Parashikimit me simulimin monte carlo



Yüklə 1,14 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə7/8
tarix07.11.2018
ölçüsü1,14 Mb.
#77982
1   2   3   4   5   6   7   8

-22-

ndaj goditjeve të jashtme, si dhe shqyrtojmë formën e shpërndarjes 

së parashikimit stokastik. Në këtë model, Pbb-ja përcaktohet nga 

ana e kërkesës, kështu që zhvillimi i aktivitetit ekonomik është 

funksion i konsumit total, investimeve totale (private dhe publike), 

si dhe i eksporteve neto. 

Duke përdorur teknikën Monte Carlo, ne gjeneruam rreth 1000 

variabla të rastit, veçanërisht për Pbb-në, konsumin total real, 

investimet private reale, eksportet reale dhe importet reale. Kështu 

në total, ne kemi një matricë të numrave të rastit me përmasa 

5x1000. Duke qenë se nuk kemi një numër të mjaftueshëm 

projeksionesh (vetëm 8 tremujorë parashikime kryesisht për Pbb-

në) për të analizuar karakteristikat e gabimit të parashikimit, ne 

kemi supozuar se këto terma gabimi kanë një shpërndarje normale 

me mesatare zero dhe me devijim standard të barabartë me 

devijimin standard të mbetjeve të tyre historike. Ky supozim bazohet 

në informacionin e dhënë në variablat e paracaktuar. Duhet të 

nënvizojmë se vlerësimi i lidhjeve ekonomike dhe zgjidhja e modelit 

është bërë për periudhën 1996-2006, ndërsa performanca e 

modelit është vlerësuar jashtë kësaj periudhe. Kjo nënkupton që 

pjesa tjetër e burimeve të mundshme të pasigurisë trajtohet si fikse

thënë ndryshe, ne supozojmë koeficientë realë ose fiks të vlerësimit, 

si dhe një strukturë të saktë të specifikimit të modelit. Pra, ne kemi 

një parashikim të kushtëzuar nga ecuria e variablave ekzogjenë të 

përfshirë në model, parametrat e ekuacioneve dhe në specifikimin e 

saktë të modelit. Kjo do të thotë që gabimi i pritshëm i parashikimit, 

vjen si rezultat i goditjeve ose “zhurmave” në termin e gabimit të 

secilit prej ekuacioneve (bianchi dhe Calzolari (1982)). 

Rezultatet e eksperimentuara me anë të modelit MEAM janë të 

paraqitura në tabelën 1, e cila përmban informacion lidhur me 

anshmërinë në përqindje të rezultateve, e matur si diferencë midis 

mesatares së parashikimit stokastik dhe mesatares së parashikimit 

deterministik, e shprehur në përqindje të këtij të fundit. Një diferencë 

e madhe midis mesatares së parashikimit stokastik dhe mesatares 

deterministike është tregues për një shkallë të lartë jolineariteti të 

modelit, duke dëshmuar kështu se parashikimi i marrë nga vlerësimi 

stokastik është më i mirë sesa parashikimi deterministik.

Një rezultat tjetër që paraqitet në tabelë është koeficienti i 

variacionit të parashikimit stokastik, i matur si devijim standard i 



-23-

parashikimit në përqindje ndaj mesatares së parashikimit stokastik. 

Përmes kësaj statistike, ne mund të llogarisim devijimin e serive tona 

të parashikimit krahasuar me parashikimin mesatar. Sa më e madhe 

të jetë shpërndarja e parashikimit stokastik përreth mesatares së tij, 

aq më i ndjeshëm është modeli ynë kundrejt goditjeve të jashtme. 

Periudha e simulimit të modelit përfshin gjithsej 3 vite (ose 12 

tremujorë). Rezultatet e lidhura me përqindjen e anshmërisë dhe me 

koeficientin e variacionit paraqiten për Pbb-në, konsumin, investimet 

private dhe totale, eksportet, importet, të gjitha në terma realë, si 

dhe për IÇK-në dhe inflacionin. Çdo rezultat tregohet për periudhën 

e parë, të mesme dhe të fundit, me qëllim që të evidentohet se si 

ndryshojnë këto statistika gjatë periudhave më të gjata të parashikimit. 

Tabelë 1. Përmbledhje e rezultateve për simulimet stokastike me mbetje 

rastësore të shtuara në ekuacionin e konsumit privat (1000 simulime).

Emri i variablit

Anshmëria në përqindje

1

Koeficienti i 



variacionit

2

, %



I

II

III



I

II

III



Pbb reale

0.0043


-0.0745

-0.1419


2.41

4.27


4.63

Konsumi total në 

terma realë

0.0055


-0.0918

-0.1833


2.87

5.35


6.18

Investimet totale në 

terma reale

-0.0001


-0.0235

-0.0854


0.26

1.94


3.05

Investimet private 

në terma realë 

-0.0001


0.0145

-0.0992


0.30

2.33


3.60

Eksportet në terma 

reale

-0.00001 -0.00002 0.00002



0.23

0.28


0.27

Importet në terma 

realë

0.0005


-0.0288

-0.0946


0.79

2.37


3.41

Norma e inflacionit

0.0048

0.0145


-0.0139

2.17


3.77

4.80


1

  Anshmëria në përqindje = (mesatarja e parashikimit stokastik/parashikimi deterministik -1).

2

 Koeficienti i variacionit = (devijimi standard i parashikimit stokastik/mesatarja e 



parashikimit stokastik).

burimi: Llogaritje të autorëve.

Disa nga rezultatet e përftuara tregojnë se parashikimet (ose 

projeksionet) e marra nga modeli MEAM janë përgjithësi lineare 

bazuar në vlerat e ulëta të koeficientit të anshmërisë në përqindje, i 

cili tregon se diferenca midis mesatares së parashikimit deterministik 

dhe mesatares së parashikimit stokastik është mjaft e vogël. Nga 

ana tjetër, kjo do të thotë se parashikimi deterministik i përftuar 

nga modeli MEAM është një parashikues i saktë i mesatares. Nëse 

ne analizojmë akumulimin e gabimit në kohë, do të vërejmë se 




Yüklə 1,14 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə