Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə111/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   105   106   107   108   109   110   111   112   113

 
312
ununpentiumi 
ununpentium 
Uup 
        115 
(288) 
ununtriumi 
ununtrium 
Uut 
        113 
(284) 
ununheksiumi 
ununhexium 
Uuh 
        116 
(292) 
uraniumi 
uranium 

    92 
238,04 
fermiumi 
fermium 
Fm 
         100 
(253) 
fluori 
fluorum 

       9 
  19,00 
fosfori 
phosphorus 

     15 
  30,97 
fransiumi francium  Fr 
87 
(223) 
hasiumi 
hassium 
Hs 
          108 
(265) 
hafniumi hafnium  Hf 
 
72 
178,49 
heliumi 
helium 
He 
   2 
    4,00 
klori 
chlorum 
Cl 
 17 
  35,45 
holmiumi holmium  Ho 
 
67 
164,93 
kromi 
chromium 
Cr 
 24 
  52,00 
ceziumi caesium Cs 
 
55 
132,90 
ceriumi cerium  Ce 
 
58 
140,12 
zinku 
zincum 
Zn 
 30 
  65,37 
cirkoniumi 
zirconium 
Zr 
 40 
  91,22 
Vërejtje. Masat atomike relative janë të rrumbullaksuara në dy decimale. Numrat në kllapa japin masën atomike relative të 
izotopit më stabil. 
 


 
313
 
 
NOMENKLATURA E KOMPONIMEVE INORGANIKE 
 
 
Emërtimi i substancave të thjeshta  
Kur substanca e thjeshtë është e ndërtuar prej njësive ndërtuese përbërja e saktë e të cilës nuk është e njohur, si dhe kur 
përbërja e këtyre njësive paraqet interes të posaçëm, emri i substancës së thjeshtë është thjeshtë, emri i elementit. Lista me 
emra të elementeve është dhënë në Shtesën V. Me emrin e elementit ndryshojnë edhe emrat e substancave të ngurta në 
ndërtimin e të cilave marrin pjesë molekula të veçanta (të tilla janë metalet, për shembull, alumini). 
Nëse, përbërja e njësive ndërtuese është e njohur, dhe është me rëndësi atë ta theksojmë, atëherë para emrit të elementit 
shtohet prefiksi (mono-,  di-,  tri-,  tetra-,  penta-,  heksa-,  hepta-,  okta-,  nona-,  deka-,  undeka-,  dodeka- etj.) i cili e tregon 
numrin e atomeve të elementit të dhënë në njësinë ndërtuese (prefikset e lartëpërmendur tregojnë 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10, 
11 dhe 12 atome të elementit në njësinë ndërtuese të substancës së thjeshtë).  
Prefikset që do ti hasësh janë (gjithsesi, ka edhe prefikse tjera, për numra më të mëdhenj se 12): 
Kështu, nëse e theksojmë faktin se bëhet fjalë për substance të thjeshtë, për shembull, te molekula e oksigjenit, do ta 
përdorim emrin dioksigjen. Nga ana tjetër, për oksigjenin nascent (ose atomik) që është i ndërtuar prej atomeve të veçanta 
(ndara) të oksigjenit, emri do të jenë monooksigjen, ndërsa ozoni, i ndërtuar prej molekulave triatomoke  O
3
, do të jenë 
trioksigjen
Gjatë ekzistimit të modifikimeve alotropike, përdoren ose emrat trivial (për shembull, dijamanti) ose, te substancat e ngurta, 
në ndonjëfarë mënyre tregohet mbi strukturën e kristaleve (për shembull, sulfuri monoklinik).   
Domethënë, 
emrat e substancave të thjeshta ose janë të njëjtë me emrat e elementeve prej atomeve të cilit janë ndërtuar ose 
para emrit të elementit shtohet prefiksi që e tregon numrin e atomeve të elementit në njësinë ndërtuese të 
substances së thjeshtë ose, më në fund, shtohen të dhënat për strukturën kristalore (nëse bëhet fjalë për substance të 
ngurtë). 
Emërtimi i kationeve dhe anioneve njëatomike  
Kationet njëatomike emërtohen duke dhënë emrin e elementit prej të cilit është nxjerrë kationi i dhënë. Nëse prej një elementi 
mund të nxjerren më shumë se një kation (thjeshtë, nëse ka më shumë katione që dallohen sipas ngarkesës së tyre relative, 
sipas asaj, nga vlera e numrit oksidues), në kllapa, me shifra romake shënohet vlera e numrit oksidues. Kllapat shënohen 
pranë emrit të elementit, ndërsa shenja  nuk shkruhet. 
     
 
 
 
 
 
 
 
B
 
Prefiksi 
D.m.th.  Prefiksi  D.m.th.  Prefiksi  D.m.th. 
 mono 

 
penta 
5  
nona 

di 
2  
heksa 
6  
deka 
10 
tri 
3  
hepta 
7  
undeka  11 
 
tetra 
4  
okta 
8  
dodeka  12 


 
314
Për elementet te të cilat ekziston vetëm një vlerë e mundshme e numrit oksidues (për shembull, te metalet alkaline dhe 
alkalinotokësore), vlera e numrit oksidues nuk shkruhet. Kështu shkruhet kationet e bakrit(I) ose kationet e bakrit(II), por 
vetëm katione të natriumit ose kationet e kalciumit
*
.  
Në vend se të jepet numri oksidues, mund të jepet vlera e ngarkesës relative e kationit. Kjo bëhet ashtu që në kllapa (përsëri e 
shkruar pranë emrit të elementit) me numër arab të shënuar me shenjën +, shkruhet vlera e ngarkesës relative. D.m.th., mund 
të shkruhet joni i bakrit(2+)joni i aluminit(3+dhe ngjashëm. 
Thënë shkurt, 
kationet njëatomike kanë emra që janë të njëjtë me emrat e elementit përkatës, me atë që në kllapa është shënuar e 
bashkëngjitur (me emrin e elementit) mund të jepet ose vlera e numrit oksidues e shënuar me numra romak ose 
vlera e ngarkesës relative e shënuar me numra arab. 
Anionet njëatomike kanë emra që janë formuar nga rrënja e emrit të elementit, ma shtimin e prapashtesës -ur. Këto rrënjë 
janë, për hirogjenin hidr-, për oksigjenin oks-, për sulfurin sulf- (por për sulfurin selen-), për fluorin fluor- (ngjashëm edhe 
për elementet tjera halogjene) etj. Kështu, për shembull, flitet për jonin hidrur, jonin oksid, jonin sulfur dhe ngjashëm. 
Theksi është në rrokjen e fundit. 
Kështu, 
emrat e anioneve njëatomike përbëhen nga rrënja e emrit të elementit në gjuhën latine të cilit i shtohet prapashtesa 
-ur
Si edhe te kationet, në fund, mundet në kllapa të jepet vlera e ngarkesës relative e anionit (numër arab, i përcjellë me    
shenjën -). 
Në mënyrë të ngjashme formohen edhe emrat e joneve që përbëhen prej më shumë se një atom të elementit të njëjtë, me atë 
që përpara emrit shtohen prefikset që e tregojnë numrin e atomeve (mono-,  di- etj.; këta prefikse janë të njëjtë si ata që 
shfrytëzohen gjatë emërtimit të substancave të thjeshta; shih faq. xi). Prefiksi mono- mund të lëshohet (të mos përdoret), në 
kllapa mund të shtohet numri oksidues, ose ngarkesa relative e joneve. Kështu, joni O
2

 do të quhet diokso(1-), ndërsa joni 
O
2
2

 do të quhet diokso(2-)
Emërtimi i acideve  
Acidet jooksigjenike kanë emra që përbëhen prej emrit të elementit i cili është i lidhur me hidrogjenin të cilit i shtohet 
prapashtesa hidrik, (për shembull, acidi fluorhidrik, acidi klorhidrik dhe ngjashëm.  
Acidi jooksigjenik i sulfurit quhet sulfurohidrik
Emrat e acideve oksigjenike mund të formohen në disa mënyra, prej të cilave ne do të përdorim vetëm një – ajo që është të 
themi tradicionale
*
.  
Mirëpo, mund të përmendet se një prej këtyre mënyrave është acidet  të emërtohen ngjashëm si kripërat (shih faq. xii), por 
kripëra të hidrogjenit. Kështu, acidi nitrik, sipas kësaj mënyre, mund të quhet nitrat hidrogjeni.  
Në rekomandimet e Unionit ndërkombëtarë për kimi të pastër dhe të aplikuar (IUPAC) të vitit 1990 nuk ka mënyrë të 
propozuar e cila nganjëherë përdoret te ne. Nuk është i propozuar për shembull, të themi emri i acidit nitrik si alternativë e 
emrit acidi azotik. Emrat e këtillë assesi nuk duhet të përdoren! 
                                                           

Pasi që shenja e vlerës së numrit oksidues është shënuar me numër arab, nuk përmban parashenjën ( ose ), më mire është të flitet për katione të bakrit (II), 
në vend të joneve të bakrit (II).
 
 
*
 Mënyra tradicionale e formimit të emrave të acideve është e kufizuar në acidet më të rëndomta, siç janë ato që ne do ti hasim. Për acidet 
tjera oksigjenike ekzistojnë mënyra sistematike të emërtimit. Ato janë të komplikuara dhe për to nuk do të flasim. 
 


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   105   106   107   108   109   110   111   112   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə