantanoi-
de, përkatësisht aktinoide. Kështu, minerali më i rëndësishëm për përfitimin e uranit është
uraniniti (nganjëherë
quhet edhe
pehblenda)
*
, përbërja e të cilit përafërsisht mund të shprehet me formulën U(UO
4
)
2
.
* Kështu, atomet e shumicës së lantanoideve kanë nga dy elektrone në orbitalen 6
s dhe nuk përmbajnë elektrone në orbitalet 5
d. Mirëpo, te
vetë lantani (por edhe te elementet gadoliniumi dhe luteciumi) atomet përmbajnë nga një elektron 5
d, përskaj dy elektroneve 6
s që
nënkuptohet se manifestohet edhe në numrin e elektroneve
f. Situata është edhe më e komplikuar te aktinoidet.
†
Nuk është e rastësishmee që emri i përbashkët i elementeve Sc, Y, La dhe të lantanoideve është metalet e tokave të
rralla ose, shkurtë
tokave.
‡ Elementet e fituara artificialisht janë prometiumi prej lantanoideve dhe gjitha elementet duke filluar me
neptuniumin dhe duke mbaruar me
lorensiumin
, thjeshtë gjitha aktinoidet përpos aktiniumit, toriumit, protaktiniumit dhe uraniumit.
Fig. 7.53. Radiuset jonike (në pikometër) të joneve E
3+
të elementeve
f nga perioda e gjashtë