124
me dallimin që mbart ky nocion me riprodhimin e veprës. Dallimi midis dy degëve të të
drejtës pasurore qendron, si pikënisje, te "lloji i publikut" që ato synojnë. Nëse riprodhimi i
drejtohet një përdoruesi individual (shitja e një kopje DVD-je apo CD-je), ndërkohë që
përcjellja e veprës i drejtohet një publiku abstrakt, numri i të cilit është i paidentifikueshëm;
publiku mund të jetë i përbërë dhe nga një person, por kjo do të ishte vetëm një produkt i
rastësisë. Nga pikëpamja juridike, nocionin e publikut mund ta ballafaqojmë, për të parë dhe
ndryshimin ndërmjet konceptit të publikut dhe konceptit të përdoruesit të të drejtës së
riprodhimit të veprës, me atë të rrethit të ngushtë familjar. Ligji për të drejtat e autorit
404
parashikon se publik do të konsiderohet një numër personash, më shumë se dy
405
, që gjenden
jashtë rrethit të personave të lidhur ngushtë me rrethin familjar apo kanë marrëdhënie me
autorin
406
. Për mendimin tonë, mbështetur dhe në mendimin e doktrinës
407
, interpretimi në
këtë rast është që publik nuk do të konsiderohet përdoruesi individual drejt të cilit i drejtohet
vepra individualisht (blerja e një DVD-je, CD-je apo dërgimi i një e-maili personal me një
vepër bashkangjitur), as rrethi i ngushtë familjar (dëgjimi i një CD-je brenda këtij rrethi të
ngushtë nuk mund të shikohet assesi si një përcjellje e veprës në publik). Të gjitha këto që
përmenden janë komunikime që nuk prekin një publik dhe me fjalën publik, nënkuptohet një
grupim individësh që nuk kanë domosdoshmërisht një lidhje kohore ose të ndajnë një hapësirë
të përbashkët. Diskutimi qendron për shkak se sot komunikimi i veprës në publik ka evoluar.
Sot nuk hasim vetëm shfaqje teatrore apo koncerte, si forma parësore të përcjelljes së veprës
në publik, por kemi gjithashtu dhe transmetimet kabllore, satelitore, e kështu me radhë, të
cilat e bëjnë edhe më komplekse situatën e përcjelljes së veprës në publik. Publik do të
konsiderohet çdo individ që qendron në hapësirën e tij private, i cili përfiton nga komunikime
që nuk i drejtohet vetëm atij eksluzivisisht, por një grupimi individësh të tjerë që dhe atyre ju
komunikohet vepra në hapësirën e tyre private.
Duke ju rikthyer sërish konceptit të publikut, për të kuptuar më mirë kritere që do të
zbatohen për përcaktimin e tij, do të shqyrtojmë vendimin e Gjykatës franceze të Kasacionit
datë 6 prill 1994
408
, i cili ka patur dhe një jehonë në vendimet e Gjykatës së Drejtësisë.
Shoqëria Novotel Paris u ofronte klientëve të hotelit të saj mundësinë që të shikonin
programet e Cable News Network (CNN). Shpërndarja e transmetimit brenda mjedisit të
hotelit bëhej nëpërmjet një sistemi shpërndarjeje televizive të brendshme. CNN-i pretendonte
404 Pika 2 e nenit 3 të Ligjit për të drejtat e autorit.
405 Në mendimin tonë, përcaktimi numerik i publikut duhej evituar në ligj. Le të marrim shembullin e
transmetimit radiofonik të emisioneve natën vonë ose transmetimeve radiodigjitale: edhe sikur të mos ketë asnjë
person që dëgjon atë emision, do të konsiderohet se kemi të bëjmë me një publik në kuptim abstrakt, pasi qëllimi
i përgjegjësve të transmetimit është që efektivisht të bëjnë një transmetim publik të emisionit të tyre.
406 Pika 2 e nenit 4 të Ligjit për të drejtat e autorit.
407 Michel Vivant, Jean-Michel Bruguière, Droit d’auteur, Dalloz 2009.
408 Mund te gjendet në linkun më poshtë:
http://books.google.al/books?id=M6w3991thgsC&pg=PA273&lpg=PA273&dq=jurisprudence+chambre+d++ho
tel&source=bl&ots=YIF4uIzI4D&sig=jWwhp3T_SA9m5udiCP9iSi8Vjb0&hl=en&sa=X&ei=Ek1zVImYCYT5
ywOcoIFA&ved=0CBsQ6AEwAA#v=onepage&q=jurisprudence%20chambre%20d%20%20hotel&f=false
125
se transmetimi i programeve të tij kërkonte marrjen e një autorizimi paraprak. CNN-i
pretendonte se marrja dhe transmetimi i programeve të tij përbënte shkelje të së drejtës së
autorit të tij, pasi transmetimi kabllor dytësor (ritransmetimi) përbën një veprim shfrytëzimi të
veprës dhe kështu, shoqëria Novotel që administronte hotelin, duke luajtur një rol aktiv në
marrjen dhe ritransmetimin e programeve të CNN-it, kryente një përcjellje të re të veprës drejt
një publiku, që përbëhej nga individët që ndodheshin nëpër dhoma. Edhe pse dhoma e hotelit
përbën një hapësirë private, ajo mbetet megjithatë një mjedis i aksesueshëm drejt një publiku,
për sa kohë ato dhoma janë objekt i aktivitetit tregtar të shoqërisë Novotel. Sipas Gjykatës së
Kasacionit, pasi CNN-i rekursoi vendimin e Gjykatës së Apelit të Parisit, e cila nuk i pranoi
pretendimet saj, "tërësia e klientëve të hotelit, edhe pse secili prej tyre kanë zënë një dhomë
privatisht, përbën një publik, drejt të cilit hoteli transmeton programet televizive, gjatë
ushtrimit të aktivitetit tregtar të hotelit. Kësisoj, ky komunikim përbën një përcjellje të veprës
drejt publikut dhe rrjedhimisht hoteli ka shkelur të drejtën e autorit të CNN-it." Nga ky
vendim rezulton se publiku do të jetë i ndryshëm nëse mediumi i komunikimit të veprës në
publik është i ndryshëm. Në këtë përfundim arrijmë bazuar në jurisprudencën e Gjykatës
Evropiane e Drejtësisë, në çështjen ITV Broadcasting Ltd të datës 7 mars 2013
409
. Në këtë
çështje, subjekti tregtar TVC transmetonte evente sportive në streaming të drejtpërdrejtë, por
vetëm për abonentët e saj që ishin ekskluzivisht nga Mbretëria e Bashkuar që kishin paguar
tarifën e liçensimit për transmetim. Pra, ajo mundësonte ritransmetimin e ndeshjes në Internet
vetëm për ata abonentë që kishin paguar abonimin për të përfituar nga transmetimi i
ndeshjeve në televizor. Sipas saj, ritransmetimi i ndeshjes nuk i drejtohej një publiku tjetër.
Ndërkohë, shoqëri të tjera transmetimi e mendonin ndryshe dhe argumentonin se përdorimi i
një teknike të re përbën një komunikim të ri, që i drejtohet një publiku të ri. Ato konstatonin
se TVC po u bënte një konkurrencë të pandershme, pasi transmetonte ndeshjen në internet, pa
marrë një autorizim për të bërë një gjë të tillë, çka shkelte interesat e tyre, pasi ato kishin
marrë autorizimet përkatëse për transmetimin e ndeshjeve në internet.
TVC kundërshtonte këto argumente duke thënë se ajo kryente funksionin e
ndërmjetësit teknikë, rrjedhimisht nuk inicionte asnjë transmetim
410
. Streamingu i ofruar
sigurohej në forma të ndryshme për mjete digjitale të ndryshme: Adobe Flash Stream (për
kompjuterat), HTTP (për celularët Apple) dhe RTSP (për celularë që përdorin sisteme
operativë Android ose Blackberry). Gjykata e Drejtësisë refuzoi pikëpamjen e TVC duke
thënë se transmetimi në formatin streaming përbën një komunikim të ri drejt një publiku të ri
që është i ndryshëm nga i pari dhe së dyti, komunikimi i veprave në publik përkufizohet në
mënyrë të gjerë nga Direktiva 2001/29/CE për të drejtat e autorit në shoqërinë e
409 Çështja nr. C-607/11, ITV Broadcasting Ltd, Itv 2 Ltd, ITV Digital Channels Ltd, 4 Ventures Ltd, Channel
5 Broadcasting Ltd, ITV Studios Ltd,TVCatchup Ltd
(http://curia.europa.eu/juris/document/document.jsf?text=&docid=134604&pageIndex=0&doclang=EN&mode=
req&
dir=&occ=first&part=1&cid=161892).
410 Shih seksioni 1, Kreu IV.
Dostları ilə paylaş: |