237
rrjetit: komunikimi i veprës mund të bëhet në forma të ndryshme, duke përfshirë si
komunikimin nëpërmjet pagesës nga përdoruesi, ashtu dhe komunikimin pa pagesë. Në të
dyja rastet, shpërblimi do të jetë i ndryshëm, pasi baza mbi të cilën do të mbështetet është e
ndryshme. Nga njëra ana kemi një shpërblim që buron nga pagesa që bën përdoruesi, në anën
tjetër nga fitime që producenti mund të realizojë në mënyrë indirekte, si për shembull
shfrytëzimi i reklamave në faqen e internetit
750
. Këto realitete duhet të specifikohen qartë në
kontratë. Por veçantia është se për mënyrën e mbledhjes së shpërblimit, do të hyjnë në lojë
agjencitë e administrimit kolektiv të të drejtave të autorit. Dy momente kyçe përcaktojne
çështjen e shpërblimit: (i) Shpërblimet për çdo mënyrë shfrytëzimi të veprës kinematografike
dhe/ose audiovizuale llogariten në mënyrë proporcionale me të ardhurat e përgjithshme, që
rrjedhin prej tij, me përjashtim të rastit kur është rënë dakord ndryshe
751
. Për krijimin e
veprave fonografike mënyra e shpërblimit ndjek të njëjtën logjikë.
Ligji për të drejtat e autorit parashikon qartësisht detyrimin për përdoruesit veprave
fonografike për të paguar prodhuesin e kësaj vepre në rast se ata e përdorin atë për qëllime
tregtare
752
. Kjo përfshin edhe rastin e përdorimit të veprave fonografike nëpërmjet valëve
radiofonike, transmetmeve radiofonike digjitale si dhe transmetimeve në streaming. Dispozita
në fjalë ka një rëndësi shumë të madhe në ditët e sotme, pasi është e qartë se veprat
fonografike po shpërndahen më shumë në formatin e tyre digjital të patrupëzuar, në vend të
formatit të tyre të trupëzuar në CD.
b. Karakteristikat e kontratës së veprave audiovizuale
me fonde publike
Veprimtaria kinematografike e financuar nga buxheti publik parashikohet dhe
rregullohet në Ligjin nr. 8096, datë 21.3.1996 “Për kinematografinë”, i ndryshuar. Përveç
parashikimeve të ligjit për të drejtën e autorit, personat të cilët kërkojnë të realizojnë një vepër
kinematografike me fonde shtetërore, duhet t’i nënshtrohen rregullimeve të këtij ligji.
Ligji për kinematografinë krijon detyrime si për ato subjekte që kërkojnë të përfitojnë
nga fondet publike, ashtu si dhe për çdo subjektet e tjera që nuk kërkojnë të përfitojnë nga
këto fonde. Në këktë kuadër, të drejtat dhe detyrimet do t’i grupojmë në dy pjesë kryesore, (i)
të drejtat dhe detyrimet sui generis që lidhen me projektet që përfitojnë fonde publike si dhe
(ii) të drejtat dhe detyrimet e përgjithshme për çdo vepër kinematografike.
Paraprakisht duhet thënë se mbështetja financiare e projekteve që kërkojnë financim
publik bëhet nëpërmjet një personi juridik publik, në varësi të ministrit të Kulturës, që është
Qendra Kombëtare e Kinematografisë (“QKK”). Si institucion me karakter qendror, statun
QKK-së e miraton Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit përgjegjës për Kulturën
753
.
750 J-M. Vernier, Numérique et droit d’auteur, Studim i
Sciences Po Paris, 2003, f. 22.
751 Neni 100 i Ligjit për të drejtat e autorit.
752 Neni 114 i Ligjit për të drejtat e autorit.
753 Neni 3 i Ligjit për kinematografinë.