56
shembull, veprat letrare, veprat e arteve pamore... Në këto lloj veprash, krijohet vetvetiu ideja
se këto lloj krijimesh burojnë tërësisht nga bota e brendshme e autorit dhe përbëjnë në njëfarë
mënyre, mjetin nëpërmjet të cilit autorët shikojnë dhe interpretojnë botën që i rrethon. Në këtë
kuadër, origjinaliteti, parë si gjurma e personalitetit të autorit, si kriter tërësisht subjektiv, do
të jetë pika e nisjes e çdo analize të një krijimtarie për të zbuluar nëse ajo mund të mbrohet
nga e drejta e autorit.
Nëse ia lëmë fjalën vetë autorëve të veprave letrare dhe pamore, do të kuptojmë mjaft
qartë jo vetëm se çfarë kërkojnë ata nga vepra, por edhe ndihmojnë në dhënien e kritereve për
gjurmimin e një vepre artistike. Floberi e konsideronte qenien e tij tërësisht të përfshirë në
veprën e tij kryesore “Zonja Bovari”. Ai e përsëriste shpesh fjalinë: “Zonja Bovari, jam
unë“
166
, gjë që tregon se autori në këtë rast i kishte dhënë një formë sensibilitetit të tij, ose
ndryshe e kishte “objektivuar sensibilitetin e tij“
167
. Në veprën “Portreti i Dorjan Grejit”,
Oskar Ualjd shpreh idenë e se portreti i një individi, jo vetëm që nuk i përket atij, por
nëpërmjet tij, është shpirti i autorit që identifikohet
168
.
Pasoja më e rëndësishme e këtij parimi është se vepra nuk duhet të jetë e kopjuar nga një
vepër tjetër, por duhet të rrjedhë tërësisht prej autorit të saj
169
. Origjinaliteti në këtë mënyrë
është kriter vendimtar dhe në optikën e kallëzimeve për riprodhim të paligjshëm të veprave.
Por me kalimin e kohës, u vu re se kriteri kaq subjektiv i origjinalitetit nuk shërbente çdo
vepër dhe çdo autor. Përdorimi i këtij kriteri, i përkthyer si shprehje apo gjurmë e
personalitetit të autorit, vë theksin më shumë te autori dhe jo te aktiviteti i tij krijues.
Vendosja e një pragu kaq të lartë pengon në fakt hyrjen nën suazën e mbrojtjes nga e drejta e
autorit të disa krijimeve artistike që ndoshta nuk janë aq “fisnike” sa veprat që cituam më
sipër, por nuk ka hije dyshimi që ato janë vepra artistike të mbrojtshme nga e drejta e autorit.
Në këtë mënyrë, jurisprudencës dhe ligjvënësve i janë dashur disa elementë të tjerë në
përcaktimin e origjinalitetit të veprës.
b.
Origjinaliteti dhe
puna krijuese e autorit
Që të kuptojmë përse jurisprudenca dhe së fundi dhe ligjvënësi
170
i referohet më shumë
veprimtarisë krijuese të autorit, duhet të marrim në konsideratë në njëfarë mënyre llojin e
166 Citim nga hyrja e botimit në gjuhën frënge.
167 Shprehje e përdorur nga piktori francez post-impresionisht Pol Sezanë (Paul Cézanne).
168 “Every portrait that is painted with feeling is a portrait of the artist, not of the sitter. The sitter is merely the
accident, the occasion. It is not he who is revealed by the painter;
it is rather the painter who, on the coloured
canvas, reveals himself. The reason I will not exhibit this picture is that I am afraid that I have shown in it the
secret of my own soul.” The Picture of Dorian Gray, http://www.gutenberg.org/files/174/174-h/174-h.htm
(botim elektronik).
169 David Bainbridge, “Intellectual Property”, Pitman Publishing, Botimi 3, 1996, f. 36.
170 Nga leximi i Ligjit për të drejtat
e autorit, bie në sy fakti se puna krijuese e autorit zë një hapësirë më të
konsiderueshme se kriteri i origjinalitetit.