233
shkruar, parashikimi i saktë i detyrimeve dhe të drejtave të titullarit të të drejtave (dorëzimi i
kopjes së veprës ose krijimi i një mekanizmi që i siguron subjektit që duhet të përcjellë
veprën që të ketë akses drejt kopjes digjitale të saj, në mënyrë që të bëjë përcjelljen e veprës
në internet) si dhe të drejtave dhe detyrimeve të përfituesit të të drejtës për të shfaqur veprën
(respektimi i të drejtës morale të autorit, detyrimi për të shfaqur veprën si dhe pagesën e
shpërblimit).
a. Kontrata e veprave kinematografike, audiovizuale dhe/ose muzikore
Në thelb të këtyre kontratave më specifike, për shkak të peshës ekonomike më të
madhe që ato mbartin, qëndron jetësimi i veprës së autorit apo të disa autorëve, nëpërmjet
investimit të një personi juridik ose fizik (prodhuesi ose producenti) dhe dhënies së një lloj
garancie në favor të këtij të fundit, duke detyruar autorin ose autorët që të cedojnë tërësinë
apo një pjesë thelbësore të të drejtave të tyre të autorit
741
. Producenti i një vepre të tillë mund
të jetë edhe person fizik, por në shumicën dërrmuese të rasteve do të jetë një person juridik,
kryesisht një shoqëri tregtare me fonde dhe me kredibilitet të mjafueshëm, që do të sigurojë
fondet për jetësimin e veprës.
Sasia e investimit do të varet nga ambiciet e autorëve dhe rrjedhimisht nga madhësia e
projektit. Formimi i një kontrate të tillë ka si pikënisje paraqitjen e një skenari
apo kompozimi
nga ana e autorit apo autorëve drejtuar një prodhuesi (producenti). Nëse ky i fundit ka interes,
do ta financojë këtë projekt, dhe kështu do të lidhë kontratën përkatëse. Gjithashtu, mund të
ndodhë (rasti që haset më shpesh dhe që ka përfitime ekonomike më të mëdha) që një
producent mbledh një skuadër autorësh për të krijuar një vepër që do të sillte në mënyrë të
padiskutueshme përfitime financiare të konsiderueshme, ndoshta në dëm të cilësisë artistike.
Kjo i ngjan së tepërmi mekanizmit të kontratës së sipërmarrjes së përcaktuar në kreun VII të
titullit II të Kodit Civil.
Natyra juridike e kontratës. Palët në këtë kontratë janë nga njëra anë autori apo
autorët dhe nga ana tjetër producenti, person fizik ose juridik, i cili është person që merr
përsipër financimin e realizimit të veprës, si edhe të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë që
burojnë nga ky financim. Në këtë kontekst, jemi afër natyrës së veprës kolektive, pra të një
vepre të realizuar nga një apo disa autorë (në më të shumtën e rasteve, disa autorë) ku titullar
me të drejta të plota mbi veprën do të jetë producenti i saj, qoftë edhe duke hequr çdo lidhje
midis veprës dhe autorit. Në fakt, një cilësim i tillë nuk reflekton plotësisht këtë lloj kontrate.
Nëse në disa vepra kinematografike, në mënyrë të veçantë ato që mbajnë “firmën” e
Hollivudit, e gjejmë një situatë të tillë, pra ku autorët zhduken tërësisht, duke i lënë vendin
vetëm emrit të producentit, në shumë të tjera emri i krijuesve të veprës të paktën do të
përmendet, çka tregon që nuk jemi tërësisht në prani të një vepre kolektive. Në këtë kuadër
741 Christophe Caron, Droit d’auteur, Litec, Paris, 2013, f. 451.