Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə106/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   102   103   104   105   106   107   108   109   ...   113

 
290
Reaksioni midis Ca(OH)
2
 dhe CO
2
 
Përgatit ujin gëlqerorë (blister tretësirë e  hiroksidit të kalciumit) dhe pjesë 
nga ajo shto në epruvetë. Shto tretësirë të fenofaleinës. 
Përgatit pjesë të mermerit, si dhe tretësirë të acidit klorhidrik. 
Përgatit aparaturën e thjeshtë të treguar në fig. L.33. Pjesa e majtë e saj (e 
shënuar me 1) shërben për përfitimin e dioksidit të karbonit si rezultat i 
reaksionit midis mermerit dhe acidit klorhidrik. Nëse në laborator ka aparat 
të Kipit, përdoret për qëllimin e njëjtë. Ke kujdes gjatë lëshimit të pjesëve të 
mermerit  ato mund ta shpojnë fundin e tyre. 
Gypin e lakuar (3), të tërhequr në mbyllësen prej gome (2) zhyte në ujin 
gëlqerorë Ca(OH)
2
 i cili gjendet në epruvetën tjetër (4).  Vështro çka ndodhë. A turbullohet deri atëherë uji 
gëlqerorë i kthjellët? A ndryshon ngjyra e indikatorit? 
Nëse ke vendosur mjaftë pjesë të mermerit dhe acid klorhidrik (ose, edhe më mirë, nëse përdor aparatin e Kipit, 
pas kohe të shkurtë lëngu në epruvetën e dytë do të fillojë të kthjellohet. A e di se pse?  
Që ta përcjellësh neutralizimin e hiroksidit të kalciumit me 
dioksid karboni (tretësira ujore e CO
2
 mund të konsiderohet 
si acid karbonik, H
2
CO
3
), mund të veprohet edhe në mënyrë 
shumë më të thjeshtë.  
Me fjalë të tjera, në gotën në të cilën ka ujë gëlqerorë të 
kthjellët në të cilën është shtuar fenolftaleinë, mund të 
fryhet nëpërmjet gypit (fig. L34). Siç e di, në ajrin e fryrë 
ka dioksid karboni dhe me tretësirën ujore të tij 
neutraizohet hiroksidi i kalciumit.   
Shëno rezultatet nga të gjitha vështrimet tuaja. 
Shkruaj barazimet e proceseve që vijojnë. 
 
 
 
 
 
Fig. L33. Neutralizimi i hiroksidit të 
kalciumit me dioksid karboni  
 
Fig. L34. Magjepsim: tretësira (majtas) çngjyroset me 
fryrje në të.  


 
291
Reaksionet redoks  
Reaksionet redoks janë ato reaksione në të cilat vjen deri te kalimi i elektroneve nga një substancë në tjetrën e 
cila  i pranon elektronet (gjatë kësaj ajo reduktohet). Këmbimi i elektroneve mund të kryhet drejtpërdrejtë ose 
ashtu që elektronet do të lëshohen në një vend, ndërsa do të pranohen në një vend tjetër. E fundit është e 
mundshme vetëm atëherë kur elektronet e dhëna barten nëpër përçues elektrik. Me reaksionet e këtilla do të 
njihemi më vonë. 
1. Këmbimi i elektroneve midis tretësirës dhe metalit  
Në një epruvetë vendos tretësirë të sulfatit të bakarit(II), në të dytën – tretësirë të sulfatit të zinkut. Në të dy 
tretësirat vendos nga një gozhdë hekuri paraprakisht mirë të pastruara. Gozhdët duhet të jenë të nëjta. 
Lëri epruvetat të qetësohen, por vështro se çka ndodhë. 
Pas disa minutave më me kujdes shiko sipërfaqen e gozhdave. A duken edhe atëherë njëjtë? 
Në secilën epruvetë shto nga disa pika tretësirë të heksacijanoferitit(III) të kaliumit – reagjent i cili në prani të  
joneve Fe
2+
 jep ngjyrë të kaltër. Çka ndodhë në të parën, e çka në epruvetën e dytë? A mund ti sqarosh dallimet? 
Shkruaj rezultatet nga vështrimet e tua.  
A kryhet (në epruvetën e parë ose të dytë) reaksion redoks?  
Nëse konsideron se kryhet reaksion redoks, përcakto se cili konstituent në sistem oksidohet, ndërsa cili 
reduktohet.  
Përpiqu ti shkruash barazimet e reaksioneve që kryhen (nuk është patjetër ta bësh atë për reaksionin që sjell deri 
te ngjyrosja në të kaltër). 
2. Këmbimi i elektroneve midis natriumit dhe ujit  
Në një gotë uji ose enën e Petrievit, me kujdes lësho pak (sa gjysma  e kokrrës së 
orizit) natrium metalik të prerë të freskët (fig. L.35). Të jesh shumë i kujdesshëm! 
Mos u përul mbi gotë.  
Kushtoi vëmendjen asaj që ndodhë. 
A mbetet e njëjtë forma e copëzës së natriumit? A mbetet edhe më tutje i ngurtë
Përshkruaj eksperimentin. Formulo me precizitet rezultatet nga vështrimi yt. A e di 
se kujt i besohet flaka? E flaka me ngjyrë të verdhë?  
Shkruaj barazimet e reaksionit në tërësi dhe të gjysmëreaksioneve të oksidimit dhe 
të reduktimit të cilat gjatë kësaj ndodhin. 
 
 
 
 
Fig. L35. Reaksioni i metalit 
të Na me ujë  


 
292
3. Këmbimi i elektroneve midis metalit dhe jometalit 
Në tasin e porcelanit vendosen nga pak zink në pluhur dhe sulfur në pluhur. Në digestor tasi ngrohet derisa 
përzierja e zinkut dhe sulfurit pjeken. 
Tasi ftohet dhe prej tij, në letër filtruese derdhet përmbajtja. 
Zgjedhet një copë sulfur zinku, bartet në epruvetë dhe mbi të shtohet acid sulfurik i holluar. Edhe më tutje 
punohet në digestor
Sipas erës mund të qëllohet se lirohet sulfurhidriku. 
Cili është oksiduar, cili është reduktuar?  
Shkruaj barazimet e gjysmëreaksioneve të lirimit dhe pranimit të elektroneve, si dhe barazimin e reaksionit të 
përgjithshëm. 
Shënoje gjithë atë që e konsideron të rëndësishme. 
 
Ndikimi i temperaturës dhe përqendrimit në shpejtësinë e reaksionit  
1. Ndikimi i  temperaturës 
Tretësirat që përmbajnë permanganat kaliumi, KMnO
4
 janë me ngjyrë rozë deri në vjollce për shkak të pranisë së 
joneve KMnO
4

 në to. Nëse jonet e tilla “harxhohen” si rezultat i pjesëmarrjes së tyre në reaksion kimik, 
tretësirat do të çngjyrosen. Në realitet, nëse si produkte të reaksioni do të jenë jonet Mn
2+
, ngjyra do të bëhet rozë 
shumë e ndritshme, por kjo mund të anashkalohet. 
Tretësirat e holluara të permanganatit të kaliumit reagojnë me tretësira të acidit oksalik, me çka formohen jone 
Mn
2+
, dioksidi i karbonit dhe uji. Ashtu që, kur jonet permanganate tërësisht do të reagojnë, tretësira do të 
çngjyroset. Koha për të cilën kjo do të ndodhë do të jenë më e madhe nëse reaksioni kryhet më ngadalë, ndërsa 
më e shkurtë nëse reaksioni kryhet shpejtë. Sipas asaj, vlera reciproke e kohës së nevojshme ngjyra e tretësirës të 
zhduket mund të konsiderohet si masë për shpejtësinë e reaksionit. 
Në gotë të thatë prej 100 cm
3
 me shiringë shtohen 5 mL acid sulfurik me përqendrim 1 mol/L, me shiringën 
tjetër shtohen 2 cm
3
 tretësirë të permanganatit të kaliumit dhe 40 cm
3
 ujë. 
Gota vendoset në bazë të bardhë, në të shtohet tretësirë e acidit oksalik dhe në atë moment lëshohet kronometri. 
Lëngu përzihet me termometër me të cilin matet temperatura (ajo regjistrohet) deri sa tretësira humb ngjyrën 
(çngjyroset) dhe atëherë kronometri ndalet. Koha regjistrohet. 
Procedura përsëritet edhe disa herë, por në temperatura më të larta.  
Të dhënat jepen në tabelë dhe sillet përfundim mbi ndikimin e temperaturës në shpejtësinë e reaksionit. 
Shkruaji rezultatet nga vështrimi dhe paraqit barazimin e procesit. 
 


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   102   103   104   105   106   107   108   109   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə