Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə66/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   62   63   64   65   66   67   68   69   ...   113
    Bu səhifədəki naviqasiya:
  • Kationi

 
180
edhe  kripërat e shkrira (shkrirje), por për ato tani për tani nuk do ti kemi në konsideratë. Për dallim nga 
përçuesit metalik të elektricitetit (për të cilët flitet për përçues të rendit të parë), elektrolitet konsiderohen si 
përçues të rendit të dytë.  
Domethënë,   
tretësirat ose shkrirjet e acideve, hidroksideve dhe kripërave të cilat sillen si përçues të elektricitetit 
quhen elektrolit.  
Midis elektrolitëve ekzistojnë dallime – disa (për shembull, tretësirat e acidit klorhidrik ose të hidroksidit të 
natriumit) janë përçues shumë më të mirë të elektricitetit se tretësirat e acidit acetik ose të hidroksidit të amonit. 
Përçues të mirë janë edhe tretësirat e më shumë kripërave, madje edhe kur janë formuar nga acidi dhe hidroksidi 
të cilat vetë janë përçues të dobët të elektricitetit (i tillë është, për shembull, acetati i amonit i cili është kripë e 
hidroksidit të amonit dhe acidit acetik).  
Në bazë të asaj se si e përcjellin elektricitetin (dhe të disa vetive tjera), elektrolitët mund të ndahen në të fortë 
dhe të dobët (qartë, ekzistojnë edhe elektrolit mesatarisht të fortë).  
Elektrolit të fortë janë tretësirat ujore të pothuaj se gjitha kripërave, tretësirat e 
acideve të forta (kloridrik, nitrik, sulfurik etj.) dhe të bazave të forta (për 
shembull, tretësirat e hidroksidit të natriumit, hidroksidit kaliumit, hidroksidit të 
kalciumit). Elektrolitë të dobët, tretësirat ujore të acideve organike (dhe të disa 
acideve inorganike) dhe hidroksideve (për shembull, acidi cianhidrik, acidi acetik 
dhe acide tjera organike, acidi acetik dhe acide tjera organike, hidroksidi i amonit 
etj). Si elektrolit të dobët sillen edhe tretësirat e disa kripërave, dhe të disa llojeve 
tjera të komponimeve. Vetë uji është elektrolit krejtësisht i dobët.  
 
Dhe, kështu: 
 elektrolit të fortë janë tretësirat ujore praktikisht të gjitha kripërave dhe të acideve të forta dhe bazave 
të forta;  
 elektrolit të dobët janë tretësirat ujore të acideve organike (dhe disa inorganike), po ashtu edhe 
tretësirat e disa hidroksideve, kripërave dhe llojeve të komponimeve tjera;  
 uji është elektrolit krejtësisht i dobët. 
Në cilën mënyrë elektrolitët e përçojnë elektricitetin? 
Nëpër përçuesit metalik (të ndërtuar prej kationeve dhe elektroneve relativisht të lira) elektriciteti bartet lehtë nga 
elektronet e lëvizshme – të gazit elektronik
*
, ndërsa kationet e ruajnë vendin e tyre në strukturë. Përkundër kësaj, 
te përçuesit e rendit të dytë, elektriciteti bartet si rezultat i lëvizjes së njëkohshme të joneve
:
 të joneve pozitive 
(kationeve) kah elektroda negative (katoda) dhe të joneve negative (anioneve) kah elektroda pozitive (anoda). 
Elektriciteti, d.m.th., gjithnjë bartet si rezultat i lëvizjes së grimcave të elektrizuara. Te përçuesit e rendit të parë 
ato janë elektronet, ndërsa te ato të rendit të dytë janë jonet.   
                                                 
* Shih faq. 244. 
 
Fig. 6.50. Aparatura për 
hulumtimin e përçueshmërisë 
elektrike  


 
181
Sipas asaj, përgjigja e pyetjes në titullin është:  
për të pasur përcjellje të elektricitetit, në elektrolit duhet të ekzistojnë jone të lëvizshme.  
Shpërbashkimi (disocijimi) elektrolitik 
 
Kështu, kemi përgjigje për pyetjen se në cilën mënyrë elektrolitët e përcjellin elektricitetin: nevojitet prezenca e 
joneve të lëvizshme. Por, tani shtrohet një pyetje e re: në cilën mënyrë në tretësira ose shkrirje do të gjenden 
elektrone lëvizëse?  
Kripërat e ngurta (për shembull kloruri i natriumit) edhe kur nuk gjenden në 
tretësirë janë të formuara prej kationeve dhe anioneve (fig. 6.51; shih edhe fig. 
3.12, ndërsa e ngjashme është situata edhe te hidroksidet e ngurta (fig. 3.8).  
Mirëpo, vetë kripërat e ngurta ose hidroksidet nuk e përcjellin elektricitetin për 
shkak se jonet nuk mund të lëvizin të lira. Madje pasi që të shkrihet kripa (ose 
hidroksidi), jonet mund të lëvizin më lirshëm, dhe shkrirjet e kripërave dhe 
hidroksideve janë përçues elektrik (elektrolit). Jonet e lëvizshme fitohen edhe 
atëherë kur substancat e ngurta të ndërtuara prej joneve do të treten në ujë ose në 
tretës tjerë të përshtatshëm (fig. 6.51).  
Kationi është joni i elektrizuar pozitiv, ndërsa katoda është elektroda e elektrizuar negativisht (kationet lëvizin 
kah  katoda).  Anioni   është joni i elektrizuar negativisht, por anoda është elektroda e elektrizuar pozitivisht 
(anionet lëvizin kah anoda). 
 
Fig. 6.51. Në jonet e NaCl të ngurtë afrohen molekulat e ujit të cilat, pastaj, i bartin jonet e 
hidratuara nëpër tretësirë  
 
Fig. 6.52. Jonet e hidratuara të 
natriumit dhe klorureve  


 
182
Jonet që ekzistojnë në shkrirje janë praktikisht të njëjta me jonet me ato të 
substancave të ngurta. Mirëpo, siç është treguar skematikisht në fig. 6.52, në 
tretësira të elektroliteve jonet janë, sipas rregullit, të rrethuara me molekula të 
tretësit (ato janë, siç thuhet, të solvatuara ose, nëse tretës është uji – të hidratuara).  
Prezantimet për atë se elektrolitët në tretësirë spontanisht (vetë vetiu) ndahen 
(shpërbashkohen) ndërsa kationet dhe anionet janë bazë e teorisë për disocijimin 
elektrolitik që e dha në disertacionin e doktoraturës së tij kimisti i ri suedez Arenius
*
 
(shih fig. 6.53).    
Përndryshe, deri te shpërbashkimi dhe formimi i joneve të sulvatuara mund të 
arrihet

 edhe gjatë tretjes së substancave në ujë të cilat, kur janë të pastra, janë të 
formuar jo prej joneve por prej molekulave  polare, thjeshtë prej molekulave në të 
cilat atomet (ose disa prej tyre) janë të lidhura me lidhje kovalente polare (faq. 241). 
Kështu, me lidhje kovalente por polare, mes tjerash, janë të lidhura atomet në 
klorhidrikun e gaztë gjatë tretjes së cilit në ujë formohet acidi klorhidrik:  
HCl(g) + nH
2
O(l) = HCl(aq) 
ku koeficienti n në anën e majtë tregon se bëhet fjalë për sasi të madhe të 
pakufizuar të ujit të lëngët.  
Kështu është edhe në raste tjera të ngjashme kur në molekula ekzistojnë 
atome të hidrogjenit që mund të ndahen prej tyre. Nëse në molekulë ka një 
atom të tillë, themi se acidi është njëbazik (monoprotonik), nëse ekzistojnë 
dy atome të tilla të hidrogjenit, acidi është dybazik (diprotonik) etj.  
Që të mos jemi të lidhur për një substancë konkrete, acidi për të cilin 
diskutuam mund ta shënojmë me HA, ndërsa shpërbashkimin e tij skematikisht e paraqesim si në fig. 6.54. 
Shenja që shihet në fig. 6.54 rëndomtë shfrytëzohet për shënimin e procesit të shpërbashkimit elektrolitik ose për 
reaksione tjera në të cilat është vendosur, siç thuhet, ekuilibri kimik – gjendja në të cilën po aq njësi të 
rektantëve shndërrohen në njësi të produkteve aq sa formohen prej njësive të reaktantëve

.  Kështu, që të 
shënohet shpërbashkimi i acidit që e kemi shënuar si HA (shih fig. 6.54) mund të shkruajmë: 
 HA(aq) 
  H
+
(aq) + A

(aq) 
 
Për shpërbashkimin e acidit sulfurik (shih fig. 6.55 a): 
H
2
SO
4
(aq) 
 2H
+
(aq) + SO
4
2–
(aq) 
(acidi sulfurik është dybazik), ndërsa për shpërbashkimin e hidroksidit të natriumit (fig. 6.55 b)  barazimi 
përkatës do të jenë: 
NaOH(aq) 
  
Na
+
(aq) + OH

(aq) 
                                                 
*
 
Svante August Arenius …Arrhenius† (1859–1927). 
† Por mund edhe të mos vijë nëse substanca  nuk është e tretshme ose nëse është e tretshme, por në tretësirë nuk sillet si elektrolit. 
‡ Për qëllime të tilla nuk guxohet të përdoret shenja = siç veprohet nganjëherë.
 
 
Fig. 6.53. Arenius në vitet e 
rinisë së tij  
 
 
Fig. 6.54. Shpërbashkimi i acidit 
njëbazik (monoprotonik) HA 


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   62   63   64   65   66   67   68   69   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə