Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə65/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   61   62   63   64   65   66   67   68   ...   113

 
178
DISA VETI TË TRETËSIRAVE  
Vetitë koligative të tretësirave të holluara  
Kur nëpër rrugë ka borë, shërbimet komunale hedhin kripë. Që mos të ngrihet uji në ftohësit e automobilave, 
dimrit uji në ato zëvendësohet me kundërngrirës. Arsyet për aksionet e këtilla janë të lidhura me disa nga vetitë e 
tretësirave.  
Pikërisht, antifrizi (kundërngrirësi) është tretësirë ujore e disa substancave organike (një alkool – etilenglikoli). 
Kripa (kloruri i natriumit) e shkrinë borën ose akullin.  
Edhe këtu vjen në shprehje një ga vetitë e rëndësishme të tretësirave:   
tretësirat zakonisht ngrihen në temperaturë më të ultë se sa tretësi i pastër.  
Në shumë lloje të automobilave antifrizi lihet të qëndrojë edhe gjatë verës. Pse? Gjatë verës nuk ka rrezik nga 
ngrirja e lëngut për ftohje! Rrezik më të madh ka nga ajo që lëngu mund të vlojë, të avullohet dhe, të mbetet 
automobili pa ftohje. Mirëpo. Kjo, kështu nuk ndodhë.  
Kështu është sepse ekziston një veti e rëndësishme e shumë tretësirave:  
Shumë shpesh, tretësirat vlojnë në temperaturë më të lartë se sa tretësi i njëjtë. 
Gjatë kësaj, në konstatimet e më sipërme nuk guxohet të parashihen fjalët rëndomtë dhe shumë shpesh. Nuk 
guxohet, sepse ka raste kur disa tretësira vlojnë edhe në temperaturë më të ultë se tretësi (për shembull, nëse 
substanca e tretur është më e avullueshme se tretësi), ekziston edhe mundësia që temperatura e ngrirjes të jenë 
më e lartë se ato të tretësit të pastër. 
Mirëpo, kur substanca e njëjtë e tretur është në gjendje agregate të ngurtë, ndërsa tretësi dhe tretësira e fituar janë 
të lëngët, mund të konsiderohet se  
tretësirat e  lëngëta të substancave të ngurta sipas rregullit kanë temperaturë më të ultë të ngrirjes dhe 
temperaturë më të lartë të vlimit se sa tretësi i pastër. 
Kur tretësirat janë të holluara, ngritja e temperaturës së vlimit dhe ulja e temperaturës së ngrirjes janë në 
proporcion të drejtë me numrin e grimcave të substancës së tretur që gjenden të tretura në tretësin e dhënë me 
masë të caktuar
*
.  
Sipas definicionit:   
vetitë të cilat varen nga numri i grimcave të substancës së tretur e cila është e disperguar nëpër tretësin 
me masë të caktuar (por jo edhe ajo se çfarë natyre kanë grimcat) quhen koligative. 
Kuptohet, ngritja e temperaturës së vlimit dhe ulja e temperaturës së ngrirjes varen edhe nga ajo se cili tretës 
është në pyetje.  
Përskaj ngritjes së temperaturës së vlimit dhe uljes së temperaturës së ngrirjes, ka edhe veti tjera koligative të 
tretësirave të holluara. 
                                                 
* Më së shpeshti merret masa e tretësit të jenë një kilogram


 
179
Kristalizimi nga tretësira  
Për ta shkaktuar kristalizimin nga tretësira, mundet, në vend se ta ngrohim, e pastaj ta ftohim, të mos e ndërrojmë 
temperaturën, por ta lëmë tretësin të avullohet. Dhe atëherë do të vijë deri te kristalizimi. Me avullimin e tretësit, 
përqendrimi i substancës së tretur rritet edhe kur ajo barazohet me tretshmërinë s, do të formohet tretësirë e 
ngopur. Avullimi i mëtejmë i tretësit do të sjellë deri te kristalizimi i pjesës së substancës së tretur. Në realitet, 
kështu nga uji i detit përfitohet kripa e kuzhinës. fenomeni i njëjtë i besohet edhe paraqitjes së njollave që 
mbeten nëpër gota kur ato lahen me ujë bigori  – e tillë siç është në  shumicën e qyteteve tona. 
Përpiqu të gjesh edhe shembuj tjerë të ngjashëm! 
domethënë,   
nga tretësira në të cilën, për shkak të disa arsyeve, përqendrimi i substancës së tretur është bërë mi i 
madh se tretshmëria s, nga tretësira do të kristalizojë teprica e substancës së tretur.  
Te substancat me të cilat kemi punuar ka edhe një dallim të dukshëm. Pikërisht, nga tretësira e nitratit të kaliumit 
ndahen kristale përbërja e të cilave i përgjigjet formulës  KNO
3
. Përkundër kësaj, nga tretësira e sulfatit të bakrit 
ndahen kristale me përbërje që është  CuSO
4
 
·
 
5H
2
O, e jo CuSO
4
. Nga tretësira, e acetatit të natriumit ndahet kripa 
me përbërje që mund të prezantohet me formulën NaCH
3
COO
 
·
 
3H
2
O. Substancat kristalore të cilat, sikur ato të 
lartë përmendura, në përbërjen e tyre përmbajnë ujë, quhen kristalohidrate. Komponime të tilla (më shpesh ato 
janë kripëra ose, më rrallë hidrokside, madje edhe acide), në realitet, disa herë ishin përmendur.  
Siç shihet edhe nga formulat më lartë të përmendura, përmbajtja e ujit te kristalohidratet shkruhet në atë mënyrë 
që pas formulës së komponimit vendoset pikë pak e ngritur (sikur ajo që shfrytëzohet si shenjë për shumëzim), 
pastaj, koeficienti i cili e jep raportin e sasisë së ujit dhe sasinë e substancës që e formon hidratin, dhe në fund 
shkruhet (si formulë për ujë) H
2
O. Mirëpo, përkundër kësaj rëndësia matematikore e pikës së ngritur, gjatë 
leximit thuhet pentahidrat i sulfatit të bakrit. Për shënimin e vlerës së koeficientit para formulës së ujit 
përdoren prefikset e dhënë në tabelën në faq. 65. Para shtohet fjala  hidrat.
  
Mbaj në mend: 
prefiksat e njëjtë përdoren edhe në raste tjera, për shembull në termat dioksid, triklorur dhe ngjashëm. 
Përndryshe, duke pasur në konsideratë për atë të sipër përmendurën, kristalohidrati i dytë i dhënë më lartë quhet 
trihidrat acetat natriumi
*

 
 
TRETËSIRAT E ELEKTROLITËVE  
Disa tretësira (dhe shkrirje) e përçojnë elektricitetin  
Gjithsesi e di se elektriciteti mund të përçohet nëpër metale (ato janë përçues të elektricitetit). Të gjitha 
instalimet elektrike nëpër vendbanime, shkolla ose fabrika, si dhe rrjeti për bartjen e elektricitetit nga centralet 
deri te konsumuesit është ndërtuar nga telat metalik (parësisht prej bakrit).  
Mirëpo, përçues të elektricitetit janë edhe disa tretësira për të cilat themi se janë elektrolit. Si elektrolit sillen 
tretësirat ujore të acideve (dhe disa të tjera), hidroksideve dhe kripërave. Elektrolit, përpos këtyre, mund të jenë 
                                                 
* Acetatet janë kripëra të acidit acetik, CH
3
COOH.
 


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   61   62   63   64   65   66   67   68   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə