236
Karakteristika të tjera. Karakteristika e parë e përbashkët është se kohëzgjatja e të
drejtave pasurore të prodhuesit (siç shprehet ligji), ose me fjalë të tjera, kohëzgjatja e cedimit
të të drejtave pasurore të autorit është 50 vjet pas fiksimit të parë, duke filluar nga data 1 janar
e vitit pasardhës. Kjo do të thotë se autori rifiton sërish të drejtat pasurore mbi veprën. Në
praktikë kjo përkthehet me të drejtën që ka autori ose titullarët e te drejtave të veprës që të
hyjnë në marrëdhënie kontraktuale të tjera me të njëjtin producent për të rinegociuar
kontratën, ose të hyjnë në bisedime me një producent tjetër për të nxjerrë në treg përpunime të
veprave që kanë qenë objekt i kontratës para 50 vjetësh. Asnjë e drejtë mbi prodhimin
kinematografik ekzistues ose mbi prodhimin diskografik ekzistues nuk do të shkelet nga ky
kthim mbrapsht i të drejtave në favor të autorit: ato i përkasin producentit të parë.
Karakteristika e dytë është përshkrimi i të gjitha të drejtave që do të cedojë autori. Siç
e thamë, autori nuk ka shumë mundësi zgjedhjeje: ai duhet të cedojë të drejtat. Por në bazë të
të drejtës së informimit të palës kontraktuese dhe meqënëse bëhet fjalë për një palë të dobët
në këtë kontratë (të paktën ekonomikisht), ai duhet të dijë se çfarë do të cedojë. Gjithashtu,
autori duhet të dijë se në ç’mënyrë do të shpërndahet vepra e tij: DVD, BlueRay, CD,
streaming në internet, sallë kinemaje etj. Çdo formë e imagjinueshme dhe teknikisht e
mundshme duhet të parashikohet në kontratë. Nëse në të ardhmen shpiket një metodë e re
shpërndarjeje e veprës, duhet që palët të lidhin një aneks-kontratë ku të parashikohet
shfrytëzimi i veprës edhe për këtë lloj formati. Autori nuk mund të lidhë një kontratë
skllavëruese nëpërmjet të cilës të cedohen të drejta për të ardhmen, në një kohë kur asnjë nga
palët
kontraktuese, në kohën e lidhjes së kontratës, e ka të pamundur ta parashikojë atë.
Karakteristika e tretë lidhet me aspekte të të drejtës morale. Për shembull, producenti
ka për detyrë të përmendë autorët e veprës, të cilët janë regjisori, skenaristi, orkestruesi apo
kompozitori i veprës
749
. Këto janë pjesë të detyrimeve të producentit që burojnë prej
realizimit efektiv të të drejtës morale të autorit.
Karakteristika e fundit, dhe nuk është një surprizë, lidhet me shpërblimin e autorëve.
Në lidhje me shpërblimin bazuar në këto kontrata, autori do të mund të përfitojë shpërblimin e
tij sipas parashikimeve të kontratës. Megjithatë, kontrata duhet të parashikojë specifikiën e
749 Neni 99 i Ligjit për të drejtat e autorit: “1. Autori
i programit kompjuterik, sipas dispozitave të kreut III,
seksioni 2, të këtij ligji, gëzon të drejtën ekskluzive të ndalojë ose të autorizojë: a) riprodhimin e përhershëm ose
të përkohshëm të një programi kompjuterik me çdo mjet dhe në çdo formë, pjesërisht ose tërësisht; kjo përfshin
ngarkimin, ekspozimin, funksionimin, transme-timin ose ruajtjen e një programi
kompjuterik, i cili kërkon
riprodhimin e tij; b) përkthimin, përshtatjen, rregullimin dhe çdo ndryshim tjetër të një programi kompjuterik
dhe riprodhimin e rezultateve të tij, pa cenuar të drejtat e personit, i
cili ndryshon programin; c) çdo formë të
shpërndarjes në publik të origjinalit ose kopjeve të një programi kompjuterik, duke përfshirë dhënien me qira të
origjinalit apo kopjeve të tij. 2. Dispozitat e neneve 24, 31 dhe 72, të këtij ligji, nuk do të zbatohen për programet
kompju-terike. Programet kompjuterike nuk do të jenë subjekt i huadhënies publike, përveçse nëse është
parashikuar në kontratë. 3. Dispozitat e nenit 27, të këtij ligji, për shuarjen e së drejtës së shpërndarjes, do të
zbatohen me ndryshimet e nevojshme për programet kompjuterike.