Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə104/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   100   101   102   103   104   105   106   107   ...   113

 
282
Distilimi  
Distilimi  (me siguri e di) është proces gjatë të cilit, me 
ngrohje, prej përzierjes që përmban dy ose më shumë 
konstituentë, substanca më volatile (më e avullueshme) 
avullon, avulli i saj në mënyrë të përshtatshme ftohet dhe 
kondensohet (kalon në lëngun e quajtur kondensat). 
Në enë (“kazan”) mbetet lëngu i mbetur së bashku me pjesë 
nga konstituenti që ka kaluar në kondensatin.  
I tillë, është të themi, veprimi gjatë “pjekjes së rakisë” (fig. 
L23).   
Aparatura laboratorike për distilim është, në esencë, e njëjtë 
sikur ajo e treguar në fig. L23, vetëm se që është e përbërë 
prej pjesëve të qelqit (cilindri për distilim, ftohësi prej qelqit 
nëpër të cilën vazhdimisht qarkullon uji dhe ena në të cilën 
mblidhet  distilati).  
Me termometër matet temperatura e avujve, para se ato të 
arrijnë deri te ftohësi.  
Hollësitë mund të shihen në fig. L24. 
 
 
Fig. L23. Kazani për “pjekjen e rakisë” 
 
 
Fig. L26. Aparatura laboratorike për distilim  


 
283
 
L
L
2
2
.
.
 
 
L
L
L
L
O
O
J
J
E
E
T
T
 
 
T
T
H
H
E
E
M
M
E
E
L
L
O
O
R
R
E
E
 
 
T
T
Ë
Ë
 
 
K
K
O
O
M
M
P
P
O
O
N
N
I
I
M
M
E
E
V
V
E
E
 
 
K
K
I
I
M
M
I
I
K
K
E
E
 
 
D
D
H
H
E
E
 
 
R
R
E
E
A
A
K
K
S
S
I
I
O
O
N
N
E
E
T
T
 
 
 
 


 
284


 
285
 
 
L
2.1. ОКSIDET, HIDROKSIDET, ACIDET  
 
Djegia e magneziumit  
Në sistemin periodik magneziumi gjendet në grupin e dytë – grupi i metaleve alkalino tokësore. Si substancë e 
thjeshtë, ai është i butë, metal i bardhë si argjendi. Lehtë digjet në ajër me flakë mjaftë të ndritshme (temperatura 
në sistem ngritet mbi 2000 
C). Gjatë djegies formohet kryesisht oksidi i magnezit (MgO), mirëpo në reaksion 
me azotin e ajrit formohet edhe sasi e vogël e nitrurit të magnezit, Mg
3
N
2
.  
Eksperimenti për djegien e magnezit mund të kryhet në më shumë mënyra, nga të cilat më poshtë janë dhënë dy. 
o Me kapëse metalike kape shiritin e magnezit të gjatë rreth 5 cm.  
Sille në enën prej porcelanit dhe ndize (me flakëdhënës, si në fig. L27 a, ose me shkrepës). Magneziumi digjet 
me flakë shumë të ndritshme (fig. L27 b). Për këtë arsye gjatë kryerjes së eksperimentit përdor syze mbrojtëse 
dhe të mos shikohet drejtpërdrejtë në flakë).  
Kur ndërpritet djegia, në kapëse mbetet mbetja e bardhë e oksidit të magneziumit (fig. L27 c). Barazimi i 
reaksionit, kuptohet është: 
2Mg(s) + O
2
(g) = 2MgO(s) 
Mbetja e bardhë bartet në enë, shtohet ujë i distiluar dhe përmbajtja e enës ngrohet. Lihet të ftohet dhe 
produkti i patretshëm të fundoset (oksidi i magnezit është dobët i tretshëm në ujë). Lëngu i kthjellët dekantohet 
dhe ndahet në tre porcione, secili në epruvetë të ndarë.  
Në njërën shtohet tretësirë e fenolftaleinit, në të dytën letr e – kuqe e lakmusit, në të tretën lëshohet copë e 
letrës universale indikatorike. Ngjyra e tretësirave të fenolftaleinit dhe të lakmusit të kuq tregon se bëhet fjalë 
për bazë, ndërsa ngjyra e letrës universale indikatorike (tregon për vlerën e pH rreth 9 njësi) e vërteton këtë. 
Barazimi i reaksionit që ndodhë gjatë tretjes të oksidit të magnezit në ujë është: 
MgO(s) + H
2
O(l) = Mg(OH)
2
(aq) 
I tërë procesi është shembull i shndërrimeve:  
metal 
 oksid  hidroksid 
  
  
 
                              a                                                               b                                                          c 
Fig. L27. Djegia e shiritit të magneziumit  


 
286
o Të gdhendurat e magnezit vendosen në tasin e porcelanit i cili është vendosur 
në enë më të madhe (të porcelanit ose metalike). Në tas vendoset shiriti i 
magnezit dhe ai digjet. Shiriti i djegur i ndez të gdhendurat dhe ato digjen me 
flakë të ndritshme të bardhë. 
Në mbetjen ende të ngrohtë shtohen disa pika ujë të distiluar. Mund të ndjehet 
era e amoniakut i cili është formuar me reaksion midis nitrurit të magnezit dhe 
ujit: 
Mg
3
N
2
(s) + 3H
2
O(l) = 3MgO(s) + 2NH
3
(g) 
Në mbetjen  që gjendet në tas shtohet ende ujë të distiluar dhe pastaj veprohet 
sikur në eksperimentin paraprak. 
Djegia e sulfurit  
Në sistemin periodik sulfuri gjendet në grupin e gjashtëmbëdhjetë dhe bënë pjesë 
në jometalet tipike. Sipas asaj, do të pritej se oksidi (ose oksidet) që formohen 
gjatë djegies së sulfurit do të jenë acidike, përkatësisht, gjatë tretjes do të 
formojnë acide. Në realitet, gjatë djegies së sulfurit në ajër formohet dioksidi i 
sulfurit,  me gjurmë të trioksidit të sulfurit, ndërsa gjatë tretjes së tij në ujë 
formohet acidi sulfuror, H
2
SO
3

Sulfuri në pluhur  (lulja e sulfurit) mund të digjet dhe atëherë digjet me flakë jo 
aq të ndritshme. Mirëpo, nëse bartet në enë me oksigjen, fillon djegia intensive 
(fig. L29), me lirim të dritës dhe nxehtësisë. 
Nëse në laborator ka kushte djegia të kryhet duke lëshuar rrymë e ajrit (ose, më 
mirë, prej oksigjenit), ndërsa gazi i formuar të lëshohet nëpër shpërlarësen në të cilën ka ujë, mund të vërtetohet 
se a janë plotësuar të priturat në shikim të natyrës kimike të dioksidit të sulfurit. 
 
Nëse është fituar tretësirë nga tretja e dioksidit të sulfurit në ujë, ajo duhet të ndahet në tre porcione dhe nga një 
indikatorë (letra e kaltër e lakmusit, metil oranzhi dhe letra indikatorike universale) të vendosen në secilën prej 
tri porcioneve. Nga ngjyra e indikatorëve do të shihet se në tretësira mjedisi me të vërtetë është acidik.  
Barazimi i reaksionit të përfitimit të dioksidit të sulfurit është i thjeshtë: 
S(s) + O
2
(g) = SO
2
(g) 
Është thjeshtë të shkruhet edhe barazimi për reaksionin në të cilin formohet acidi sulfuror. 
Shënoi gjitha rezultatet nga vështrimi. 
 
Fig. L28. Djegia e të 
gdhendurave të magnezit 
 
Fig. L29. Djegia e sulfurit të 
ndezur në oksigjen  
 
 
Paralajmërim serioz: eksperimenti me djegie të sulfurit guxon të kryhet vetëm nëse në laboratorin shkollorë 
ka kushte përkatëse. Pikërisht, dioksidi i sulfurit jo vetëm që ka erë, por është edhe i helmët. 


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   100   101   102   103   104   105   106   107   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə