122
qarkullim të saj për herë të parë në një vend të Komunitetit. Një parim të tillë e ka parashikuar
Direktiva 2001/29/EC
392
. I njëjti parim është rimarrë dhe nga Direktiva e datës 22 maj 2001
në lidhje me të drejtën e autorit në shoqërinë e informacionit
393
. Logjika është e qartë, pasi
nëse direktivat u lënë shteteve anëtare të rregullojnë çështjen e huadhënies do të thotë se, për
këtë lloj shërbimi (ashtu si dhe për qiradhënien si dhe për çdo shërbim tjetër) shtetet ruajnë
sovranitetin e tyre. Kësisoj dhe huadhënia do të ketë një bazë të mbështetur mbi territorin
shtetëror. E njëjta situatë do të vlejë dhe për të drejtën e qiradhënies.
Për sa i përket qiradhënies, ashtu si dhe për huadhënien, sërish Direktiva 92/100/CE e
rregullon këtë fushë në funksion të titullarit të drejtës së autorit që është në lojë. Kështu,
Direktiva shpreh qendrimin parimor sipas të cilit autori gëzon të drejtën të lejojë qiradhënien
e origjinalit apo kopjeve të veprës së tij. Megjithatë, për sa i përket fonogrameve dhe veprave
audiovizuale, Direktiva parashikon dhënin e autorizimit nga ana e producentëve të veprës
394
. I
njëjti parim vlen dhe për qiradhënien e programeve kompjuterike dhe lojrave kompjuterike.
Në këtë kuptim, veprimtaria e qiradhënies nuk mund të kuptohet pa autorizimin e atyre
subjekteve që kanë prodhuar këto vepra komplekse; pëlqimi vetëm i autorit nuk mjafton. Kjo
nuk përbën asnjë shkelje në vetvete të të drejtës së autorit, pasi do të shikojmë që Direktiva
parashikon mekanizmin e kalimit të të drejtave të huadhënies dhe të qiradhënies së për ato dy
kategori nëpërmjet kontratave të autorit, që kanë një objekt më të gjerë
395
. Do të shikojmë në
seksionin përkatës në lidhje me kontratat e autorit, se për sa i përket kontratave mbi veprat
audiovizuale dhe për fonogramet, ekziston disa dispozita të veçanta për kalimin e të drejtave
pasurore nga autori tek producentët, ku nëpërmjet tyre, autori është i detyruar të cedojë
tërësinë e të drejtës së tij pasurore
en bloc. Në të dyja rastet, autori përfiton nga shpërblimi i
drejtë, mekanizëm i përmendur dhe më parë në lidhje me huadhënien
396
. Në çdo rast, autori
nuk mund të heqë dorë në asnjë formë dhe në asnjë mënyrë nga e drejta për të përfituar nga
shpërblimi i drejtë për shkak të dhënies me qira të veprës së tij. Këtë mekanizëm e parashikon
shprehimisht Direktiva
397
. Mekanizmi kompleks i shpërblimit të drejtë kërkon praninë e një
mekanizmi më të thjeshtë të vjeljes së këtij shpërblimi. Siç e përmendëm dhe më parë, dhe siç
do e shtjellojmë më gjerë në kapitullin për agjencitë e administrimit kolektiv, është e udhës që
këtë shëprblim të drejtë ta vjelë një ose disa agjenci të centralizuara të cilët më pas të bëjnë
392 Op.cit., f. 163.
393 Konsiderata 29 e Direktivës 2001/29/CE: “The question of exhaustion does not arise in the case of services
and on-line services in particular. This also applies with regard to a material copy of a work or other subject-
matter made by a user of such a service with the consent of the rightholder. Therefore, the same applies to rental
and lending of the original and copies
of works or other subject-matter which are services by nature. Unlike CD-ROM or CD-I, where the intellectual
property is incorporated in a material medium, namely an item of goods, every on-line service is in fact
an act
which should be subject to authorisation where the copyright or related right so provides.
394 Neni 2 i Direktivës 92/100/CE.
395 Nenet 5 dhe 7 të Direktivës 92/100/CE.
396 Neni 4 i Direktivës 92/100/CE.
397 Po aty