Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə100/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   96   97   98   99   100   101   102   103   ...   113

 
268
Në laborator duhet të kenë aparate kundër zjarreve dhe sënduk me rërë (për shuarjen e zjarreve të vogla të 
shkaktuara prej substancave që nuk mund të shuhen e ujë). 
Hapësira duhet të kenë ventilacion (ajrosje) të mirë, ndërsa për punë me 
eksperimente në të cilët mund të lirohen gazra të dëmshme dhe të 
pakëndshme duhet pasur digestor (hapësirë që mund të mbyllet me derë 
lëvizëse, në të cilën ka ventilacion shumë të mirë). 
Në laborator nuk guxon të qëndrojë veshja e përditshme e nxënësve e cila, 
përkundër asaj, duhet të lihet jashtë laboratorit, më mirë në vitrinën e 
mbyllur në të cilin nxënësit do ti lënin gjëat tjera që nuk ju nevojiten gjatë 
punës. 
Gjatë punës në laborator, nxënësit janë të obliguar të mbajnë mantilat 
laboratorik me të cilët do ti mbrojnë rrobat e tyre, ndërsa në sy të kenë syzet 
mbrojtëse (fig. L3). Sipas rregullit, mantilat laboratorik duhet të jenë të 
bardhë, e jo si në fig. L16 b
Nxënësit që punojnë në laborator duhet të jenë shumë të disiplinuar dhe të 
përgatitur për punë (nuk guxojnë të jenë të padisiplinuar) sepse kjo është e 
domosdosme për sigurinë e tyre. 
Gjatë përdorimit të shishes me kemikate, mbyllësja nuk guxon të lihet në masën laboratorike, por të mbahet në 
duar (në mënyrën që nuk do të sjell deri te dëmtimi i lëkurës) e cila duhet të kthehet ë shishe menjëherë pasi nuk 
kemi nevojë për shishen. 
Shishet  në polisa (posaçërisht ato që i shfrytëzojnë më tepër nxënës) duhet të jenë të vendosura dhe renditura 
gjithnjë në mënyrën e përcaktuar paraprakisht. Kjo është e nevojshme që shishja e kërkuar menjëherë të gjindet, 
pa humbur kohë për këtë. 
 
 
 
  
  
  
  
  
 
              a                             b                                c                              ç                             d                              e     
Fig. L2.  Shenjat për paralajmërim: a – rrezik; b – ndizet; c – mjet oksidues; ç - substancë korrozive; d – substancë 
eksplozive; e– helm
 
 
Fig. L3. Mantili laboratorik i 
domosdoshëm edhe syzet mbrojtëse  


 
269
MASAT E KUJDESIT NË LABORATOR  
 
Masat e përgjithshme të kujdesit  
Kimia është shkencë tërheqëse, ndërsa puna në laboratorin kimik 
(edhe ajo në shkolla) duhet të paraqesë kënaqësi.  
Mirëpo, që të jetë kështu, nxënësi duhet të jetë i kujdesshëm, të 
dijë për masat e kujdesit dhe ato masa ti respektojë. Në të 
kundërtën, mund të ndodhë puna në laborator ti ngjajë asaj të 
treguar në fig. L4. 
Për nxënësin të mund të jenë i kujdesshëm, nxënësi prej më parë 
duhet të dijë se çka punon dhe si do ta bëjë atë.  
Përskaj asaj, nxënësi duhet: 
o  të jenë i fjetur (i ngopur me gjumë) dhe i përgatitur fizikisht 
për punë; 
o  të jenë i koncentruar në detyrat e tij laboratorike
o  të mos bjerë nën ndikimin e të tjerëve dhe të jenë i interesuar; 
o  asnjëherë të mos provojë shijen e substancave duke i provuar; 
o  nëse do të marrë erë të ndonjë substance, atë e bën si në fig. L5 a (duke sjellë dorën kah vetja, e jo 
drejtpërdrejtë); 
o  flokët e gjata domosdo të mblidhen (për shembull, ashtu si në fig. L5 a);  
o  të mos kyçë pajime elektrike në hapësira me lagështi; 
o  gjatë ngrohjes së lëngut në epruvetë (ajo duhet të mbahet me kapëse), grykën ta kthejë jo kah vetja (fig. 
L5 b), por assesi kah të tjerët; 
o  shishet me kimikate ti hapë duke i mbajtur fortë në njërën dorë dhe duke hapur mbyllësin me dorën tjetër; 
o  mbyllësin e shishes të mos e mbajë mbi masën laboratorike të sjell (fig. L5 vc) që të mos ndytet ajo pjesë që 
mund të vijë më kontakt përmbajtja e shishes; 
o  ta mbyllë shishen menjëherë pasi të mos kenë nevojë për përmbajtjen e saj, dhe menjëherë ta kthejë në 
vendin e saj; 
o  të mos hapë më tepër shishe për njëherë sepse mbyllëset mund të përzihen; 
o  acidi sulfurik i përqendruar (dhe acidet tjera të përqendruara dha bazat) në shtresë të hollë ngadalë ti shtojë 
në ujë, e jo të shtojë ujë në acid (fig. L5 g); 
o  nëse gjatë punës përfitohen produkte frymëzënëse, të helmëta ose produkte tjera të dëmshme, të punojë në 
digestor (në të cilin nuk do ta shtyjë kokën që të përcjellë se çka ndodh); 
o  substancat e ngurta të marrë me lugë të thatë dhe të patër; 
o  hidroksidi i natriumit ose alkalinet tjera të forta assesi të mos i prekë  (që ti shmanget dëmtimeve serioze të 
lëkurës); 
 
Fig. L4. Të jesh i kujdesshëm, mos bjer nën 
provokime! 


 
270
o  të marrë vetëm aq substancë sa është e nevojshme, tepricën eventuale të mos e kthejë në enën ku është marrë 
substanca; 
o  të mos merren më shumë substanca me lugë të njëjtë; 
o  të mos shfrytëzojë kemikate për të cilat nuk e di me siguri se çka paraqesin
o  të mos shfrytëzojë kemikate të cilat nuk i nevojiten gjatë punës, por konsideron se me to mund të zbavitet 
(për shembull, të mos vendosë pjesë të natriumit në ujë); 
o  nëse punon me kemikate djegëse (ato duhet të jenë të shënuar në mënyrë përkatëse) të jenë posaçërisht i 
kujdesshëm dhe të jenë i shuar zjarri eventual menjëherë në mënyrë adekuate (secili zjarr nuk shuhet me 
ujë); 
o  plotësisht ti përmbahet udhëzimeve për punë të kujdesshme që duhet të jenë të theksuara në laborator.  
Masat gjatë lëndimeve ose dëmtimit të veshmbathjeve   
Edhe përskaj kujdesit të plotë të nxënësit, është e mundshme të vijë deri te lëndimet dhe dëmtimet. Kuptohet, 
është më mirë diçka e tillë të mos ndodhë, por nëse vjen deri në situata të padëshiruara, nxënësi duhet të dijë se: 
    
 
a                                                               b 
 
   
 
                                                    c                          ç                                                                          
Fig. L5. Mirë (a dhe b) dhe keq(c dhe ç) praktika laboratorike  


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   96   97   98   99   100   101   102   103   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə