240
distributori
768
(pasi ky detyrim rëndon më shumë mbi të) nuk mund të qarkullojë filmin pa
lejen përkatëse të dhënë nga komsioni i vizionimit.
Së fundi, të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari në sallat e kinemave në Shqipëri janë
të detyruar të shfaqin jo më pak se 5 ditë radhazi premierat e veprave të realizuara me ose pa
fond buxhetor
769
. Të gjitha parashikimet e mësipërme duhet të jenë të integruara të kontrata
që lidhin producentët dhe distributorët me QKK-në.
3. – Administrimi i jashtëm i të drejtave të autorit (agjencitë e
administrimit kolektiv)
Si në shumë fusha të të drejtës edhe e drejta e autorit është ndodhur para sfidës së
përafrimit me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Duhet thënë se përpjekjet kanë qenë të
vazhdueshme, por sukseset, herë te zbehta herë më të dukshme, nuk duhet të fshehin
problematikat që prekin këtë fushë që ende nuk po gjen trajtimin dhe vëmendjen e duhur. Dhe
në këtë kuadër, administrimi i të drejtave të autorit prej agjencive kolektive ka njohur më
shumë ulje se ngritje gjatë këtyre viteve.
Përpjekja e parë është mishëruar në ligjet e mëparshem për të drejtën e autorit në fuqi
në Shqipëri pas vitit 1990. Në mënyrë të veçantë, këto përpjekje i gjejmë te Ligji i vjetër
9380/2005, i cili ka përafruar me Direktivën 2004/48/EC të Parlamentit evropian dhe të
Këshillit datë 29 prill 2004, në lidhje me zbatimin e të drejtave të pronësisë intelektuale. Ligji
në fjalë, krahasimisht me Ligjin e mëparshëm të vitit 1992, që rregullonte fushën e të drejtës
së autorit në Shqipëri para vitit 2005, ka qenë një hap përpara i pamohueshëm në rregullimin
e marrëdhënieve të të gjithë aktorëve të të drejtës së autorit. Ligji 9380, në kuadër të
përmirësimeve të mëtejshme të kornizës ligjore të të drejtës së autorit, ka sjellë disa risi mjaft
të dobishme për sa i përket agjencive të administrimit kolektiv (më poshtë në ktë trajtim,
mund të referohen edhe si “AAK”) si për shembull përcaktimin e formës së tyre ligjore
770
, të
mënyrës së liçencimit
771
dhe të rregullave bazë të funksionimit të tyre
772
. Ligji 9380 rimerrte
768 Distributori përkufizohet si: “si
personi fizik ose juridik, vendas
ose i huaj, që realizon, për qëllimet
përfitimi
ekonomik, tregtimin ose shpërndarjen e veprës filmike.” (neni 2 i Ligjit për kinematografinë).
Distributori është një nga përfituesit e të cedimit të të drejtës së shfrytëzimit ekonomik të veprës.
769 Neni 36 i Ligjit për kinematografinë.
770 Neni 108 i Ligjit 9380/2005.
771 Neni 109 i Ligji 9380/2005.
772 Neni 110 i Ligji 9380/2005.