129
Është e vërtetë se në të kundërtën e një transmetimi tradicional që prek një auditor
pasiv të të njëjtit program, transmetimi në linjë sjell një ndryshim në kohë në receptimin e
veprës për shkak të vetë vullnetit të ndryshueshëm të konsumatorëve, pasi publiku i ri i botës
së internetit dallon për nga individualizmi në përzgjedhjen e veprës edhe në kohën e
vizionimit ose të dëgjimit të saj. Në këtë kuptim, të flitet për simultaneitet do të ishte e
pabazuar as në tekst dhe as në logjikë, pasi përcjellja në publik i bëhet në çdo kohë dhe në çdo
moment një publiku gjithmonë të individualizuar. Koncepti i simultaneitetit është futur
gabimisht si mënyrë për të ndarë riprodhimin (fiksimin përfundimtar të veprës në hard disk)
dhe përcjelljen (komunikimin e veprës nëpërmjet server-it pa qenë e nevojshme që vepra të
fiksohet në hard disk), ndërkohë që në mjedisin digjital, pothuajse gjithçka ndodh në mënyrë
simultane.
Cilat janë teknikat më të njohura të komunikimit të veprave në internet?
Peer2Peer (“
P2P”) është një sistem shkëmbimi i decentralizuar i dosjeve elektronike
(në anglisht
file). Ky sistem bëhet i mundur nëpërmjet programeve P2P që shkarkohen në
kompjuter nga vetë përdoruesit dhe u lejon atyre lidhjen e kompjuterëve të tyre në mënyrë të
drejtpërdrejtë, pa kaluar nga ndonjë server qendror dhe kësisoj të shkëmbejnë midis tyre
përmbajtjen e materialeve që ata kanë në hard-diskun e kompjuterëve. Rrjetet P2P përdoren
kryesisht për të lidhur pika fundore duke përdorur servera
ad hoc
421
ose të përkohshëm dhe të
lëvizshëm. Kjo do të thotë se lidhja mes dy pika fundore ose më shumë, nuk bëhet nëpërmjet
një serveri qendror, nëpërmjet të cilit kalon dhe filtrohet informacioni: serverë janë pika
fundore, pra kompjuterat e përdorueve. Nëpërmjet kësaj skeme mund të shkëmbehen dosje
digjitale të formateve të ndryshme, mp3 për muzikën,
DivX për videot multimediale, foto,
programe, dokumente Word ose në format pdf. Programet më të njohur ndër vite të sistemit
P2P janë Gnutella, Kazaa, Bitorrent, Utorrent, Emule, E-donkey etj.
422
Rrjeti i vërtetë P2P
nënkupton një mungesë të një serveri qendror ose të një platforme apo faqeje interneti prej së
cilës tranzitojnë veprat. Sipas një autori, sistemi
peer2peer mund të cilësohet si një
ndërmjetës që e kryen shërbimin e tij falas dhe që ka për qëllim vënien në kontakt të
përdoruesve të internetit midis tyre në të gjithë botën
423
. Programi P2P bën të mundur vetëm
renditjen në formën e një numëratori të adresave IP të përdoruesve të programit P2P, që
shkëmbejnë midis
tyre dosje digjitale, të ligjshme ose jo.
421 Detlef Schroder, Kai Fischbach, Core Concepts in P2P Networking (www.ideagroup.com).
422 Forum des droits de l’Internet, shtator 2004, botim elektronik, forum i organizuar nga aktorë të ndryshëm të
ndjeshëm ndaj përhapjes së sistemit P2P dhe influencës mbi tregun muzikor dhe artistik në përgjithësi.
423 P-Y Gautier, « Pour ou contre le droit de copier des fichiers protégés sur l’Internet ? », Dalloz 2000 n°37,
Forum.