Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə103/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   99   100   101   102   103   104   105   106   ...   113

 
277
 
 
L1.2. VEPRIMET PËR PËRFITIMIN E  
SUBSTANCAVE TË PASTRA
 
 
 
 
 


 
278
NDARJA E PËRBËRËSVE PREJ PËRZIERJEVE  
Dekantimi  
Dekantimi është veprim me të cilin grimcat e ngurta ndahen nga mjedisi dispers në të cilin gjinden. Për dekantim 
të suksesshëm, nevojitet që densiteti i fazës së ngurtë të disperguar duhet të jenë dukshëm më i madh se ai i 
lëngut (mjedisi dispers) në të cilin ajo gjendet. 
Së pari lihet sistemi të qetësohet, ashtu që grimcat e ngurta të fundosen. Pastaj lëngu me kujdes të derdhet, ashtu 
siç është treguar në fig. L17. Që të mos vijë deri te spërkatja e tij ose deri te derdhja e tij, nga ena e parë bartet në 
enën e re ashtu që lëshohet të rrjedhë ngadalë nëpër shkopin e qelqit.   
Gjatë këtij operacioni duhet kujdesur që fundërrina të mos turbullohet, tentohet që grimcat e ngurta të mos 
kalojnë së bashku me lëngun, përderisa lëngu të bartet sa më shumë që është e mundur.  
Faza e ngurtë dhe e lëngtë nuk mundet tërësisht të ndahen me dekantim. Mirëpo nëse pjesa më e madhe e lëngut 
derdhet me dekantim, mbetja e ngurtë mund të thahet më lehtë.  
 
   
 
                                     a                                                                         b                                                    
Fig. L17. Dekantimi: vizatim i vjetër (a) fotografia bashkëkohore (b


 
279
Filtrimi  
Në vend se të derdhet lëngu në të cilin ka grimca të ngurta, dy konstituentët (njëri i lëngtë, tjetri i ngurtë) mund 
të ndahen nga sistemi ashtu që sistemi bartet nëpër hinkën nëpër të cilën është vendosur letra speciale poroze 
(letra filtruese).  
Letra filtruese mund të kenë pore me madhësi të ndryshme, ashtu që me zgjedhje të përshtatshme të letrës, mund 
të arrihet që grimcat e ngurta, pavarësisht na përmasat e tyre, praktikisht aspak të mos kalojnë nëpër letër.  
Lëngu që ka kaluar nëpër letrën filtruese quhet filtrat, ndërsa i tërë veprimi quhet filtrim, ndërsa emri i rëndomtë 
për substancën e ngurtë që mbetet në letrën filtruese është fundërrinë (precipitat). 
Letra filtruese mund të vendoset ashtu që do të ngjitet mirë në hinkë (fig. L18 a) ose të jenë e lakuar si 
harmonikë (fig. 1.7 a).  
 
Për tu përshpejtuar filtrimi,  në vend të hinkës me formë të rëndomtë, mund të shfrytëzohet e ashtuquajtura hinka 
e Bihner-it 
(
Büchner
) në të cilën vendoset rrethi i letrës filtruese, ndërsa vetë hinka, e tërhequr në grykë, vendoset në 
erlenmaerin me mure të trasha dhe me dalje anësore e cila lidhet me vakuum pompë (fig. L18 b dhe c). 
      
      
 
                                          
a                                                             b                                                      c                             
Fig. L18. Filtrimi nëpër hinkën e rëndomtë (a) dhe nëpër hinkën e Bihner-it (dhe c) 
  
 
                                                              
a                                                                                       b                                                       
Fig. L19. Shishja shpërlarëse, vizatim i vjetër (a) dhe shpërlarëset plastike (b


 
280
Që fundërrina të jenë e pastër, ajo lahet me ujë të distiluar. Për këtë qëllim shfrytëzohen tubet shpërlarëse të 
qelqit  (fig. L19 a) ose, tani më shpesh shpërlarëset prej plastike (fig. L19 b). 
 
Ekstraktimi  
Dy lëngje të papërzieshme mund të ndahen me hinkë ndarëse (fig. L20 a). Pasi përzierja do të lihet të qetësohet 
të dy lëngjet të ndahen, nëpër rubinetin e pjesës së poshtme të pjesës së zgjeruar të hinkës ndarëse lëshohet lëngu 
me densitet më të madh, ndërsa rubineti (ventili) mbyllet saktë në momentin kur do të rrjedh praktikisht i tërë 
lëngu me densitet më të madh (i ngjyrosur me ngjyrë të kaftë në fig. L20 a). 
Nëse në njërin prej dy lëngjeve të papërzieshme ka substancë të tretur e cila shumë më mirë tretet në lëngun e 
dytë, ajo mund të tërhiqet (të ekstraktohet) nga përzierja. Ajo bëhet ashtu që përzierja më shumë herë tundet, i 
lëmë dy lëngjet të ndahen (në njërin gjendet substanca të cilën dëshirojmë ta tërheqim apo ndajmë), lëngu me 
densitet më të madh lëshohet në pjesën e poshtme të hinkës, shtohet porcion i ri i lëngut me të cilin kryhet 
ekstraktimi dhe veprimi përsëritet. 
Për ekstraktim kontinual shfrytëzohen aparatet e Sokslet-it 
[
Soxhlet
] (fig. L20 c). 
Kristalizimi  
Kristalizimi  është proces gjatë të cilit, nga tretësira e ngopur e ndonjë substance, ndahen kristalet e asaj 
substance. 
   
   
 
                                               a                                                        b                                                           c 
Fig. L 20. Hinka ndarëse (a), puna me hinkën ndarëse (b), aparati i Soksletit (c


 
281
Nëse si qëllim i punës së ndarjes të konstituentëve të një 
tretësire, përdoret kristalizimi fraksional. Që ky të jenë i 
mundshëm, tretshmëria e konstituentëve duhet të jenë e 
ndryshme (sa më e ndryshme, aq më mire). Nëse, pikërisht, në 
temperaturë të ngritur tërësisht janë tretur dy substanca (për 
shembull, kloruri i natriumit dhe nitrati i kaliumit) dhe tretësira 
gradualisht ftohet, do të arrihet temperatura në të cilën 
praktikisht nitrati i kaliumit do të kristalizojë, ndërsa kloruri i 
natriumit (tretshmëria e të cilit është më e madhe) do të mbetet 
në tretësirë bashkë më mbetjen e nitratit të kaliumit.  
Në mënyrë të ngjashme nga magma e shkrirë gradualisht kristalizojnë mineralet e ndryshme (në fig. L21 me të 
kaltër janë paraqitur shtresat e formuara prej rërës – karpa që nuk është e formuar prej mineraleve me prejardhje 
nga magma, ndërsa shtresat tjera janë të shënuara me ngjyra të ndryshme (emrat e mineraleve nuk janë dhënë). 
Sublimimi  
Sublimimi  është proces i kalimit të substancës së ngurtë 
drejtpërdrejtë në gjendje të gaztë, pa shkrirje paraprake të 
substancës së ngurtë. Avulli gjatë kësaj mund të “kapet” në 
shtresë të ftohtë dhe përsëri të kalojë në gjendje të ngurtë. 
Produkti i ngurtë i përfituar quhet sublimat.  
Në fig. L22 është treguar se çka ngjanë kur dyoksidi i 
karbonit të ngurtë lihet në ajr. Gjatë kësaj, reja e tymit që 
ngritet nga ena në të cilën është vendosur akulli i thatë nuk 
është dioksid karboni i gaztë por CO

i ngurtë i kondensuar 
(pjesërisht edhe avulli i ujit i kondensuar). 
Nëse në përzierje gjindet një substancë që mund të sublimojë 
dhe e dyta që nuk mund të sublimojë, dy konstituentët mund 
të ndahen ashtu që njëri sublimon, me ftohje do të kalojë në 
sublimat, ndërsa substancata që nuk mund të sublimojë 
mbetet në enën e parë. Me sublimim mund të ndahen, për 
shembull, naftaleni dhe rëra. 
 
Fig. L 21. Shtresa të formuara me kristalizim 
fraksional nga magma e shkrirë (skematikisht) 
 
Fig. L22. Sublimimi i dioksidit të karbonit të ngurtë 
(akulli i thatë)  


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   99   100   101   102   103   104   105   106   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə