Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə102/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   98   99   100   101   102   103   104   105   ...   113

 
274
 
o  Shkopinj  qelqit (fig. L10) me të cilët përzihet lëngjet, por shërbejnë edhe si pajisje ndihmëse gjatë kryerjes së 
dekantimit, filtrimit dhe ngjashëm dhe shumë të tjera.    
 
Pajisjet metalike  
Nga pajisjet laboratorike metalike të rëndomta, më të shpeshta janë stativet metalike në shufrën vertikale të cilën 
vihen klema dhe mufe (fig. L11 a). Klemat shërbejnë për tu tërhequr biretat dhe pajisje tjera të ngjashme, ndërsa 
mufet kanë rol të mundësojnë të vendosen përsëri klemat të cilat vetë nuk kanë pjesë që mund të tërhiqet dhe të 
përforcohet në stativ. 
 
Në pajisje metalike bëjnë pjesë edhe 
trekëmbëshat dhe unazat. Mbi trekëmbëshat 
vendoset gota ose cilindri përmbajtja e të 
cilit duhet të ngrohet (fig. L11 
b
), ndërsa që 
ti iket tejngrohjes të përmbajtjes në gotë ose 
cilindër, mbi trekëmbëshin vendoset rrjeta e 
azbestit. Rrjeta e këtillë mund të vendoset 
edhe në unazë të përforcuar në stativ. 
Unazat (fig. L12 a) lidhen në stativ dhe 
nëpër to mund të vendoset, të themi, hinka 
nëpër të cilën filtrohet (fig. L12 b). 
 
Në pajisje metalike mund të numërohen 
edhe flakëdhënëset ose, siç quhen më shpesh 
brenerët (fig. L11 b), mashat metalike (fig. 
L12 b) dhe pinceta,  përforcueset  (sipas  
Mor-it dhe sipas Hofman-it), lugët për 
djegie, spatulat metalike dhe disa të tjera. 
 
   
 
                            a                                                    b                      
             Fig. 
L
11. Stativi i hekurit me dy klema dhe mufe (a) dhe 
trekëmbëshi me rrjetë dhe brener (b
 
  
  
 
                        a                                                 b                                                 c                            
Fig. 
L
12. Unaza dhe klema (a) masha metalike (b) dhe hinka për filtrim nëpër unazë të përforcuar për 
stativ (c


 
275
Pajisjet e drurit dhe të porcelanit  
Në pajisjet e drurit bëjnë pjesë mbajtëset e drurit 
për epruveta dhe kapëset e drurit për epruveta, 
ndërsa në pajisjet e procelanit – tasat (kroxholat) 
për fërgim, enët e porcelanit dhe havanët e 
procelanit me shtypës. 
Roli i mbajtëses së porcelanit (fig. L13 a) dhe të 
kapëses së drurit (fig. L13 b) është e qartë në bazë 
të emrave të tyre: në mbajtëse vihen epruvetat (të 
zbrazëta ose të mbushura me lëngje), ndërsa me 
kapësen e drurit mbahet epruveta, posaçërisht 
atëherë kur përmbajtja e saj ngrohet. 
Prej pajisjeve të porcelanit (fig. L14) më shpesh përdoren tasat e porcelanit për fërgim (
në fig. L14), tasat e porcelanit për filtrim  (b),  enët prej porcelanit (v),  hinkat prej 
porcelanit (g), havanët e porcelanit me shtypës (d), shpatullat e porcelanit (e) dhe disa të 
tjera që janë treguar në fig. L14. 
Pothuaj se të pazëvendësueshëm janë tasat e porcelanit për fërgim. Në to përmbajtja 
mund të ngrohet në temperature mjaftë të lartë, pa pëlcitje të tasit. Kjo është posaçërisht e 
rëndësishme në praktikën e kimisë analitike.  
Përmbajtja mund të ngrohet edhe në enë të porcelanit, por jo në temperature të larta si në tasat e porcelanit. 
Havanët e porcelanit shfrytëzohen për imtësimin e substancave të ngurta. Imtësimi duhet të kryhet me fërkim, e 
jo me goditje. Kështu është sepse me goditje mund të thyhet havani. 
Aparatet dhe pajimet  
Në laboratore shfrytëzohen aparate që i takojmë edhe në amvisëritë (për shembull, frigoriferë ose furrat 
mikrovalore), por edhe pajime të cilat shfrytëzohen në laboratore. 
Në laboratoret kimike patjetër duhet të kemi peshore–laboratorike ose teknike. 
Peshoret laboratorike më herët kanë qenë mekanike, me dy tasa (fig. L15 a), ndërsa përcaktimi i masës është 
bazuar në ekuilibrimin e përmbajtjes masa e të cilës është përcaktuar dhe është vendosur në tasin e djathtë, me 
kundërpesha (fig. L15 b) që janë vendosur në tasin e majtë. Masat e kundërpeshave më të vogla janë përcaktuar 
me të ashtuquajturën pozitën e treguesit i cili është vendosur në krahun e majtë të peshores.  
  
 
                   a                                          b                      
Fig. L13. Mbajtësja e drurit për epruveta (a) dhe kapësja e 
drurit për epruveta (b
 
                
Fig. L14. 
Pajisjet e porcelanit  


 
276
Peshoret e sotme laboratorike janë, më shpesh, elektrike dhe digjitale dhe kanë vetëm një tas (fig. L15 c). 
Peshoret teknike (fig. L15 g) janë më pak precize se ato laboratorike. 
Prej pajimeve që gjinden në laboraoret mund të përmenden tertoret e ndryshme, furrat për fërgim (shpeshherë 
quhen furra mofole), banjat e ujit (fig. L16) dhe tjera. 
   
   
   
 
                                          a                                                                   b                                                                             c                           ç                              
Fig. L15. Peshorja analitike mekanike (a), kutia me kundërpesha (b), Peshorja analitike elektrike  
(c), Peshorja teknike mekanike (ç
  
  
 
          
a                                   b                                  c                                                                                   
 
Fig. L16. Tertore (a), furra për fërgim (b), banjo uji (c)  


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   98   99   100   101   102   103   104   105   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə