Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc


SISTEMET DISPERSE HETEROGJENE



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə59/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   55   56   57   58   59   60   61   62   ...   113

 
161
 
6.2. SISTEMET DISPERSE HETEROGJENE 
 
 
 
SISTEMET DISPERSE KOLOIDALE DHE SISTEMET DISPERSE 
HETEROGJENE (TË VRAZHDËTA)  
PËRMASAT E GRIMCAVE KANË RËNDËSI PËRCAKTUESE  
Siç thamë, sistemet disperse ndahen në disperse molekulare (tretësira), disperse koloidale dhe disperse 
heterogjene (të vrazhdëta). Për atë se në cilin grup dispers bënë pjesë një sistem dispers, rëndësi përcaktuese 
kanë përmasat e grimcave, madhësia e tyre.  
Siç thamë, kur grimcat e substancës së disperguar janë molekula ose jone, bëhet fjalë për tretësirë (sistem 
dispers molekularë). Kuptohet, molekula të ndryshme ose jone kanë përmasa të ndryshme, por mund të thuhet se 
ato tejkalojnë vlerën prej rreth 1 nm
*
. Nëse, përmasat e grimcave janë më të mëdha prej rreth 100 nm, flasim për 
sistem dispers heterogjen (të vrazhdët)


Nëse përmasat e grimcave të substancës së disperguar (të themi, rrezja e tyre) është midis 1 dhe 100 nanometra 
(d.m.th., ndërmjet asaj të molekulave të rëndomta ose joneve dhe madhësisë të grimcave të substancës së 
disperguar te sistemet e disperguara të vrazhdëta), sistem dispers është dispers koloidal ose, thjeshtë, koloidal.  
Thënë shkurtimisht, 
nëse  përmasat e grimcave të substancës së disperguar janë nën 1 nanometër, sistemi dispers paraqet 
tretësirë; nëse madhësia e këtyre grimcave është ndërmjet 1 dhe 100 nanometrave, bëhet fjalë për sistem 
dispers koloidal, ndërsa nëse grimcat janë më të mëdha se 100 nm, sistemi është dispers i vrazhdët. 
Sistemet disperse koloidale  
Për shkak të asaj, siç thamë, përmasat e grimcave të fazës së disperguar te sistemet disperse koloidale janë 
ndërmjet  atyre të grimcave të tretësirave dhe sistemeve disperse të vrazhdëta, sistemet disperse koloidale mund 
të formohen ose prej tretësirave (gjatë kësaj prej molekulave ose joneve formohen agregate më të mëdha prej 
grimcave) ose prej sistemeve disperse të vrazhdëta (atëherë duhet të kryhet imtësimi i grimcave më të mëdha

). 
                                                 
*
 Emri i njësisë e cila është përdorur këtu është nanometër. Një nanometër është një milijardë herë njësi më e vogël se njësia e metrit (1 nm 
= 10
-9
 m). 
† Këshillë: Mbaj llogari se vlerat e mësipërme janë vetëm të përafërta dhe se nuk mund të tërhiqet kufi i mprehtë! Vetitë e sistemit në të cilin 
përmasat e grimcave janë, për shembull, 99 nanometër edhe të sistemit tjetër, në të cilin grimcat janë me madhësi (për shembull  me rreze) 
prej 101 nanometër, nuk do të jenë të dallueshme në masë të dukshme.  

 Për këtë qëllim shfrytëzohen të ashtuquajturit mullinj koloidal.
 


 
162
Grimcat koloidale (micelat) nuk mund të shihen me sy ose me mikroskop të 
rëndomtë. Që të mundet të shihen, më herët janë përdorur ultramikroskopa special në 
të cilët drita ka hyrë prej së anësh (e jo, sikur te mikroskopat e rëndomtë, prej pjesës 
së poshtme) dhe në fushën e dukshme janë shikuar njolla të ndrithshme në vendin ku 
janë gjetur grimcat koloidale prej të cilëve drita është shpërhapur. 
Sot ultramikroskopët janë zëvendësuar me mikroskopat elektronik ndihmës të 
pakrahasueshëm me të cilët mundet të fitohet 
fotografia e vërtetë e grimcave koloidale. Kështu, në 
fig. 6.3 janë treguar grimca koloidale me diametër prej 
rreth 18 nm. 
Përndryshe, mielet përbëhen prej një pjese që mund të 
quhet bërthamë (pjesa e kuqe në fig. 6.4) në sipërfqen 
të cilën janë kapur jone (adsorbuar), parësisht me ngarkesa të njëjta (bërthama, së 
bashku me jonet e adsorbuara mbi të formojnë granula; ajo është pjesa e ngjyrosur 
në fig. 6.4). Për shkak të ngarkesës së joneve që i përmban, granulat janë të 
elektrizuarara – pozitivisht ose negativisht.  
 
Që të sigurohet elektroneutraliteti i tërë sistemit, rreth granulave grumbullohen 
jone me ngarkesa të kundërta (fig. 6.4). 
 
Domethënë:   
 sistemet disperse koloidale mund të formohen ose prej sistemeve disperse koloidale ose prej sistemeve 
disperse molekulare (metodat që përdoren gjatë kësaj quhen kondensuese) ose prej sistemeve disperse 
të vrazhdëta (për këtë qëllim përdoren metoda disperse);  
 në suaza të një micele koloidale, dallohet bërthama rreth të cilës ekzistojnë jone: të parat të 
absorbuara në sipërfaqe të bërthamës (ato së bashku me bërthamën formojnë granula) dhe tjerat që 
gjenden në afërsi të saj. 
Vetitë e sistemeve disperse koloidale  
Elektroforeza.  Pasi që granulat janë njëjtë të elektrizuara, në fushën 
elektrike ato lëvizin në kahje të njëjtë. Nëse ekzistojnë granula të 
ndryshme, në fushën elektrike ato lëvizin me shpejtësi të ndryshme dhe, 
në atë mënyrë, mundet të ndahen.  
Veprimi për ndarje quhet elektroforezë (fig. 6.5) dhe ajo mund të 
kryhet në shtresë të slilikagelit, në letër, në kapilare etj. Elektroforeza 
shfrytëzohet shumë edhe në hulumtimet mjekësore dhe në laboratorët 
klinik. 
Koagulimi. Ngarkesa e njëjtë e gjitha granulave në një sistem dispers 
koloidal, sjell deri në shtyrjen e tyre reciproke. Me këtë është i 
pamundshëm verbimi (koagulimi) i grimcave koloidale dhe formimi i 
agregateve më të mëdha. 
Kështu, sistemet disperse koloidale, mund të jenë stabile – kohë më të shkurtë ose më të gjatë. Për shembull, në 
Londër ruhet sistemi dispers koloidal prej arit të cilin e ka përgatitur Majkl Faradej (fig. 6.6). 
 
Fig. 6.4. Grimca koloidale 
(skematikisht) 
 
Fig. 6.3. Grimcat koloidale 
të paladiumit (incizimi nga 
mikroskopi elektronik) 
 
Fig. 6.5. Elektroforeza (skematikisht) 


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   55   56   57   58   59   60   61   62   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə