Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə69/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   65   66   67   68   69   70   71   72   ...   113

 
187
tretësirave mbetet ashtu siç ka qenë edhe para reaksionit. Është e qartë se, në tretësirë edhe më tutje ka jone të 
hidratuara të manganit, nikelit, kobaltit, përkatësisht të bakrit të cilëve ju besohet ngjyra e tretësirave.  
Edhe në raste tjera:  
kur në reaksionin jonik përfitohet komponim dobët i shpërbashkuar përkatësisht komponimi dobët i 
tretshëm ose gazi, në reaksion efektivisht marrin pjesë vetëm jonet të cilat drejtpërdrejt sjellin deri në 
formimin e atij produkti të reaksionit, përderisa jonet tjera prezente janë vetëm vrojtues të llojit të vetë 
të reaksionit, ndërsa reaksioni shkon deri në fund. 
Proceset redoks elektrokimike  
Siç vërejtëm, gjatë reaksioneve midis metaleve dhe acideve, këmbehen elektronet. Elektronet këmbehen edhe në 
reaksione siç është ai midis zinkut metalik dhe joneve të bakrit:  
Zn(s)  Cu
2

(aq)  Zn
2

(aq)  Cu(s)  
Gjatë kësaj, siç pamë po ashtu, mund të llogaritet se këmbimi i elektroneve është rezultat i rrjedhjes së 
gjysmëreaksionit në të cilin vjen deri te oksidimi i zinkut:  
Zn  Zn
2

  2e–  
dhe në gjysmëreaksionin e njëkohshëm në të cilin jonet e bakrit(II) reduktohen:  
Cu
2

  2e–  Cu  
Nëse pllaka e zinkut metalik zhytet në tretësirë që përmban jone të bakrit, elektronet barten drejtpërdrejtë nga 
zinku kah jonet e bakrit, ndërsa nga shufra metalike në tretësirë kalojnë jonet e zinkut. Nëse,  pllaka e zinkut 
vendoset në tretësirë që përmban jone të Zn
2+
, asgjë e dukshme nuk do të ndodhë sepse po aq jone nga tretësira 
do të kalojnë në metal, prej tij do të pranojnë elektrone dhe do të çelektrizohen (do ta humbin ngarkesën) aq sa 
nga pllaka do të kalojnë në tretësirë.  
Ngjashëm do të jetë edhe nëse pllaka e bakrit zhytet në tretësirën që përmban jone Cu
2+

Mirëpo, nëse dy tretësirat (së bashku me pllakat metalike të zhytura në to) lidhen me të ashtuquajturën urë 
elektrolitike
*
, ndërsa pllakat (përmes instrumentit për matjen e tensionit) lidhen me përçues elektrik të jashtëm 
(fig. 6.59), do të fitohet, siç tregon voltmetri, burim i rrymës elektrike.  
Burimi i këtillë i rrymës elektrike quhet element galvanik

. Elementi galvanik është njëri prej dy llojeve të 
rëndësishme të elementeve elektrokimike. 
 
 
 
 
 
 
                                                 
*
 
Ura elektrolitike është gyp i lakuar në të cilin ka tretësirë të elektrolitit. Ura elektrolitike mundëson që dy tretësirat të lidhen elektrikisht  
(jonet mund të kalojnë nëpër urë), por të mos përzihen, ndërsa kalimi i joneve nëpër urë mundëson të mbahet elektroneutraliteti i tretësirave. 
† Elementi i treguar në fig. 6.59 quhet elementi i Danielit.
 


 
188
Lloji i dytë i elementeve elektrokimike janë  celulat për elektrolizë (fig. 6.60) në të cilat, po ashtu kryhen 
procese të dhënies (lirimit) dhe pranimit të elektroneve, por tani ato kryhen nën veprimin e rrymës njëkahëshe të 
sjellë nga jashtë – elektronet pranohen nga elektroda negative, ndërsa i jepen asaj që është e lidhur për polin 
pozitiv të burimit të jashtëm. 
 
Kështu, në gjitha elementet elektrokimike ekziston një pjesë në të cilën kryhet 
procesi i oksidimit dhe pjesa e dytë (në hapësirë e larguar nga e para), në të 
cilën kryhet procesi i pranimit të elektroneve (reduktimi). Këto dy pjesë të 
elementit elektrokimik quhen gjysmëelemente.  
Gjysmëelementi në të cilin kryhet oksidimi quhet anodë, ndërsa ai në të cilin 
gjysmëreaksioni është reduktim, mban emrin katodë*.  
Emrat e njëjtë përdoren edhe për shënimin e përçuesve metalik të zhytur në 
tretësirë: pllaka, shufra dhe ngjashëm.  
 
Kështu,  
 në secilin element elektrokimik, në njërin gjysmëelement, në anodë, kryhet gjysmëreaksioni i 
oksidimit,  
 në të dytin, i larguar në distancë, kryhet gjysmëreaksioni i reduktimit. 
                                                 
*
 
Mënyrë e përshtatshme të mbahet në mend se në anodë kryhet oksidimi është të vërehet se dy fjalët (edhe oksidim edhe anodë) fillojnë me 
zanore. Përkundër kësaj reduktimi dhe katoda me bashkëtingëllore. 
Fig. 6.60. Celula për elektrolizë 
(skematikisht)
 
Fig. 6.59. Elementi  galvanik i Daniel-it  
Voltmetri
Ura 
elektrolitike
Katoda
Tretësira
Anione                        Katione


 
189
Elementet galvanike me rëndësi praktike  
Nga elementet galvanike më të përhapura dhe më të përdorura janë elementet 
e Leklansheut* (fig. 6.61) elementi i that놠dhe akumulatorët.  
Elementi i thatë i Leklansheut (fig. 6.61) gjen përdorim praktik të gjerë. 
Një apo më shumë elemente të këtilla gjenden në “bateritë”

 
e rëndomta
 
(ato 
për bateritë ndriçuese të xhepit). Ai quhet i thatë sepse në vend të tretësirave 
të lëngëta, në ato ka pasta të dendura
§
. Njëra pastë (ajo e sjellë rreth shufrës 
së grafitit që gjendet në mes është poli pozitiv i elementit) përmban oksid 
mangani (IV), përderisa e dyta (ajo e plotëson mbetjen e hapësirës në enën e 
zinkut është poli negativ i elementit të Leklansheut) përmban NH
4
Cl dhe 
ZnCl
2
.  
Gjysmëreaksionet e oksidimit dhe reduktimit që kryhen në elementin e thatë 
mund të paraqiten përafërsisht në mënyrën vijuese (ato në realitet, janë më të 
komplikuara):  
Zn  Zn
2
  2e– 
dhe  
2MnO
2
  2H

  2e–  Mn
2
O
3
  H
2
O  
 
Gjatë punës së elementit pastat bëhen më të rralla (gjatë reaksionit formohet uji), ndërsa muret e enës së zinkut 
hollohen madje mund të vrimosen. Atëherë, siç themi, bateria rrjedh.  
Tensioni i elementit të ri të Leklansheut është rreth 1,5 V, por ai 
gradualisht bie. Kur tensioni ulet deri rreth gjysmës nga vlera fillestare, 
themi se bateria “është zbrazur” dhe atëherë ajo duhet të hidhet nga 
përdorimi. 
Ekzistojnë edhe lloje tjera të elementeve galvanike të cilat, sipas pamjes 
së jashtme, janë të ngjashme me atë të Leklansheut, por dallohen prej tyre 
sipas natyrës së elektrodave dhe nga mjedisi në të cilin ato janë të 
zhytura. Të tilla janë bateritë e nikel–kadmiumit, bateritë alkaline (fig. 
6.62) dhe mjaftë të tjera. 
Akumulatorët 
Ekzistojnë elemente galvanike të cilat, pasi të “zbrazen”, munden përsëri 
të “mbushen” nëse lidhen me burimin e rrymës njëkahëshe. Elementet e tilla quhen akumulatorë 
                                                 
*  Lexohet i Leklanshéut, e jo i Leklánsheut. 
† Sipas mbiemrit të konstruktuesit të tij ` Leklanshe …Leclanché† (1839–1882). Përndryshe, elementi origjinal i Leklansheut duket më 
ndryshe nga forma e tij bashkëkohore (fig. 6.10). 
‡ Termi “bateri” do të duhej, në realitet, të përdoret vetëm atëherë kur bashkërisht janë të paketuara disa elemente galvanike (sikur në bateritë 
e gjëra prej 4,5 volt), e jo edhe atëherë kur është fjala për për një element (sikur te “bateritë” prej 1,5 volt). Ndoshta ke dëgjuar për “baterinë e 
topave”? 
§ Këto pasta, përsëri, përmbajnë ujë, dhe sipas kësaj, elementi nuk është krejtësisht i thatë. 
 
Fig. 6.61. Elementi i thatë i 
Leklansheut (forma bashkëkohore) 
 
Fig. 6.62 Bateria alkaline  
- Ena 
cilindrike e 
zinkut,              
- Shufra prej 
grafitit, 
 - Pasta me 
elektrolitë
 


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   65   66   67   68   69   70   71   72   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə