Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə105/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   101   102   103   104   105   106   107   108   ...   113

 
287
 
 
L
2.2.  REAKSIONET  
 
Përfitimi i oksigjenit  
a.Pa katalizator 
Në epruvetë të tharë (1) vendos permanganat kaliumi 
të imtësuar, ashtu që së paku gjysma e epruvetës të 
jenë e mbushur.  
Në pjesën e sipërme të epruvetës vendos tampon prej 
vate, pastaj mbylle me tapë (3) nëpër të cilën tërhiqet 
gypi i qelqit në të cilin kalon zorra e gomës (4). Epru-
vetën përforcoje për stativ (2), por ashtu që fundi i saj 
të jenë pak më lartë se hapja me mbyllësen. 
Përgatit kadë prej qelqit me ujë (6) dhe menzurë të 
mbushur me ujë (5). Mbylle menzurën me mbyllëse 
të gomës, lakoje dhe vendose në kadë. Me kujdes 
ngroh epruvetën, duke bartur flakën majtas–djathtas. 
Ngrohe për një kohë të caktuar. Mos e vendos 
menjëherë gypin në zorrë. Me copëz druri që tymon 
vërteto se a lirohet oksigjeni, e jo vetëm ajri. Kur 
fillon lirimi i oksigjenit, copëza e drurit e vendosur afër zorrës do të digjet me vrull. 
Madje atëherë në zorrë tërhiqe gypin, pa e nxjerrë menzurën prej kadës, nxjerr prej saj mbyllësen dhe fillo të 
mbledhësh oksigjenin në menzurë e cila ende është e mbushur me ujë. Kur i tërë cilindri do të mbushet me gaz, 
mbylle (nën ujë) dhe nxjerre prej kadës me ujë. Pastaj në mënyrë të njëjtë, vendos zorrën në enën tjetër cilindrike 
dhe vepro si më parë. 
Shënoi rezultatet nga vështrimi.  
Barazimet e reaksioneve që kryhen janë: 
2KMnO
4
(s) = K
2
MnO
4
(s) + MnO
2
(s) + O
2
(g) 
K
2
MnO
4
(s) = K
2
O(s) + MnO
2
(s) + ½ O
2
(g) 
 
                                
Fig. L29. Aparatura për përfitimin e oksigjenit  
vatë


 
288
b. Me katalizator 
Në hinkën ndarëse të lidhur (tërhequr) nëpër 
mbyllësen e gomës me dy hapje (shih fig. L30) shto 
tretësirë të peroksidit të hidrogjenit 10 %, ndërsa në 
cilindrin (kolben) me bazë të rrumbullakët vendos pak 
oksid mangani(IV).  
Lëshoje ngadalë tretësirën e peroksidit të hidrogjenit 
me çka edhe në temperaturë të dhomës fillon 
reaksioni kimik në të cilin H
2
O
2
 shpërbëhet në ujë dhe 
oksigjen.  
Zhvillimi i reaksionit pa ngrohje mundësohet me 
praninë e oksidit të manganit(IV) i cili shërben si 
katalizatorë. 
Reaksioni kryhet edhe pa praninë e katalizatorit, por duhet me kujdes të ngrohet. 
Barazimi i reaksionit gjatë të cilit përfitohet oksigjeni është kështu

2H
2
O
2
(aq) = 2H
2
O(l) + O
2
(g) 
Shënoi gjitha rezultatet nga vështrimi.  
 
Dehidratimi i pentahidratit të sulfatit të bakrit(II)  
 Në  epruvetë 
(të përforcuar për stativ ashtu siç është treguar në fig. L.31) shto pak 
pentahidrat sulfat bakri të imtësuar. Ngroh epruvetën atje ku është guri i kaltër i imtësuar, 
por mundohu që ta mos e teprosh, që kripa të mos shpërbëhet termikisht. 
Me kujdes vështro muret e epruvetës dhe pamjen e kripës. Në muret e epruvetës do të 
vëresh pika të tretësirës, ndërsa kripa e kaltër gradualisht do ta humbë ngjyrën dhe do të 
shndërrohet në pluhur të bardhë. 
Dhe pikat e lëngut (ato janë të ujit) edhe ndryshimi i ngjyrës të kripës janë shenja se 
zhvillohet reaksioni i dehidratimit  (humbjes së ujit). Pluhuri i bardhë që përfitohet është 
sulfat bakari(II) pa ujë. 
Epruveta me përmbajtjen e saj lihen të ftohen. Pastaj në epruvetë piko disa pika ujë të 
distiluar. Do të vëresh se substanca e ngurtë përsëri do të bëhet e kaltër. Me fjalë të tjera, 
do të vijë deri te rihidrimi. 
Konsiderohet se humbja e ujit (zvogëlimi i përmbajtjes së saj në kripë) kalon në disa 
shkallë: së pari formohet trihidrati, pastaj monohidrati dhe më në fund përfitohet kripa pa 
ujë. 
Përshkruaj vështrimet e tua. Bëj skicë të aparaturës së përdorur. 
Shkruaj barazimet e reaksioneve që përmenden më lartë. 
 
 
            Fig. L30. Aparatura për përfitimin e oksigjenit  
 
Fig. L31. Dehidrimi i 
CuSO
4
5H
2

Oksigjeni
Uji
 


 
289
Reaksionet e neutralizimit  
Reaksione të neutalizimit janë ato reaksione në të cilat acidi dhe baza formojnë kripë dhe ujë. 
Të tilla janë reaksionet midis acidit klorhidrik dhe hidroksidit të natriumit dhe midis çifteve të acidit të fortë dhe 
bazës së fortë.  
Mirëpo, reaksioni i neutralizimit është edhe ai kur fryhej në ujin gëlqeror të kthjellët me ç’rast formohet 
fundërrinë e  karbonatit të kalciumit. Se është kështu, shihet nga ç’ngjyrosja e indikatorit fenolftalein. 
Reaksionet midis HCl dhe NaOH 
Përgatit tretësira të hiroksidit të natriumit dhe acidit klorhidrik me përqendrim të barabartë (për shembull, me 
përqendrim prej 0,5 mol dm
–3
). Përskaj kësaj, përgatit gotën laboratorike, dy pipeta dhe shkop qelqi. 
Me pipetë shto në gotë, 25 cm
3
 tretësirë të  NaOH dhe në të shto disa pika tretësirë të indikatorit metil i kuq. 
Me pipetën e dytë shto, pikë pas pike, tretësirë të acidit klorhidrik, duke përzier vazhdimisht me shkop qelqi dhe 
duke përcjellë ngjyrën e  indikatorit. Kur vëren se ngjyra e indikatorit është ndërruar pas shtimit të pikës së 
fundit, mund të përfundosh se është arritur deri te neutralizimi i bazës.  
Reaksioni i neutralizimit mund të përshkruhet me barazimin  
NaOH(aq) + HCl(aq) = NaCl(aq) + H
2
O(l) 
Shëno rezultatet nga të gjitha vështrimet tuaja. 
Sa vrullshëm reagon hidroksidi i natriumit i ngurtë me tretësirën e acidit klorhidrik shihet nga fig. L32. 
 
 
 
 
  
  
 
                                                 a                                                                  b                                                                    c                                                     
Fig. L32. Renditja e veprimve gjatë reaksionit të NaOH të ngurtë(a) me tretësirën e HCl (dhe c


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   101   102   103   104   105   106   107   108   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə