Krimi kompjuterik, strategjia dhe



Yüklə 301,34 Kb.
səhifə1/4
tarix23.09.2018
ölçüsü301,34 Kb.
  1   2   3   4



UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I DREJTËSISË

DEPARTAMENTI I SË DREJTËS PENALE

Rruga “Milto Tutulani”, Tiranë, Shqipëri, Tel/Fax. + 355 4 222 537, http: //www.fdut.edu.al



DISERTACION

PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE

DOKTOR



KRIMI KOMPJUTERIK, STRATEGJIA DHE

SIGURIA KOMBËTARE

Kandidati: Nertil BËRDUFI

Udhëheqës Shkencor: Prof. Dr. Altin SHEGANI


TIRANË, 2015




































































































































































































© E drejta e autorit: Nertil BËRDUFI, 2015

Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.

Ky punim shkencor është formatuar sipas kërkesave të rregullores së rektoratit “Për organizimin e programeve të studimit të doktoratave”, miratuar në mbledhjen e Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës, me vendimin nr. 20, datë 13.11.2008.



Abstrakt

Krimi kibernetik është tani një nga sfidat më të mëdha ligjore. Që nga viti 2000 deri në vitin 2014 interneti është zgjeruar me një normë mesatare prej 741.0% në nivel global dhe aktualisht rreth 3 miliard njerëz janë online. Hapësira kibernetike sot është një nga sfidat më të mëdha ligjore e cila ka nxitur një formë tjetër të krimit, duke krijuar një mjedis për metodat e reja të krimit. Tani pothuajse të gjitha krimet mund të kryhen me përdorimin e kompjuterave. Duke parë rëndësinë aktuale të këtij fenomeni në shkallë globale dhe në shkallë kombëtare, duke patur parasysh rritjen e shpejtë të krimit kibernetik në Shqipëri vitet e fundit dhe mungesën e studimeve të mirëfillta në këtë fushë në vendin tonë, vendosa të bëj një kërkim shkencor mbi krimin kibernetik.

Qëllimi i këtij studimi është analizimi i situatës aktuale në Shqipëri, në lidhje me standardet ligjore, mekanizmat për hetimin dhe ndjekjen penale të krimit kibernetik, dhe evidentimin e problematikave dhe sfidave kryesore me të cilat hasen hetuesit, prokurorët, policia dhe shteti shqiptar në parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetik në Shqipëri. Studimi është ndarë në gjashtë kapituj duke filluar me një vështrim të përgjithshëm të krimit kibernetik. Në vazhdim paraqitet situata e krimit kibernetik në Shqipëri, duke analizuar legjislacionin ekzistues dhe shkallën e zbatueshmërisë së tij në praktikë, shoqëruar edhe me raste konkrete të evidentuara. Pyetjet kryesore që ngrihen dhe që janë synuar t’u jepet një përgjigje nëpërmjet këtij punimi janë: Cila është situata aktuale e krimit kibernetik në Shqipëri, sa i plotësuar është legjislacioni shqiptar mbi krimin kibernetik për t’iu përgjigjur sfidave aktuale? Si dhe a ka Shqipëria një plan strategjik për luftimin e krimit kibernetik dhe mbrojtjen e sigurisë kombëtare ndaj sulmeve të mundshme kibernetike?

E njëjta analizë bëhet më pas edhe në shkallë ndërkombëtare, duke analizuar kuadrin ligjor ndërkombëtar mbi krimin kibernetik dhe mekanizmat për zbatimin e tij. Në vijim i është kushtuar vëmendje procedurës penale të hetimit dhe gjykimit të krimit kibernetik në Shqipëri. Një pjesë e rëndësishme e këtij punimi janë edhe siguria kombëtare dhe strategjia kombëtare kundër krimit kibernetik, të cilat trajtohen në kapitullin e pestë. Kapitulli i fundit përban analizën e rezultateve të nxjerra nga intervistat me prokurorë dhe hetues të krimit kibernetik në Shqipëri, intervista të kryera me qëllimin për të pasur një qasje sa më të prekshme dhe aktuale të situatës dhe problematikave të këtij fenomeni në Shqipëri. Për ta përmbyllur, në fund të këtij punimi janë paraqitur konkluzionet e nxjerra nga studimi kërkimor i zhvilluar, dhe disa rekomandime për një qasje sa më të mirë të krimit kibernetik në Shqipëri, të arritura si rezultat i konstatimeve të nxjerra gjatë përgatitjes së këtij studimi.

Fjalë Kyçe: Krimi kompjuterik, strategjia krimit kibernetik, siguria kombëtare, hapësira kibernetike, legjistlacion, lufta kibernetike.

iii


Abstract

Cybercrime is now one of the greatest legal challenges. Since 2000 until 2014, the Internet has expanded at an average rate of 741% globally and currently around 3 billion people are online. Cyberspace today is one of the greatest legal challenges which has stimulated another form of crime, creating an environment for new methods of crime. Now almost all crimes can be committed with the use of computers. Viewing the current importance of this phenomenon on a global scale and at the national level, given the rapid growth of cybercrime in Albania in the recent years and the lack of reliable studies in this field in our country, I decided to conduct a research on cybercrime.

The purpose of this study is to analyze the current situation in Albania, related to the legal standards, mechanisms for investigation and prosecution of cybercrime, and the identification of problems and the challenges encountered by investigators, prosecutors, police and the Albanian government in the prevention and combating of cybercrime in Albania. The research is divided into six chapters starting with an overview of cybercrime, following with the situation of cybercrime in Albania, analyzing the existing legislation and the extend of their implementation in practice, followed with concrete cases. The main research questions of this study are: What is the current situation of cybercrime in Albania, is the Albanian legislation up do date and capable of responding to curent cyber krime threats and challenges? And does Albania have a strategic plan for combating cybercrime and for the protection of national security against potential cyber threats?

The same analysis is done later at the international level, analyzing the international legal framework on cybercrime and mechanisms for its implementation. The research goes on with the criminal procedures of the investigation and prosecution of cybercrime in Albania. An important part of this study are the national security and strategy against cybercrime, which are treated in the fifth chapter. The last chapter constitutes an analysis of the results of the interviews with prosecutors and investigators of cybercrime in Albania, interviews conducted with the goal of having an approach and a real view of current situation and problems of this phenomenon in Albania. To conclude, at the end of this research are presented the conclusions drawn from the research study developed, and some recommendations to a better approach of cybercrime in Albania, achieved as a result of findings issued during the conduct of this research.

Key words: Cybercrime, cyber strategy, national security, cyber space, legislation, cyber war.

iv

MIRËNJOHJE

E ndiej veten shumë me fat që më është dhënë mundësia për të kryer punën time kërkimore për disertacionin e mbrojtjes së gradës shkencore “Doktor” në një ambient universitar bashkëpunues, si Fakulteti i Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Në këtë mes ka shumë njerëz, të cilët duhet t’i falënderoj për rolin e tyre në suksesin tim.

Së pari, do të doja të shprehja mirënjohjen më të thellë për udhëheqësin tim, dhe njëkohësisht Dekanin e Fakultetit të Drejtësisë, Prof. Dr. Altin Sheganin, që më dha mbështetjen e tij gjatë këtyre viteve. I jam mirënjohës për udhëzimet e tij, sugjerimet shumë konstruktive gjatë strukturimit të punimit dhe për mundësitë që më ka krijuar. Aftësitë e tij organizative dhe në zgjidhjen e shpejtë të problemeve, kanë qenë shumë të dobishme në ecjen përpara të projektit tim.

Individët që kam takuar gjatë diplomimit dhe që unë i konsideroj miq janë të shumtë për t’i përmendur. Këta miq kanë qenë atje për mua, kur sfida e doktoraturës dukej shumë e madhe për ta kapërcyer. U jam mirënjohës të gjithë bashkëpunëtorëve të cilët më kanë ndihmuar drejtpërdrejt ose tërthorazi, duke më siguruar informacione shumë të dobishme në kohën e tyre shumë të zënë, si dhe ndihmesën për të realizuar intervistat.

Një punë e vazhdueshme kërkimore mund të duket një detyrë e vështirë dhe e mërzitshme, nëse nuk do të kisha miq që do të ma rritnin ritmin e punës në momente të tensionuara. Nuk mund të mos kem një falënderim të veçantë për të gjithë miqtë e mi të cilët më kanë motivuar shumë gjatë punës sime kërkimore.

Dhe së fundi dua të shpreh mirënjohjen më të thellë për familjen time. Ju të gjithë më keni dhënë mbështetjen, inkurajimin dhe dashurinë, shumë të nevojshme për përfundimin me sukses të studimeve të mia doktorale. Faleminderit që jeni gjendur kurdoherë për të dëgjuar problemet e mia dhe keni besuar tek unë. Nuk do të isha ky që jam sot, pa të gjithë ju.

Nertil Bërdufi

Tiranë, 2015

v

Përmbajtja



LISTA E FIGURAVE, TABELAVE DHE GRAFIKËVE ix

LISTA E SHKURTIMEVE ..x

HYRJE xiii

Metodologjia xvi



KAPITULLI I

VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI KUPTIMIN E KRIMIT KIBERNETIK 17

1.1. Përkufizimet 17

1.2. Qasje në kuptimin e krimit kibernetik, përkufizimet mbi të 20

1.3. Zhvillimi historik i krimit kompjuterik dhe krimit kibernetik 22

1.4. Fenomeni i krimit kibernetik 26

1.5. Sfidat e krimit kibernetik 27

1.6. Autorët e krimeve kibernetike 29

1.7. Krimi kibernetik si kërcënim për biznesin 31

1.8. Krimi kibernetik si kërcënim për qeverinë 32

1.9. Informacioni kritik dhe infrastruktura e informacionit kritik 32



KAPITULLI II

KRIMI KIBERNETIK NË SHQIPËRI 37

2.1. Standardet ligjore kundër krimit kompjuterik në Republikën e Shqipërisë 37

2.1.1. Rregullimet e krimit kibernetik sipas Kodit Penal 37

2.1.2. Kodi i Procedurës Penale 46

2.1.3. Rregullimi i krimit kibernetik nga ligjet e tjera 47

2.2. Zbatimi i standardeve ligjore dhe strategjitë kombëtare në luftën kundër krimit kompjuterik

54

2.2.1. Strukturat qeveritare që merren me sigurinë dhe krimin kibernetik në Shqipëri 54



2.2.2. Strategjia afatmesme e Prokurorisë së Përgjithshme 59

2.3. Roli i sektorit privat në luftimin e krimit kompjuterik 60

2.3.1. Roli i organizatave joqeveritare 60

2.3.2. Bashkëpunimi publik-privat 61

2.4. Tipologjia e krimit kibernetik në Shqipëri dhe raste konkrete të krimeve kibernetike në

vend 62


2.4.1.Shembuj çështjesh gjyqësore në lidhje me krimet kibernetike në Shqipëri 66

vi

KAPITULLI III



DIMENSIONI NDËRKOMBËTAR I KRIMIT KIBERNETIK 71

3.1 Korniza juridike ndërkombëtare kundër krimit kompjuterik 71

3.1.1. Konventa mbi krimin kibernetik 71

3.1.2. Direktiva 2013/40/EU mbi sulmet kundër sistemeve informative 77

Konventat Europiane “Mbi ekstradimin”, “Mbi ndihmën reciproke në lidhje me

çështjet penale” dhe “Për transferimin e procedimeve në çështjet penale” 79

3.1.4. Instrumente të tjera ndërkombëtare dhe rajonale kundër krimit kibernetik 80

Mekanizmat ndërkombëtarë për bashkëpunim rajonal dhe global në luftën kundër krimit

kibernetik 81

3.2.1. Kombet e Bashkuara 81

3.2.2. Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve (ITU) 83

3.2.3. Këshilli i Europës (KiE) 84

3.2.4. NATO 85

3.2.5. Agjencia Europiane e Sigurisë së Informacionit dhe Rrjeteve (ENISA) 87

3.2.6. Interpoli 88

3.2.7. Bashkimi Europian (BE) 90

3.2.8. Zyra Policore Europiane (EUROPOL) 91

3.2.9. Grupi i Tetëshes (G8) 93

3.2.10. Komonuelthi Britanik 95

3.2.11. Organizata e Shteteve Amerikane 96

3.2.12. Shoqata e Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) 96

3.2.13. Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Kulturor (OECD) 98

3.2.14. Këshilli Ekonomik i Azisë Pacifike (APEC) 99

3.2.15. Një gjykatë ndërkombëtare për hapësirën kibernetike 100



KAPITULLI IV

PROCEDURA PENALE E HETIMIT DHE GJYKIMIT TË KRIMIT KIBERNETIK 103

4.1. Legjislacioni procedural penal shqiptar në lidhje me provat kompjuterike 104

4.2. Detyrat e organit procedues 108

4.3. Provat kompjuterike 109

4.4. Pajisjet elektronike si prova të mundshme 110

4.5. Pajisjet dhe mjetet investigative 118

4.6. Sektori i krimit kibernetik 118

vii


KAPITULLI V

SIGURIA KOMBËTARE DHE STRATEGJIA KOMBËTARE KUNDËR KRIMIT

KIBERNETIK 122

5.1. Mbrojtja e infrastrukturës kritike dhe përfshirja e palëve të interesuara 125

Udhëzimet ndërkombëtare mbi hartimin e një strategjie kombëtare kundër krimit

kibernetik 127

5.3. Strategjia kundër krimit kibernetik e Bashkimit Europian 128

5.4. Draftstrategjia kundër krimit kibernetik e Shqipërisë 129

5.5. Lufta kibernetike dhe siguria kombëtare e shteteve në epokën digjitale 131

5.6. Strategjia e Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë 135

5.7. Strategjia për mbrojtjen kibernetike e RSH-së 137

5.8. Raste të cenimit të sigurisë së shteteve nga sulmet kibernetike 140



KAPITULLI VI

ANALIZË 145

KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME

Konkluzione 153

Rekomandime 157

BIBLIOGRAFIA 160

Shtojca 1 176

viii




LISTA E FIGURAVE, TABELAVE DHE GRAFIKËVE

FIGURAT

Figura 1 Sektorët e infrastrukturës kritike 35

Figura 2 Armët bashkëkohore 86

Figura 3 Pjesët kryesore të sistemit kompjuterik……………………………........111

Figura 4 Armët në majë të gishtërinjve……………………………….........…….131

Figura 5 Siguria kibernetike……………………………………………….....…..134

TABELAT

Tabela 1 Plani i veprimit për strategjinë afatmesme 2015-2017 60

Tabela 2 Çështjet e gjykuara me vendim të formës së prerë 2008-2014 63

Tabela 3 Shembuj të përfshirjes së palëve të interesuara në Strategjitë kundër Krimit

Kibernetik në BE…………...………………………………......……....126



GRAFIKËT

Grafiku 1 Krimi kibernetik në Shqipëri sipas të dhënave statistikore të Ministrisë së

Drejtësisë 64



Grafiku 2 Krimi kibernetik në Shqipëri sipas të dhënave statistikore të Policisë së

Shtetit …....................................................................................……....….65



Grafiku 3 Përdoruesit e internetit në Shqipëri në përqindje….....…….......……….123

ix

LISTA E SHKURTIMEVE



AISM Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes dhe Sigurisë

AKCE Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik

AKEP Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare

AKSHI Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit

ALCIRT Agjencia Kombëtare për Sigurinë Kompjuterike



Dostları ilə paylaş:
  1   2   3   4


Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2019
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə