Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə112/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   105   106   107   108   109   110   111   112   113

 
315
 
Sipas mënyrës tradicionale të emërtimit të acideve, së pari zgjedhet acidi në të cilin elementi për acidin e të cilit bëhet fjalë ka 
vlerë të rëndomtë të numrit oksidues dhe ai acid merr emrin nga fjala acid dhe elementit të cilit i shtohet prapashtesa -rik ose 
-or
Kështu ka emra siç janë acidi sulfurik, acidi nitrik (azotik)acidi fosforik (nganjëherë acidi ortofosforik), acidi klorik etj., 
si dhe acidi selenikacidi silicik (dhe acidi ortosilicik) dhe ngjashëm. 
Pastaj, acidi në të cilin numri oksidues i elementit është në vijim më i vogël, merr emrin që përbëhet prej emrit të elementit të 
cilit i shtohet prapashtesa –or dhe, i shkruar ndaras, fjala acid  (për shembull, acidi sulfuror, pastaj nitrorfosfororkloror
selenor etj).  
Nëse ka acid në të cilin numri oksidues është më i vogël, para shenjës që mbaron me –or shtohet prefiksi hipo- (për shembull, 
acidi hipokloror). Nëse, ka acid në të cilin numri oksidues i elementit është më i madh se sa në acidin emrin e të cilit 
ekziston prapashtesa –or ose –ik, para fjalës në të cilën paraqitet kjo prapashtesë shtohet prefiksi per- (për shembull, acidi 
perklorik). 
Ka edhe emra siç janë acidi dikromik ose acidi metafosforik, por në mënyrën e formimit të këtyre emrave nuk do të hyjmë. 
Dhe kështu,  
acidet oksigjenike kanë emra të formuar prej emrit të elementit acidi i të cilit, me shtimin e prapashtesës –ik        
ose -or; nëse është e nevojshme, këto emra mund të zgjerohen me shtimin e prefikseve (orto-, hipo-, per-, di-, meta- 
dhe tjera). 
Nomenklatura e kripërave  
Emrat e kripërave formohen me theksimin e të anionit i cili i shtohet  ndaras emri i kationit. Kështu, shkruhet klorur 
natriumi, sulfat hekuri(II) dhe ngjashëm.   
Kur thuhen emrat e anioneve, theksi bie në zanoren e fundit! Me fjalë të tjera, nuk thuhet klórur, as súlfat, por klorur, nitrat 
dhe ngjashëm
Në rastin e kripërave të dyfishta që në njësinë e formulës përmbajnë dy katione, së pari thuhen emrat e anioneve, pastaj 
emrat e kationeve për shembull, sulfat i natrium kaliumit). Në raste kur kripa e dyfishtë përmban dy anione
*
,
 
si në rastin e 
klorur hipoklorur i kalciumit, CaCl(OCl). Në formulat simbolet e joneve shkruhen sipas radhës së alfabetit. 
Kur bëhet fjalë për kripëra hidrogjenike, së pari shtohet emri i hidrogjenit, pastaj anionit dhe në fund emri i kationit. Sipas 
rekomandimeve të Unionit ndërkombëtarë për kimi të pastër dhe të aplikuar (IUPAC), fjala hidrogjen shkruhet e 
bashkëngjitur me emrin e anionit
Sipas nevojës shtohen prefikset që e tregojnë numrin e kationeve ose anioneve në njësinë e formulës. Shembuj të emrave të 
kripërave të tilla janë hidrogjenkarbonati i natriumit, NaHCO
3
dihidrogjenfosfati i kaliumi, KH
2
PO
4
 dhe ngjashëm.  
Përkundër kësaj, kripërat hidrokside trajtohen si kripëra të dyfishta në të cilat ekziston anioni hidroksil, OH

.  Ngjashëm 
veprohet edhe me kripërat që përmbajnë anione oksigjeni, O
2

. Shembuj për emra të tillë janë dihidroksid karbonat 
dibakri, Cu
2
CO
3
(OH)
2
 ose kloruri i trihidroksid dimanganit, Mn
2
Cl(OH)
3
 dhe ngjashëm  (sipas radhës së alfabetit. Siç 
shihet nga shembujt e mësipërm, gjatë shënimit të formulave, jonet radhiten sipas radhës së alfabetit. 
Në emrat e kripërave që janë kristalohidrate, përmbajtja e ujit shprehet me fjalën -hidrat, me  atë që në vend të vizës që 
qëndron para prefiksit që e tregon numrin e molekulave të ujit në njësinë e formulës të substancës. Kështu, komponimi  
CuSO
4
 
·
 
5H
2
O është pentahidrat sulfat bakri(II), por nuk mund të thuhet se sufati i bakrit përmban pesë molekula ujë ose që 
është fjala për sulfat bakri me pesë molekula uji. Sa e parëndësishme do të ishte në ndonjë sasi të gurit të kalrtërt sikur të 
kishte vetëm pesë molekula të ujit. Kjo, për qëllime praktike, do të ishte sulfat bakri pa ujë. 
Në realitet, rekomandimet e tashme të IUPAC përmbajnë mënyra tjera për emërtimin e kristalohidrateve. 
                                                           
*
 
Ky është rast dukshëm më i rrallë.
 
 


 
316
Marrë në përgjithësi, 
  Gjatë formimit të emrave të kripërave së pari thuhet emri i anionit, pastaj emri i kationit; sipas nevojës mund 
të përdoren prefikse që e tregojnë numrin e kationeve dhe/ose anioneve në njësinë e formulës; gjatë shënimit 
të formulave shfrytëzohet radha e alfabetit; 
  Gjatë shënimit të formulave të kripërave që përmbajnë më shumë katione ose anione, ato emërtohen sipas 
radhës së alfabetit; kjo radhitje mund të jenë edhe më ndryshe nga radha e alfabetit.  
Emrat e  oksideve dhe hidroksideve  
Oksidet dhe hidroksidet kanë emra që formohen në mënyrë të ngjashme sikur edhe të kripërave: para emrit të kationit shtohet 
fjala oksid ose hidroksid. Sipas nevojës, mund të përdoren edhe prefikse (mono-, di- etj.) që e tregojnë numrin e kationeve, 
përkatësisht të anioneve okside ose hidroksile në njësinë e formulës. Edhe në rastin e fjalëve oksid dhe hidroksid, theksi është 
në zanoren e fundit. 
Gjatë përdorimit të prefikseve, patjetër thuhet i tërë prefiksi. Kështu është edhe kur prefiksi mbaron me zanore për shembull 
a. Kështu, shkruhet dhe thuhet pentaoksiddekaoksid dhe ngjashëm (domethënë, jo pentoksid ose dekoksid). Përjashtimi i 
vetëm është fjala monoksid (nuk thuhet monooksid).  
Sipas asaj, mund të flitet për oksid bakri(I) (ose oksid dibakri) ose për  dioksid karboni [përkatësisht, oksid karboni(IV)], 
për dekaoksidin e tetrafosforit ose për a hidroksidin e kromit(III) [përkatësisht, hidroksid kromi(3
)] dhe ngjashëm. 
Domethënë,  
emrat e oksideve dhe  hidroksideve përbëhen prej fjalës oksid  (ose hidroksid) dhe emrit të kationit përkatës të 
shkruar ndaras. 
Formulat dhe emrat e komponimeve komplekse  
Sipas rregullave të IUPAC, gjatë shënimit të formulave, pjesët e njësisë së formulës që janë komplekse, ndahen me 
vendosjen në kllapa të mesme, përderisa kllapa të vogla përdoren për ndarjen e formulave të ligandeve.  
Kjo është me rëndësi: 
në formulat e komplekseve pjesa që paraqet kompleksin shkruhet në kllapa të mesme, formulat e ligandeve 
shënohen në kllapa të vogla, ndërsa numri i tyre shënohet si indeks pas kllapave të vogla. 
Nëse në kompleks ka më shumë ligande të ndryshme, në formulë së pari thuhen ato ligande negative (sipas radhës së 
alfabetit) ato për të cilat llogaritet se janë negative, pastaj ato që janë neutrale.  
Formimi i emrave të komponimeve komplekse varet nga ajo se a bëhet fjalë për komponim jonik ose për kompleks neutral. 
Te komponimet komplekse jonike, çdoherë së pari thuhet emri i anionit, pastaj emri i kationit, ashtu siç veprohet edhe në 
komponimet që nuk janë komplekse.  
Nëse kationi është kompleks, atëherë emri i tij formohet kështu:  
  Së pari jepet numri i ligandeve, pastaj emri i tyre (numri shënohet me prefiksin mono-, di-, tri- etj., ndërsa emrat e 
ligandeve formohen sipas rregullit të dhënë më poshtë); 
  Në fund thuhet emri i elementit të cilit i takon atomi qendrorë (joni) nëse është e nevojshme, shtohet numri oksidues 
(i shënuar me numër romak në kllapa) ose ngarkesa relative e jonit (e shënuar në kllapa, me numër arab me shenjën 
); 
  Kllapat në gjitha rastet, shënohen ngjitur – tetraamminëbakri(II) ose tetraamminëbakri(2+), e jo tetraammin-
bakri (II) tetraamminëbakri (2+). 
Dhe kështu, kur bëhet fjalë për kation kompleks, jepet:  
  Së pari numri i ligandeve,  


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   105   106   107   108   109   110   111   112   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə