132
gjyqësore që kanë sanksionuar për herë të parë të drejtën morale, Gjermania ka dhënë
impulsin e saj nëpërmjet filozofëve të saj. Mund të citojmë kështu rastin e Luterit, të cilit
botuesi i tij i vodhi dorëshkrimin fetar
426
dhe që për pasojë do të jetë objekt i shigjetimeve të
forta të autorit në botimin e tij të radhës. Kjo tregon mjaft qartë një ndërgjegjësimin nga ana e
autorëve për një të drejtë mjaft personale që atyre u përkiste.
E drejta e autorit mbi veprën e tij ka qenë rezultati i dhënieve të privilegjeve nga
mbreti, ku rasti më domethënës ka qenë ai i mbretit Fransua i Parë. Privilegji në favor të
poetit Ronsard “princit të poetëve dhe poetit të princave”
427
, kishte si hyrje këtë fjali: “Nuk
mund të ketë shtypshkrim më të besueshëm dhe më korrekt, pa mbikqyrjen e autorëve të
veprave”.
Por duke ndjekur të njëjtin drejtim me të drejën angleze, ku shquhet në mënyrë të
veçantë Statute of Anne e datës 10 prill 1710, ligj i cili jepte në fakt përparësinë e botuesve
mbi autorët, botuesit në Francë do të njohin dhe ata një përparësi mbi autorët. Por një konflikt
vëllavrasës mes botuesve, do të risjellë në vëmendje të doktrinës së kohës të drejtën që kanë
autorët mbi krijimet e tyre
428
. Për të mos lejuar botuesit e provincës që të riprodhonin librat pa
autorizim, botuesit parizienë do të kenë si kalin e tyre të betejës idenë a pronës së autorit mbi
vepër. Sipas doktrinës pro autorit, ky i fundit jo vetëm është pronar i dorëshkrimit por edhe
“pronar i tekstit që gjendet në dorëshkrim”. Por që kjo e drejtë të jetë e përdorshme, i duhet
dhënë mundësia autorit që ta disponojë atë. Dhe nëse e disponojnë, botuesit investohen me
një të drejtë të ligjshme dhe të përjetshme. Nëse nuk do të kishte lindur një doktrinë e re edhe
me mbrojtëse ndaj interesavetë autorit, sistemi francez do të ishte tërësisht i përafruar me
sistemin e kopirajtit dhe nuk do të kishte një të drejtë origjinale të të drejtës së autorit që
njohim edhe sot.
Të pranohej fakti se botuesit do të kishin pronësi legjitime dhe të përjetshme mbi
veprën pasi kjo të cedohej nga autori, do të thotë të pranohej se vepra nuk ka asnjë veçanti në
raport me sendet e tjera dhe se cedimi i saj kryhet në të njëjtën mënyrë dhe i bindet të njëjtës
logjikë si sendet e tjera. Një përfundim të tillë e refuzuan shumë autorë dhe filozofë të lidhur
pas idesë se e drejta e autorit mbi vepër identifikohet me “thelbin vetë të të qenit njeri”
429
(Didro). Këto janë shenja që tregojnë se vepra do të konsiderohet si zgjatim i personalitetit të
autorit dhe kështu do të vishet me elementë të të drejtës së personalitetit. Sinteza e këtij
diskutimi përmblidhej te ideja që gjeti zbatim në fund të Regjimit monarkist në Francë sipas
të cilës privilegji i shfrytëzimit të veprës nga botuesit nuk duhet të tejkalonte jetën e autorit.
426 "Shpjegimi i ungjillit që nga Lindja deri në Pashkë".
427 Pierre Ronsard, 1524-1585, krijues madhor i Rilindjes në Francë.
428 Michel Vivant, Jean-Michel Bruguière, Droit d’auteur, Botimi i parë, 2009, Dalloz.
429 Denis Diderot.
133
Pra, për sa i përket të drejtave pasurore, u arrit një rezultat i kënaqshëm për autorët, nëpërmjet
të cilit, ata kufizonin pushtetin e botuesve në kohë.
Në këtë drejtim, autori i njohur francez Bomarshé, ka qenë nxitësi i parë i ligjit të parë
të shkruar pas Revolucionit të datave 13 dhe 19 janar 1791 që u njihte autorëve të veprave
dramatike një monopol shfrytëzimi të veprave të tyre. Është me shumë vlerë që të citohet një
pjesë e shkurtër e preambulës së ligjit, e cila përmban një formulë e skalitur fort në memorjen
e çdo juristi të formuar në Francë, sipas të cilës: “më e shenjta, më legjitimja, më
paatakueshmja dhe me përsonalja e të gjitha pronësive, është vepra, fryt i mendimit të
shkrimtarit”. Dy vite më vonë monopoli do të përfshinte dhe “të drejtat e pronësisë së
autorëve të të të gjitha shkrimeve” sipas dekretligjeve të datave 19 dhe 24 korrik 1793. Dhe
kështu filloi me hapa të sigurt e drejta e autorit sipas stilit francez, edhe pse ende e paformuar,
por një e drejtë që ndriçon ende sot.
Por ende jemi të paplotë dhe madje dhe jashtë teme nëse nuk prekim anën më
origjinale të kësaj të drejte, e formuar duke marrë si bazë ligjet që përmendëm më lart dhe
jurisprudencën e shek XIX, të drejtën morale ose jopasurore të autorit. Është një e drejtë që
nuk ka asnjë bazë ligjore në themel të strukturës së vet
430
dhe që kësisoj është krijuar tërësisht
nga jurisprudenca. Po do jetë pikërisht kjo e drejtë që përbën dhe thelbin e të drejtës së
autorit. Vendimi i parë mban datën 1814, i cili detyron botuesit që të respektojnë autorësinë
dhe integritetin e veprës. Vendimet tregojnë daljen në skenë të një të drejte subjektive që
mbron në fakt personalitetin e autorit nëpërmjet veprës, pasi krijuesi i veprës identifikohet me
krijimin e tij
431
. Jurisprudenca franceze është e para që kuptoi mesazhin filozofik të disa
filozofëve të shquar, në linjë të parë Kanti.
Citimi i emrit të Kantit nuk bën gjë tjetër veçse vë në dukje se e drejta morale është
një krijim kryesisht filozofik. Ndërkohë, merita e të drejtës franceze në ndërtimin e drejtës së
autorit me komponentin e tij jopasuror është e padiskutueshme. Kanti është filozof gjerman
por shkrimet e tij janë të shenjuara së tepërmi nga zhvillimet politike në Francë. Për hir të
anekdotës, Kanti nuk është larguar asnjëherë prej vendlindjes së tij, por ka qenë shumë i
vëmendshëm ndaj zhvillimeve në botë. Gojëdhënat thonë se Kanti e ndryshoi axhendën e tij
ditore të punës vetëm dy herë: herën e parë në 1762 për të blerë Kontratën Sociale të Zhan-
Zhak Rusosë dhe herën e dytë, në vitin 1789 për të blerë gazetën që publikonte lajmin e
shpërthimit të Revolucionit francez
432
. Por kur ka lindur interesi dhe detyrimi për të
parashikuar një të drejtë morale në favor të autorit? Një interes i tillë ka lindur falë
refleksioneve të filozofëve dhe të doktrinës juridike. Të gjithë arritën në përfundimin se për
430 Pierre-Yves Gautier, Pronësia Intelektuale.
431 Haddadin Suhail (Thèse), Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Sociale, Poitiers.
432 Amand Saintes, Historia e jetës dhe e filozofisë së Kantit http://books.google.fr/books?id=0e-
GWEKh0e0C&printsec=titlepage&cad=0#v=onepage&q&f=false
Dostları ilə paylaş: |