Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə108/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   105   106   107   108   109   110   111   112   113

 
299
 
 
L3.2. PËRGATITJA E TRETËSIRAVE ME PËRBËRJE TË 
CAKTUAR 
 
 
Përgatitja e tretësirave  
Një nga detyrat më të shpeshta (dhe më të rëndësishme) të teknikëve – kimistë është përgatitja e suksesshme e 
tretësirave me përbërje të caktuar kuantitative. 
Edhe pse në përdorimin e mënyrave të ndryshme për shprehjen e përbërjes, më të shpeshta janë ato në të cilat 
paraqitet përqendrimi (më saktë thënë – përqendrimi sasiorë) dhe përqendrimi përqindor – term i cili në esencë është 
i  gabuar. Me fjalë të tjera, llojet e ndryshme të përqendrimeve janë raporte të ndonjë madhësie (sasisë, masës, 
numrit) dhe vëllimit të sistemit. 
Në esencë, fillohet me matjen e masës së substancës së tretur. Nëse nevojitet të përgatitet tretësirë me përbërje 
saktësisht të caktuar, masa e substancave duhet të jenë e përcaktuar me matje në peshoren analitike. Nga ana tjetër, 
në rastin e përqendrimit sasiorë, edhe vëllimi duhet të jenë saktësisht i përcaktuar. Gjatë përgatitjes së tretësirës me 
përqendrim të caktuar, vëllimi përcaktohet me shfrytëzimin e cilindrave matës (balonave) në grykën e të cilave ka 
unazë të gërryer (gravuar - markë) ku tregohet niveli i cilindrit deri ku duhet të mbushet.  
1. 
Tretësirat ujore me përqendrim sasior të caktuar  
Sasia e substancave nuk mund të përcaktohet drejtpërdrejtë, por gjindet si herës midis masës dhe masës molare: 
n(B) = m(B)/M
 
(B) 
Pastaj, pasi të njehsosh se çfarë mase duhet të jenë e peshuar që ajo të korrespondojë me sasinë e kërkuar, shfrytëzo 
enën përkatëse të cilën, në peshore analitike do të matësh aq substancë sa është e nevojshme. Nëse substanca është e 
ngurtë (kjo me siguri është, rasti më i shpeshtë) kryeje matjen në enë speciale për peshim (fig. L40). Ato janë enë të 
qelqit (me madhësi të ndryshme) që kanë mbyllëse të lëmuar. 
Në ditët e sotme përdoren edhe enë plastike 
për peshim.  
Që të mos vijë deri te derdhja e substancës, 
bartjen e substancës së matur në cilindrin 
matës kryeje me anë të hinkës së thatë (edhe 
nëse mbetet diçka në hinkë, atë mund ta 
shpërlash me ujë të distiluar me spërkatësen). 
Uji, edhe ashtu duhet të shtohet në cilindër. 
Nëse nuk kërkohet saktësi e lartë dhe nëse 
substanca nuk është higroskopike, matjen mund 
ta bësh edhe në qelqin e orës, madje edhe në letër 
të lëmueshme (në rastet ekstreme).  
   
 
Fig. L40. Ena matëse e qelqit (majtas) dhe plastike për matje  


 
300
Pasi të bartet substanca e matur në cilindër, atëherë duhet ta plotësosh atë me ujë të 
distiluar deri në markë. Pjesën më të madhe të ujit të distiluar shtoje me spërkatëse 
(tubin), por kur të afrohesh afër markës, shto ujë me pikatore.  
Cilindri plotësohet ashtu që, duke shikuar grykën e tij, markën në lartësinë e syve, 
pjesën e poshtme e meniskusit nivelizohet me markën (fig. L41).  
Pasi të plotësohet cilindri, mbylle me mbyllëse të lëmuar, ndërsa tretjen e substancës 
së ngurtë kryeje me tundje të kujdesshme dhe të ngadalshme, duke mbajtur 
mbyllësen me njërën dorë. 
Nëse ena cilindrike ka qenë mirë e pastruar, kur kryhet tretja, në grykë nuk mbeten 
pika, meniskusi përsëri mbetet në markë. 
2. Tretësirat ujore me përbërje përqindore të caktuar  
Përbërja e shprehur në përqindje është, në realitet, ndonjë përpjesë (sipas rregullave, e masës) e shumëzuar me 100. 
kjo, ende është përpjesë, sepse shenja “%” tregon pjesëtimin me 100
Kështu, për të përgatitur tretësirë ujore me përqendrim përqindor të caktuar, njehso përpjesën e masës së nevojshme 
(herësi i masës së substancës së tretur dhe shuma e masave të substancës së tretur dhe të ujit).  
Masën e substancës së tretur përcaktoje me peshim (matje), nëse nuk kërkohet saktësi e madhe, konsidero se masa e 
ujit (e shprehur në gram) numerikisht është e barabartë me vëllimin e tij (i shprehur në centimetra kub). Në këso 
raste, e kënaqshme do të jenë nëse vllimi matet me menzurë (cilindër i shkallëzuar). Nëse nevojitet saktësi më e 
madhe, vëllimi i ujit lëshohet nga bireta. 
Sipas asaj, që të përgatitësh tretësirën ujore me përbërje përqindore të caktuar (sipas masës), mat aq sa duhet nga 
substanca e tretur, barte në gotë dhe shto vëllimin e nevojitur të ujit. Përziej me shkop qelqi deri në tretjen e plotë, 
ndërsa tretësirën e përfituar shfrytëzoje sipas nevojave ose ruaje në enën paraprakisht të pastruar dhe të tharë. 
Në esencë, ngjashëm veprohet edhe nëse nevojitet të përgatitet tretësirë përqindore (sipas vëllimit), vetëm që në këtë 
rast maten vëllimet, e jo masat. 
 
 
Fig. L41. Cilindri i mbushur 
drejtë (saktë) 


 
301
 
 
L3.3. TRETSHMËRIA E SUBSTANCAVE 
 
 
Tretshmëria e substancave  
1. Tretësirat e pangopura dhe të ngopura  
Përgatit mbajtësen e epruvetave dhe në katër prej tyre shto ujë të distiluar  (ose të demineralizuar) përafërsisht deri në 
gjysmën e epruvetës. 
Përgatit ndaras katër substanca, për shembull, oksid alumini, klorur kalciumi, pentahidrat sulfat bakri(II) , 
hidrogjenkarbonat natriumi. Nëse substancat janë në formë të kristaleve më të mëdha, imtësoi në avanin e porcalanit 
duke i shtypur me shtypës. Kuptohet pas çdo përpunimi të njërës substancë, avani duhet të shpërlahet mirë dhe të 
thahet. 
Një nga një, në epruveta shto nga pak prej substancave të përgatitura. Përziej me shkop qelqi dhe shiko se çka 
ndodhë. Nëse lëngu është i kthjellët, shto edhe pak substancë dhe përsërite veprimin derisa lëngu në epruvetë është i 
kthjellët (shenjë se substanca e shtuar është tretur). Tretësira që është formuar deri atëherë është e pangopur – në të 
mund të rritet përmbajtja e substancës së tretur. 
Kur në porcionin e fundit të substancës së shtuar në tretësirë mbetet substancë e ngurtë, do të përfundosh se tretësira 
është ngopur – është tretur aq sa (gjatë kushteve të dhëna) ka qenë e mundshme. Duke u shprehur ndryshe, është 
arritur kufiri i tretshmërisë të asaj substance në atë tretës (gjatë kushteve të dhëna). 
Fjalët e dhëna në kllapa janë shumë me rëndësi – në shumë raste (jo gjithnjë) në temperaturë më të lartë është e 
mundshme të tretet më shumë substancë, thjeshtë tretësira e ngopur të jenë e pangopur. Kuptohet, edhe në 
temperaturë më të lartë do të arrihet kufiri (pragu) i tretshmërisë.  
Vërteto a mund të fitohet tretësirë e ngopur nga secila prej substancave të numëruara, dhe a mundet që nga tretësira e 
ngopur të fitohet tretësirë e pangopur gjatë ngrohjes. 
Kur punon me dihidrat sulfat bakri(II) dhe kur, me ngrohje, e ke tejkaluar kufirin e tretshmërisë në temperaturë 
dhome, lëre epruvetën dhe prit që të ftohet tretësira. A vëren diçka? 
E nëse vepron ngjashëm me tretësirat tjera?  


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   105   106   107   108   109   110   111   112   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə